27 Shkurt 2023, 10:56
Nga f.g

TIRANE- Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ka goditur me një shishe qelqi xhamin e autobusit ku ishte duke udhëtuar ekipi i Pogradecit. Incidenti ndodhi mesditën e djeshme ku Xhoni Zika, ka qëlluar mbi xhamin e autobusit të ekipit pas përfundimit të ndeshjes Pogradeci-Elbasani, ndeshje e cila përfundoi 1-1. Për fat të mirë, nga goditja nuk ka patur asnjë të lënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Librazhd, Goditi me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, vihet në pranga 22-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit të marrë se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në afërsi të Librazhdit, një shtetas kishte goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.
Falë veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv". 22-vjeçari, teksa lëvizte me automjet, ka goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi KF Pogradeci, pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena. Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
xhoni zika
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:44
F.M
Klubi Casablanca
FIER- Arbër Mehmeti është 33-vjeçari që është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ësht...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:38
f.g
Joy Ayoko
TIRANE- Policia e Shtetit ka rimarrë në pyetje shoqen e kenianes që u dhunua në Shqipëri dhe ndërroi jetë n&eu...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:33
F.M
Makina e gjetur në Elbasan
ELBASAN- Tre gjurmë gishtërinjsh dhe një profil ADN-je janë gjetur në makinën tip “BMW ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:13
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një 33-vjeçar me incialet N. B., banues në Cërrik është përplasur për vdekje nga një...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 10:02
F.M
Foto Ilustruese
FIER- Tre vajza, mes tyre një 17-vjeçare janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë marrë peng nj&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 09:47
f.g
Sokol Aga
BERAT- Sokol Aga, 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë në Berat është zhdukur pa gjurmë prej 9 ditësh. Fami...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 08:56
F.M
Foto Ilustruese
GREQI- Një emigrant shqiptar është sulmuar me thikë në Greqi. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 08:50
F.M
Kroaci
KROACI- Janë publikuar emrat e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin në autobusin që u aksidntua në Kroaci nj&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 08:01
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë mbledhjen e p&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 07:47
F.M
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një 45-vjeçare me inicialet M.M., ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e ...