29 Shtator 2022, 13:18
Nga F.M
Paratë e sekuestruara
FIER- 44 mijë paund dhe 3 mijë euro janë vënë nën sekuestro nga Policia e Fierit pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se paratë janë gjetur në mjetin e një 40-vjeçari i identifikuar si Rezart Balesi, banues në Shkodër, që akuzohet për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte 40-vjeçari.
Njoftimi i policisë Fier
Punë e pandërprerë për goditjen e paligjshmërive. Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund dhe 3 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 40-vjeçari. Transportonin mallra të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre, procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë. Në vijim të kontrolleve të shtuara në çdo aks rrugor, me qëllim goditjen e paligjshmërive, Policia e Fierit ka evidentuar 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik.
-Në vendin e quajtur "Poçem", u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.
policia e fierit sekuestrohen 44 mije paund ne fier
Aktualitet
29 Shtator 2022, 13:11
A.B
Vendngjarja
DIVJAKË- Llambri Marku, 60-vjeçari i cili u gjeti i pajetë në një nga dhomat e hotelit të tij, ishte divor...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 12:54
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Organizata Reporterët pa Kufij i kërkon Prokurorisë Shqiptare që të shmangë masat disporporcionale dh...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 13:00
F.M
Vrasja e Pjerin Xhuvanit
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet e përplasjes në Elbasan që solli dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 11:58
A.B
Alqi Bllako
TIRANË-Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako....
Aktualitet
29 Shtator 2022, 12:20
Drejtoresha e AKU, Jeta Dedja
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Dedja, deklaron se produktet “Wudy” që ...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 12:27
F.M
Arameras
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka risjellë rastin e ndërtimeve pa kriter në zonën e...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 11:57
F.M
Debati mes tyre
TIRANË- Prindërit e fëmijëve të kopshtit Zubeyde Hanim” me vendim të qeverisë së kryemin...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 11:48
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) pritet të japin një mesazh të fortë kundër urdhërit të...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 11:52
F.M
Fëmijët në protestë
TIRANË- Një nga fëmijët që dolën të protestojnë këtë paradite p&e...
Aktualitet
29 Shtator 2022, 11:43
A.B
Femijet
TIRANË- Një protestë ndryshe në kryeqytet. Përballë kryeministrisë, fëmijët e kopshtit 'Zubeyde Hanim'...