Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu, policia njofton se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për: Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).
SHKODËR- Policia e Shkodrs ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar një natë më parë në Malësinë e Madhe. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë zbuluar 27 sera të mbjella me kanabis dhe në total janë sekuestruar 8 mijë rrënjë bimë narkotike. Kontrollet e zhvilluara në kuadër të operacionit "Krateri" janë bzuar në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, ku një krater që ka shërbyer për marrje inertesh ishte kthyer në zonë për mbjelljen e kanabisit. N. D. alias E. V., 52 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe është arrestuar dhe akuzohet si organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Në banesën e tij u gjetën dhe 3 armë gjahu, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe 5 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje. Gjithashtu, policia njofton se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për: Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vazhdën e megaoperacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara muajt e fundit, në të gjithë vendin, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe falë inteligjencës informative, se në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, qendër, në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh, mund të kultivoheshin bimë narkotike në sera, kanë organizuar dhe zhvilluar megaoperacionin policor antikanabis të koduar “Krateri”.
Si rezultat i këtij megaoperacioni, 20 metra në thellësi të këtij krateri, janë evidentuar 27 sera, brenda të cilave janë gjetur të kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në proces për t’u kultivuar në tokë. Grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka sekuestruar prova të vlefshme që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, vijon puna në vendngjarje me qëllim përcaktimin e saktë të numrit të fidanëve, sekuestrimin e një sasie fidanësh në cilësinë e provës materiale, asgjësimin e pjesës tjetër të fidanëve dhe agjësimin e bazës materiale që ka shërbyer për kultivimin e fidanëve narkotikë në kubikë, proces i cili do të pasqyrohet përmes pamjeve filmike dhe fotografike.
Në vijim të veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi N. D. alias E. V., 52 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si organizator i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Po në vijim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe 5 armë të ftohta (thika), të cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe ato të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin N. D., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa për shtetasit Gj. Gj., R. Gj. dhe A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Policia e Shkodrës iu bën thirrje fermerëve dhe banorëve të zonave rurale, që mos të bien pre e individëve apo grupeve kriminale që merren me kultivimin e bimëve narkotike, pasi Policia e Shkodrës është shumë e vendosur për të goditur me forcën e ligjit, cilindo që tentoj të kryejë këtë veprimtari kriminale.
Elisabeta Imeraj TIRANË- Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj e ka quajtur një akt të krimit të organizuar sulmin ndaj T...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se autorët e sulmit ndaj Top Channel kanë dashur të japin një mesazh. I ftuar në...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kompania që ka në zotërim patentën e Big Brother ka kër...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
Moti TIRANË- Shqipëria sot do të dominohet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosferike. Thuajse e gjithë dita do t&...
Pamje nga Astiri TIRANË- Një tjetër përplasje ka ndodhur në Tiranë, më konkretisht në Astir. Siç duket edhe ...
Foto ilustruese ALICANTE- Një bandë që kultivonte marijuanë në Alicante dhe Elche për ta shpërndarë më pas n&e...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë pamje nga ambientet e një lokali në Tiranë, ku shefi i forcave RENEA, Altin Mo...
Dhuna TIRANË- Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, shihen dy persona që...
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen Gue...