13 Shtator 2023, 15:47
Nga I.A
Policia
TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për plagosje. Mësohet se 49-vjeçari gjatë një konflikti me motive të dobëta ka plagosur kushuririn e tij me thikë. 31-vjeçari i plagosur ëshët dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Plagosi me mjet prerës (thikë), kushëririn e tij, gjatë konfliktit për motive të dobëta mes tyre, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Tish Daija", kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". 49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
plagosje ne tirane
Aktualitet
13 Shtator 2023, 15:39
I.A
Zjarri
LUSHNJE- Një 58-vjeçar është arrestuar në Lushnje për për zjarrvënie me dashje. Mësohet se Idaje...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 15:15
I.A
Zjarr
ELBASAN- Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se 51-vjeçari ditën e ...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 14:19
f.i
arr
foto ilustruese
TIRANË- Një 18 vjeçare është larguar nga banesa dhe të afërmit nuk kanë asnjë info...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 13:55
f.i
Jashar Maja
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar riekspertimin për kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të dhunua...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 13:17
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. M&eu...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 13:17
A.B
Ambulance
TIRANË- Dorian Përdoda është dhunuar me sende të forta në aksin Fushë Krujë-Thumanë. 32-vjeça...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 12:47
r.ll
Joana Duro
TIRANË- Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Sh...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 12:44
A.B
Policia
TIRANË- Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi krijoi për rreth një vit, 8 llogari...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 12:36
A.B
Kopesht
TIRANË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Burrel, ku një i mitur 2 vjeç, u n...
Aktualitet
13 Shtator 2023, 12:09
r.ll
Vasilika Vjero
TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po diskutohet për projekligjin e loj&...