LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e pushuan nga puna bashkë me gruan (E PLOTË)

• Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, pas një konflikti me ish-punonjësin e Bashkisë Ergest Xhelili. Ky i fundit ka qenë për katër vite në sektori e Teknologjisë dhe Informacionit, por më pas është larguar. Ky largim është pasuar edhe me lëvizjen e gruas së tij, Besa Xhelili, e cila ka qenë drejtoreshë në Poliklinikën e Divjkaës. • Këto vendime kanë sjellë dhe reagimin e Xhelilit. Ai ka debatuar me Kokoneshin pasi pretendon se me urdhër të tij janë bërë këto shkarkime. Ai i ka kërkuar llogari Kokoneshit, por sherri ka degraduar në përdorimin e thikës. Xhelili ka qëlluar me thikë kryebashkiakun. Më pas ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë. • Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës. Kokoneshi ka marrë 4 goditje me thikë në shpinë, ndërsa Bullari 5 të tilla në bark. Të dy ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës pasi i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Xhelili është vënë në pranga. Kjo ngjarja ka sjellë reagime nga Partia Socialiste. Taulant Balla, kreu i grupit të PS-së tha se Xhelili ishte një i çmendur që i kishte ngulur thikën.

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja e Fredi Kokoneshit, Korreshi: Ka diçka që nuk shkon. E gjithë Divjaka prej vitesh ka denoncuar kryetarin e bashkisë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, Gazmend Bullari. Gjatë një lidhje “Skype” me Fax News komentoi ngjarjen e sotme, duke vënë theksin tek puna e kryebashkiakut, ndërsa shtoi se qytetarët kishin shfaqur ankesa të vazhdueshme ndaj tij.

“Ngjarje të tilla nuk i shërbejnë shoqërisë. Akti është i rëndë, por ka diçka që nuk shkon. E gjithë Divjaka prej vitesh ka denoncime për kryetarin e bashkisë,”- tha ai.

Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë. Tani të dy janë në spitalin e Traumës në Tiranë, por shoferi është më rëndë.

3 VITE ME PARE

‘Thika i ka prekur mushkërinë’/ Plagosja e kryebashkiakut dhe shoferit të tij, mjeku: Janë jashtë rrezikut për jetën

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Sami Osmani

TIRANË- Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Korreshi dhe shoferit të tij Gazmir Bullari, të cilët u plagosën me thikë nga Orges Xhelili. Sipas mjekut dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun.

'Kryetari ishte plagosur me 2 thikë në toraks, ka ikur në spitalin e Traumës. Shoferi hyri në sallë, tani është jashtë rrezikut për jetën në reanimacion'- thotë mjeku.

 

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull, ndërsa shoferi i tij është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë.

3 VITE ME PARE

4 thika në shpatull e 5 në bark, Kokoneshi e shoferi i tij nisen me urgjencë drejt Tiranës, janë në gjendje të rëndë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Fredi Kokoneshi

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari po sllen në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

 

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull, ndërsa shoferi i tij është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë.

3 VITE ME PARE

Plagosja me thikë e kryetarit të bashkisë së Divjakës, 'VOA': Në zgjedhjet e viti 2019-të ishte i vetëm në garë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Fredi Kokoneshi

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u plagosën të premten paradite me thikë afër institucionit nga një person i cili u arrest menjëherë më pas nga policia. Sipas dëshmitarëve, Orges Xhelili, i cili kishte qenë punonjës i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në Bashkinë Divjakë dhe ishte liruar pak kohë më parë nga detyra, ka qëlluar gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, por dhe ai është qëlluar po ashtu dy herë me thikë nga Xhelili.

Dy të plagosurit, morën ndihmë në spitalin e Lushnjës dhe i janë nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjikale. Në vlerësimin paraprak të mjekëve, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën. Nga burime të spitalit, mësohet se kryetari i bashkisë Kokoneshi si pasojë e goditjeve në pjesën e shpatullës ka dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marë goditje në bark, ka dëmtime në stomak dhe është në gjendje më të rëndë.

Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore./Marre nga VOA

3 VITE ME PARE

FOTO/ Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, ky është Gazmend Bullari shoferi i Fredi Kokoneshit

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Gzmend Bullari

DIVJAKË- Personi që shihni në foto është Gazmend Bullari, shoferi i kryetarit të bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi, i cili mbeti i plagosur me thikë mëngjesin e sotëm. Bullari ka ndërhyrë në konflik duke mbetur dhe vetë i plagosur. Të dy fatmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjës. 

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Gzmend Bullari

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, prokurori i Lushnjës: Ngjarja po ndiqet në dinamikë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Elion Mustafa

DIVJAKË- Prokurori i Prokurorisë Lushnjë, Elion Mustafa ka deklaruar se hetimet për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij Gazmend Bullari po vazjdojnë dhe se ngjarja po ndiqet në dinamikë. Në një deklaratë për mediat, Mustafa ka theksuar se duke qenë se janë në fillim të hetimeve, në momentin që do të ketë detaje do të njoftohemi. 

“Sikurse e deklaroi dhe drejtori i Policisë së qarkut, është organizuar grupi hetimor menjëherë, janë kryer veprimet hetimore, ngjarja po ndiqet në dinamikë. Do njoftoheni në vijimësi me rezultatet e hetimit. Jemi vetëm në fillim të hetimeve, do njoftoheni për çdo të dhënë që do dalë nga hetimet”, u shpreh Mustafa.

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

Publikohet FOTOJA/ Ky është Xhelili që plagosi kryebashkiakun në Divjakë, u hakmor se e larguan nga puna bashkë me gruan

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Ergest Xhelili

DIVJAKË- Personi që shihni në foto është Ergest Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Xhelili kishte qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë.

3 VITE ME PARE

Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, Drejtori i Policisë së Fierit: Është ngritur një grup hetimor për të sqaruar ngjarjen

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Alfred Çepe

DIVJAKË- Drejtori i Policisë së qarkut Fier Alfred Çepe ka deklaruar për mediat se është ngritur grupi hetimor për të sqaruar plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi. Në një deklaratë për mediat, Çepe u shpreh se në momentin që do të dalin rrethanat si dhe motivet do të ketë një deklaratë të dytë. 

“Sot rreth orës 09:30 kemi marrë njoftim se sot në qytetin e Divjakës ka ndodhur një ngjarje ku është plagosur me mjet prerës thikë, kryetari i Bashkisë së Fredi Kokoneshi dhe drejtuesi i mjetit të tij Gazmir Bullari. Nga ana e shërbimeve të policisë menjëherë është organizuar puna, ku është bërë arrestimi në flagrancë i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasit O.XH., i datëlindjes 1976, banues në Divjakë. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Lushnjës është ngritur grupi hetimor, me ekspertë në vendngjarje, ku në të gjitha pikat ku ne dyshojmë se ka prova materiale janë drejtuesit më të lartë të policisë dhe prokurori i gatshëm. Nga ana jonë do të punohet për të sqaruar të gjitha rrethanat, është ngritur grupi hetimor në drejtimin e prokurorisë. Kur të dalin dhe rrethanat dhe motivet, do të japim dhe informim të mëtejshëm”, tha Çepe.

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Doktorë dhe policë në këmbë, pamjet nga spitali ku u shtrua i plagosur kryebashkiaku i Divjakës

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Spitali rajonal i Divjakës

DIVJAKË- Pamjet që shihni vijnë nga spitali rajonal i Divjakës, ku mëngjesin e sotëm u dërgua i plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi.  Siç shihet edhe në video, në ambinetet e spitalit ndodhen disa efektivë dhe mjekë të cilët duket se po komunikojnë me njeri-tjetrin. 

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës.  “Pse më lëvize gruan nga puna,”- mësohet të ketë thënë Xhelili.

Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga./ Dosja.al 

 

 

3 VITE ME PARE

Plagosja e Kokoneshit, Braçe: Sulm kriminal, mediat të mos gënjejnë nuk ka pasur asnjë konflikt 

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Erion Braçe

DIVJAKË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për plagosjen e kreut të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi. Me anë të një video të postuar në Instagram, Braçe ka deklaruar se ngjarja në Divjakë është një sulm i pastër kriminal dhe se vëmendja duhet që të jetë te shëndeti i Kokoneshit. Po ashtu Braçe u ka bërë thirrje mediave që të mos gënjejnë, pasi nuk ka pasur asnjë debat dhe konflikt në poliklinikën e Divjakës.

Postimi i Plotë:

NGJARJA NE DIVJAKE ESHTE NJE SULM I PASTER KRIMINAL! SHUME SHUME I RENDE! E gjithe vemendja prej minutes se pare eshte tek shendeti i kryetarit te bashkise Fredi Kokoneshi dhe i punonjesit te bashkise Gazmir Bullari! Kam nje lutje per median: MOOOOS GENHENI! Nuk ka pasur asnje debat, asnje konflikt, asnje sherr ne polikliniken e Divjakes! Zero! Ka ndodhur nje sulm kriminal qe nuk justifikohet me asgje, zero!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Balla viziton Kokoneshin në spital: Një i çmendur mori thikën dhe e goditi! Shkak, ndasia që krijohet çdo ditë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Taulant Balla

DIVJAKË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka vizituar kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos sot me thikë. Balla ka shkuar në spitalin ku ndodhet Kokoneshi bashkë me kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa dhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga spitali, Balla tha se Kokoneshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pjesë nga prononcimi:

Taulant Balla: Ngjarja është një ngjarje shumë e rëndë, natyrshëm shresoj që edhe kolegu ynë e bashkëpunëtori i tij i ngushtë t’ia hedhin kësaj gjendjeje të vështirë. Sipas mjekëve të dy janë në proces rikuperimi pasi i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçarje që ndodh çdo ditë dhe e dini se si mbillet kjo çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira lufte të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë.

Largimi për një vend pune e justifikon?

Taulant Balla: Ju mediat keni një huq shumë të keq. Edhe kur ka fatkëqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona luftojë për jetën. Gjëja e parë që ju bëni është të thoni këtë, unë nuk e di se kush e bëri këtë, di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar e e ka goditur. Burimi i kësaj ndasie duhet të ndalet, Ne shqiptarët jemi kështu.

3 VITE ME PARE

“Pse më lëvize gruan nga puna”, zbardhet shkaku i sherrit që solli plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës është bërë lëvizja nga vendi i punës i gruas së autorit të ngjarjes, Ergest Xhelili. Ky i fundit, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Tekonologjisë dhe Informacionit (IT) e ka bashkëshorten me profesion infermiere.

Por, atë ia kanë lëvizur nga spitali i Divjakës, gjë që ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i kaë kërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.

“Pse më lëvize gruan nga puna,”- mësohet të ketë thënë Xhelili. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhgyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

Sot u plagos me thikë, Kokoneshi u dhunua në korrik, 32-vjeçari e qëlloi me shpullë pranë bashkisë Divjakë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi i cili u plagos ditën e sotme me thikë, është dhunuar edhe në korrik të këtij viti. Ngjarja ndodhi pranë Bashkisë Divjakë dhe autori i dhunimit ishte dhe 32-vjeçari Dritan Sterkaj. Kallëzimi u bë nga vetë kryebashkiaku, i cili deklaroi në polici se ishte sharë, ofenduar dhe goditur me shuplakë nga Sterkaj.

Njoftimi i policisë më 13 korrik

Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ I plagosur mbeti edhe shoferi i kryebashkiakut në Divjakë, ndërhyri për t’i ndarë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- I plagosur në Divjakë, përveç kryebashkiakut Fredi Kokoneshi ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari. Kokoneshi u përlesh këtë mëngjes me ish-punonjësin e Bashkisë Divjakë në sektorin e Tekonologjisë dhe Informacionit (IT), Ergest Xhelili.

Ky i fundit qëlloi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij, Bullari, i cili ndërhyri. Të dy ndodhen në spital, ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Ky është personi që plagosi Kokoneshin në Divjakë, ish-punonjës i Bashkisë

Plagoset kryebashkiaku i Divjakës e shoferi i tij, autori u hakmor se e
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- Personi që ka plagosur kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi është një ish-punonjës i teknologjisë së informacionit (IT) në Bashkinë Divjkakë. Ai është identifikuar si Ergest Xhelili dhe është vënë në pranga nga policia e Divjakës. Kokoneshi nga ana tjetër ndodhet në spitalin e Divjakës.

Ai u qëllua me thikë nga Xhelili këtë mëngjes pas një sherri që poatën, arsyet e të cilit nuk janë zbardhur ende. I plagosur ka mbetur edhe shoferi i kryebashkiakut Kokoneshi, Gazmend Bullari. Nuk dihet nëse edhe Bullari është qëlluar me thikë apo me sende të forta.

plagoset fredi kokoneshi ergest xhelili fredi kokoneshi gazmend bullari

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë