27 Korrik 2023, 14:16
Nga A.B
Prokuroria
TIRANË- Sekuestohet pasuria e Ndue (Paulin) Gjergjit, biznesmenit të vrarë në vitin 2020. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e Gjergjit, pasi dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike". Konkretisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer Gjergji.
Janë sekuestruar 31 pasuri, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij me vlerë 20 milionë euro
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Në kuadër të procedimit penal nr.2702, viti 2018 dhe më pas procedimi pasuror nr 03 nga ana e Seksionit per Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është grumbulluar informacion për një rast të dyshimtë për "Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale" për shtetasin N. Gj.
Ky shtetas, është pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike" të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.GJ., dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e paluajtshme t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale të shtetasit N.Gj. Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.
ndue gjergji
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:17
viktima, Gjin Ndoji
TIRANE- Nga ana e SPAK është zbërthyer roli i anëtarëve të grupit kriminal, të cilët akuz...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 14:16
A.B
Safet Bajri
TIRANË- Avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj ka mohuar lajmet që klientët e tij, Ilir dhe Safet Bajri të jenë arres...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:52
A.B
Arma
DURRËS-Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:39
Behar Bajri
TIRANË- Behar Bajri, një emër i njohur nga policia, është mes 15 personave ndaj të cilëve është l...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:31
Edi Rama
TIRANE- Qeveria, krimi dhe media kanë kthyer investitorët në shënjestër për t’u shantazhuar dhe zhvatur duke ...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:21
A.B
Ilir dhe Safet Bajri
SHKODËR- SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ilir dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rë...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 13:19
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Erjola Ho...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 12:56
policia
DEVOLL- Një 84-vjeçar është gjetur i vdekur, ndërsa familjarët e tij e kishin denoncuar të humbur prej dit&eu...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 12:36
A.B
Shqiperia dhe Kosova
Në një listë të përpiluar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është re...
Aktualitet
27 Korrik 2023, 12:29
A.B
Fatjon Bici
TIRANË- Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë zhvilloi sot seancën gjyqësore për tre të mituri...