LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk deklaruan mbi 5.8 mln €! Prokuroria Tiranë dërgon për gjykim 15 Call Center, 9 italianë dhe 4 shqiptarë

Këto persona, sipas Prokurorisë, kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

2 Maj 2023, 11:39 Nga A.B

Nuk deklaruan mbi 5.8 mln €! Prokuroria Tiranë dërgon për
Prokuroria

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 9 italianë dhe 2 shqiptarë, administratorë të 15 shoqërive tregtare, pasi nuk deklaruan 5.7 milionë euro. Sipas prokurorisë, ata kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Këta persona akuzohen për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i  K.Penal. Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilat nga informacioni i dërguar nga të dhënat e tyre, janë evidentuar me aktivitet të dyshimtë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:

VIBEMEDIA shpk;

FS EUROPEAN BROKER shpk;

IMPORT DATA shpk;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk;

SMARTCALL ITALIA shpk;

STARHUB ALBANIA shpk;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk;

ITALIA NETËORK MARKETING shpk;

BOOM BOOM NETËORK;

MARKETING UNLIMITED;

ALBANIA APP DEVELOPMENT;

“LAURENZI GROUP” Dsh; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk

Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.

Nga analizimi i gjithë veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve Call Center shqiptarë dhe të huaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Subjektet Call Center të sipërcituar kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u morrën të pandehur dhe u dërguan për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal shtetasit shqiptarë dhe të huaj:

F.L., L.S., A.L., M.G.

I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.  

Shuma totale e transaksioneve bankare të ardhura në llogaritë e kompanive më sipër dhe të padeklaruara është në total në vlerën  €    5,799,010  (euro).

Nuk deklaruan mbi 5.8 mln €, Prokuroria Tiranë dërgon për gjykim 15 Call Center, 9 italianë dhe 4 shqiptarë. Armand Luga, Lorenc Skënderasi, Fjorel Luga e Ismail Mici

NJOFTIMI:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i  K.Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilat nga informacioni i dërguar nga të dhënat e tyre, janë evidentuar me aktivitet të dyshimtë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:

VIBEMEDIA shpk;

FS EUROPEAN BROKER shpk;

IMPORT DATA shpk;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk;

SMARTCALL ITALIA shpk;

STARHUB ALBANIA shpk;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk;

ITALIA NETËORK MARKETING shpk;

BOOM BOOM NETËORK;

MARKETING UNLIMITED;

ALBANIA APP DEVELOPMENT;

“LAURENZI GROUP” Dsh; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk

Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.

Nga analizimi i gjithë veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve Call Center shqiptarë dhe të huaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Subjektet Call Center të sipërcituar kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u morrën të pandehur dhe u dërguan për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal shtetasit shqiptarë dhe të huaj:

F.L., L.S., A.L., M.G.

I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.  

Shuma totale e transaksioneve bankare të ardhura në llogaritë e kompanive më sipër dhe të padeklaruara është në total në vlerën  €    5,799,010  (euro).

armand luga lorenc skenderasi fjorel luga ismail mici

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje