Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Hotel “Bizanti”, një nga më të vjetrit në qytetin e Sarandës, në pronësi të biznesmenit Spiro Çabiri, është rrafshuar si pasojë e një shpërthimi me eksploziv. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Në total janë përdorur 30 kg dinami dhe shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë. • Zhurma e shkaktuar ka sjellë panik tek banorët gjithashtu. Ata janë shprehur për mediat se janë zgjuar të tronditur duke menduar se bëhej fjalë për ndodnjë tërmet. Madje një grua tha se kishte menduar edhe hedhjen nga ballkoni. • Të lënduar nuk ka por mbi 30 biznese e qindra banesa janë dëmtuar. Bëhet fjalë për xhama të thyera e plasaritje të mureve. • Zona është e rrethuar nga forcat e policies dhe forcat RENEA e ekeskpertë janë nisur nga Tirana. Nga ana tjetër, Policia e Saradës ka nisur shoqërimet. Bëhet fjalë për familjarë të tre ortakëve që janë në gjyq prej vitit 2002. Një prej të shoqëruarve është edhe djali i një prej pronarëve, Spiro Çabiri. Të riut i është bllokuar dhe makina • Hotel ‘Bizanti’ kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta). Prona është vlerësuar 920 mijë euro, 90% të të cilës e kishte greku dhe 10% i kishin 2 shqiptarët, nga 5% secili. Çështja është ende Apelin e Gjirokastrës.
13 artikuj për këtë temë.

SARANDË- Ka nisur hetimet për shembjen e hotelit me tritol në Sarandë, por një detaj i ri që mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve sapo është zbuluar. Mendohet se biznesmeni Edmond Papa ishte i interesuar për shembjen e hotel ‘Bizantit’ në Sarandë, e se para se të vritej ka zhvilluar negociata për ta blerë. Deri më tani nuk konfirmohet se kjo është një nga pistat e hetimit, ndërkohë që nuk dihet se me kë nga ortakët po zhvilloheshin këto tratativa blerje dhe si kanë përfunduar diskutimet. Megjithatë ky informacion po konsiderohet.
SARANDË- Bashkia e Sarandës ka bërë reagimin e parë, pas lëndës plasëse që u vendos në disa pjesë të hotelit që forca goditëse ta rrafshonte të gjithë godinën. Në njoftimin zytar, Bashkia Sarandë ka bërë me dije se po punohet për vendosjen para përgjegjësisë autorët e ngjarjes, po ashtu tha se po punohet në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe normalizimin e situatës.
Deklarata e Bashkisë Sarandë:
Pas situatës jo të zakonshme, të krijuar mëngjesin e sotëm në një nga bizneset hoteliere në shëtitoren e qytetit të Sarandës, një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth. Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, po punojnë në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe dëmeve në këto hapësira, si dhe normalizimin e situatës. Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate.
Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin.
Hotel ‘Bizanti’ u rrafshua këtë të hënë me një shpërthim me tritol. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Mendohet se janë përdorur disa kilogramë tritol pasi shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.
SARANDË- Thuajse 21 vite përplasje në gjykatë përfunduan sot me rrafshimin e një prej hoteleve më të vjetra në qytetin e Sarandës, ‘Bizanti’. Hotel ‘Bizanti’, i ndërtuar në vitin 1996 kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe dy shqiptarë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta). Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpjegon me hollësi përplasjen prej 2 dekadash. 2 shqiptarët e vendosën sipërfaqen truall 700 metra katrorë në vitin 2005 si kolateral në një kredi që morën (9.8 milionë lekë të reja), ndërkohë që përplasje për pronësinë kishte nisur në gjykatë.
Një vendim gjykate e shkallës së parë në vitin 2002, e konfirmuar me vendim të prerë të Apelit të Gjirokastrës kishte detyruar Vangjel Shtukën dhe Spiro Çabirin për njohjen bashkëpronar të Dhimitër Evangjeliu, në raportin 90% për qytetarin grek dhe 10% për të dy shqiptarët. Në zbatim të këtij vendimi, objekti “Hotel Bar Restorant” është regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme të ZVRPP Sarandë në bashkëpronësi, në raportet 90 % paditësi dhe 10 % të paditurit. Meqënëse palët nuk kanë arritur dakordësinë për pjesëtimin e hotelit (domethënë vlerën në shumë monetare që i takonte secilit) pronari grek Dhimitër Evangjeliu i është drejtuar gjykatës.
Gjykata konfirmoi që Evangjeliu kishte 90% të pasurisë dhe dy të tjerët, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka, nga 5%. Ky vendim më pas u konfirmua nga Gjykata e Apelit Gjirokastër përmes një vendimi të vitit 2011.
Më pas është bërë një akt ekspertimi, nga eksperti Haxhi Musai, dhe prona është vlerësuar 920.000 Euro. Vlerësimi theksoi se kjo pasuri nuk mund të pjesëtohet në natyrë për vetë mundësinë e zhvillimit të këtij kompleksi hotelier, pasi vetë projekti i ndërtimit nuk e mundëson shfrytëzimin pjesor të Hotelit dhe nuk ka mundësi teorike dhe praktike funksionimi në destinacionin e projektuar. Ndaj duhej ndarë me vlerë monetare. Me këtë vlerësim ka qenë dakord pronari më i madh ndërkohë që Spiro Çabiri e ka kundërshtuar në disa hapa por gjykata përfundimisht nuk ia ka pranuar.
Në vitin 2015 përmes një vendimi të Gjykatës së Sarandës është vendosur që prona ‘Hotel Bar Restorant’ t’i lihet në pronësi paditësit Dhimitër Evangjeliu, ndërsa ky i fundit detyrohej t’i paguante Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës nga 46 000 Euro secilit, pra 5% të vlerës totale të objektit.
“Eksperti, duke marrë në konsideratë vendndodhjen e Hotel-Bar Restorant, vlerën e tregut të zonës si dhe kushtet aktuale të sendit, ka arritur në përfundimin se vlera e pasurisë është 920.000 Euro. Pjesa e bashkëpronësisë e paditësit Dhimitër Evangjeliu është vlerësuar në shumën 828.000 Euro, pjesa e bashkëpronësisë së të paditurit Spiro Çabiri prej 5% është vlerësuar në shumën 46.000 Euro dhe pjesa e bashkëpronësisë së të paditurit Vangjel Shtuka është vlerësuar në shumën 46.000”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Spiro Çabiri përmes një ankimi tjetër ka kërkuar rikryerjen e ekspertimit për të përcaktuar se sa është pjesa e secilit bashkëpronar në bazë të investimit të kryer dhe cila është shuma që duhet t’i japin njëri tjetrit si detyrim për pjesën në bashkëpronësi. Kjo pasi në objekt ishin bërë investimi nga ana e tij. Riçelja e hetimit gjyqësor s'është lejuar nga gjykata, pasi çështjet për të cilat u kërkua riçelja e hetimit janë marrë në shqyrtim në gjykimet e mëparshme.
“Lidhur me mënyrën e pagimit të vlerës kompensuese Gjykata çmon se ajo duhet t’u paguhet të paditurve në një këst të vetëm, në momentin e kërkimit të shumës nga ana e tyre si kreditorë me marrjen e vendimit formë të prerë. Gjykata vlerëson se pagimi i menjëhershëm në një këst të vetëm i vlerës në para të pjesës takuese të të paditurve është pjesë e kompensimit të plotë të pjesës së tyre…”, vlerësonte gjykata.
Këtë vendim e ka kundërshtuar sërish Sprio Çabiri. Gjatë shqyrtimit në Apel u thirr edhe banka në të cilin ishte marrë kredia 9.8 milionë lekë, që me gjithë interesa është paguar afër 15 milionë lekë të reja. Gjykata mori vendimin për ta rikthyer edhe një herë çështjen në shkallë të parë në Gjykatën e Sarandës.
Gjykata ndër të tjera vendosi se akti i ekspertimit vlerësues i kryer nga eksperti Haxhi Musai, gjatë gjykimit në shkallë të parë, konsiderohet si me të meta thelbësore, pasi në përmbajtje të këtij akti ekspertimi, eksperti për përcaktimin e vlerës së pronës që i është nënshtruar pjesëtimit edhe pse përcakton si metodë për përllogaritjen e kësaj vlere, atë të krahasimit të drejtpërdrejtë, që nënkupton të dhënat krahasuese të mbledhura nga kontrata e shitjes në qytetin e Sarandës për 3 muajt e fundit të vitit 2014, nuk rezulton të ketë referuar tek ndonjë kontratë shitjeje konkrete për ndonjë objekt të përafërt dhe të ndodhur në një zonë të përafërt, me atë ku ndodhet prona objekt gjykimi dhe as t’i ketë bashkëngjitur këtij akti ekspertimi ndonjë dokument konkret krahasues për përcaktimin e vlerës së tregut.
Gjithashtu Apeli tha se në akt ekspertim nuk është përcaktuar vlera e investimeve dhe riparimeve në 20 vite. Sipas gjykatës është përcaktuar pjesa prej 90% e pronarit Dhimitër Evangjeliu vetëm mbi bazën e kontributit të dhënë prej paditësit në vitin 1991 kur është krijuar shoqëria. Ndërkohë që sipas Apelit ky vendim është kundërshtuar edhe nga bashkëpronari Vangjel Shtuka. Këtë vendim të Gjykatës së Apelit Gjirokastër e kundërshtoi në vitin 2016 shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar paditësi argumentonte se përpjekja për ta paraqitur pronën si pronë të ndonjë shoqërie tregtare vjen në kundërshtim me ligjin, pasi ky gjykim ka nisur prej shumë vitesh dhe është lidhur me vendim të formës së prerë, sipas të cilit bashkëpronarë të pronës janë palët ndërgjyqëse me pjesët që janë përcaktuar nga gjykata dhe aktiviteti tregtar që ata mund të ushtronin së bashku nuk ka lidhje me të drejtën e bashkëpronësisë.
Lidhur me masën e kompensimit të të paditurve për pjesët e tyre ideale, Evangjeliu thotë se gjykata ka urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi duke urdhëruar vlerësimin e pronës me çmimet e tregut sot dhe në këto rrethana masa e kompensimit për secilin nga të paditurit prej 46000 Euro për secilin është në përputhje të plotë me të drejtën e tyre për të përfituar vlerën e plotë e të drejtë për pjesën e tyre të pronësisë mbi këtë objekt. Edhe Spiro Çabiri ka paraqitur kundër rekurs në Gjykatën e Lartë. Në vendimin e saj Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i konsideroi të pranueshme rekurset dhe në vendimin e datës 27 maj të vitit 2016 e riktheu çështjen për rigjykim me trupë të re drejtuese në Apelin e Gjirokastrës.
“Gjatë fazës së parë të pjesëtimit është vendosur që sendi i cili është objekt pjesëtimi është në emër të personave fizikë e si i tillë do të pjesëtohet. Në këto kushte, lidhur me këtë gjykim, nuk mund të ngrihen pretendime se jemi përpara rastit të likuidimit të shoqërisë së thjeshtë, pasi nuk kemi të bëjmë me ndarje të kuotave, por me pjesëtim të një sendi konkret dhe as të ndryshohet natyra juridike e padisë në shqyrtim. Çdo pretendim në lidhje me bashkëpronësinë, pjesët takuese, sendet që do të pjesëtohen është zgjidhur me vendim të formës së prerë me nr.236, datë 20.05.2011, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, çka përbën gjë të gjykuar për gjykatën. Kolegji çmon se, në fazën e dytë gjykata nuk mund t’i hyj sërish pretendimeve për fazën e parë të cilat kanë marë përgjigje dhe janë të detyrueshmë për fazën e dytë”, thekson Gjykata e Lartë.
Sipas vendimit Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të provuar faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në KPC (neni 3).
SARANDË- Hotelit në qendër të Sarandës i është vendosur më shumë se 30 kg dinamit. Drejt Sarandës, disa orë pas ndodhjes së ngjarjes, janë nisur ekspertë të RENEA-s, të forcave xheniere, të cilët do të përcaktojnë sasinë e lëndës plasëse dhe llojin e saj.
Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shkak mendohet të jetë bërë konflikti i pronësisë mes ortakëve për këtë hotel. Policia e Sarandës ka nisur shoqërimet. Një nga personat e shoqëruar është djali i një prej pronarëve, Spiro Çabiri.
Gjithashtu, persona të shoqëruar në polici janë edhe familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit te gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, njëri prej tyre Çabiri. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese janë dëmtuar.
SARANDË- Banorët e Sarandës janë tronditur nga shpërthimi me dinamit që solli dhe shembjen e hotelit ‘Bizanti’. Në një prononcim për mediat, një nga banoret thotë se kishte menduar që trinditja e shkaktuar ishte si pasojë e ndonjë tërmeti dhe kishte dashur të hidhej nga ballkoni. Një e moshuar shprehet se iu duk sikur u fundos pallati ndërsa një tjetër banor shprehet se ndihen të rrezikuar.
“Thashë se qe tërmet, po shpëtuam. Kemi shtëpinë e kunatit dhe djalit këtu, por shyqyr nuk ka dëme. Dyqanin këtu e ka me qira një nga Tirana dhe e lajmëruam që të vinte”, tha banorja për Report Tv.
“Ç’faj kemi ne them se na tronditën dhe bukën s’na lanë të hamë. Thamë se ra pallati, thamë se u fundos në tokë. Isha zgjuar që në 05:30 dhe rrija. Deri tani nuk kam marrë frymë, mezi shkova të marr bukë që të pi ilacet. Jemi të sëmurë e nuk mbledhim dot veten. Tërmet nuk e mendova, dukej që ishte shpërthim. Në momentin e parë dola në ballkon dhe thashë të hidhesha nga ballkoni”, tha një tjetër banore.
“E dëgjuam. Ishte shumë i madh. Ne thamë se gjëmoi,”- shtoi një banore.
“Ishte shumë i fuqishëm. Shpërthim i padëgjuar ndonjëherë. U trembëm, u ngritëm, dolëm, s’kishte gjë. Jemi të rrezikuar se ka dëme plot,”- tha një banor më tej.
Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shkak mendohet të jetë bërë konflikti i pronësisë mes ortakëve për këtë hotel. Policia e Sarandës ka nisur shoqërimet. Një nga personat e shoqëruar është djali i një prej pronarëve, Spiro Çabiri. Gjithashtu, persona të shoqëruar në polici janë edhe familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit te gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, njëri prej tyre Çabiri. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese janë dëmtuar.
SARANDË- Policia ka bllokuar disa rrugë dhe ka rrethuar një pjesë të bulevardit ku ndodhej hotel ‘Bizanti’ që u shpërthye dhe u shemb me 30 kg dinamit këtë mëngjes. Për pasojë, banorët janë penguar që të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm, për të shkuar në punë apo ambiente të tjera, pasi disa akse rrugore kanë qenë të pakalueshme. Nga ana tjetër, thuajse e gjithë zona është e mbuluar nga copa xhami dhe mbetje inertesh.
Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shkak mendohet të jetë bërë konflikti i pronësisë mes ortakëve për këtë hotel. Policia e Sarandës ka nisur shoqërimet. Një nga personat e shoqëruar është djali i një prej pronarëve, Spiro Çabiri. Gjithashtu, persona të shoqëruar në polici janë edhe familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit te gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, njëri prej tyre Çabiri. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese janë dëmtuar.
SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur shoqërimet pas shpërthimit e shembjes së hotelit “Bizanti” në Sarandë. Mësohet se një nga personat e shoqëruar në Sarandë për rastin e shpërthimit në hotel është djali i Spiro Çabirit. Autoritetet i kanë bllokuar edhe makinën. Gjithashtu, persona të shoqëruar në polici janë edhe familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit.
Sipas vendimit te gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, njëri pre jtyre Çabiri. Kjo mendohet të jetë dhe arsyeja e vendosjes së 30 kg dinamit dhe shembjes së hotelit. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese janë dëmtuar.
SARANDË- Videoja që po shikoni tregon momentin e shpërthimit dhe të shembjes me tritol të hotel "Bizanti" në Sarandë. Gjithçka nis kur ora shënon 05:53 dhe e gjithë procedura deri në qetësimin e situatës zgjat katër minuta. Fillimisht në pamje duket një drishe e fortë, më pas shihet teksa të gjithë zonën e mbulon tymi. Ndërkohë, hoteli ka rënë në tokë dhe në sfond shihen shkendija elektrike.
Në këtë shpërthim janë përdorur 30 kilogramë lëndë plasëse. Shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë. Shkak për shpërthimin mendohet të jetë bërë konlikti i pronësisë mes dy pronarëve, Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu që janë në proces gjyqësor që prej vitit 2002.
SARANDË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Saranda dhe tregojnë zonën e rrafshuar pas shpërthimit të fuqishëm më tritol që shembin hotelin 'Bizanti'. Siç duket, gjithçka është e shkatërruar. Në zonë ka mbetje nga shembja e hotelit dhe xhamat e thyer.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:54. Mendohet se janë përdorur disa kilogramë tritol pasi shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.
SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Spiro Çabiri, një nga bashkëpronarët e hotelit 'Bizanti' që u rrafshua këtë mëngjes si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me tritol. Çabiri është në proçes gjyqësor me ortakun tjetër për pronësinë e këtij hoteli.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Mendohet se janë përdorur disa kilogramë tritol pasi shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.
SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në Sarandë që rrafshoi hotelin "Bizanti'. Në njoftim, policia bën me dije se hoteli është shembur si dhe janë dëmtuar banesa e godina përreth. Në njoftim shtohet gjithashtu se dy bashkëpronarët e këtij hoteli janë në proces gjyqësor dhe kjo është një nga pistat ku po hetohet për shpërthimin.
Njoftimi i policisë Sarandë: Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.
Hotel ‘Bizanti’ u rrafshua këtë të hënë me një shpërthim me tritol. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Mendohet se janë përdorur disa kilogramë tritol pasi shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.
SARANDË- Personat që hodhën në erë dhe rrafshuan hotelin 'Bizanti' në Sarandë, mendohet të kenë përdorur disa kilogramë lëndë plasëse. Hoteli është rrafshuar totalisht, ndërsa shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.
Zhurma e shkaktuar ka sjellë panik tek banorët gjithashtu. Zona është e rrethuar nga forcat e policisë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Hotel “Bizanti” ishte nga më të vjetrit në qytetin e Sarandës, në pronësi të biznesmenit Spiro Çabiri,
SARANDË- Banorët e Sarandës janë zgjuar të tmerruar për shkak të zhurmës e tronditjes së madhe që ka shkaktuar shpërthimi me tritol. Në prononcime për mediat, ata e konsiderojnë akt terrorist këtë ngjarje.
“Ky është terror. Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist,”- thonë ata.
Hotel ‘Bizanti’ u rrafshua këtë të hënë me një shpërthim me tritol. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 05:54. Mendohet se janë përdorur disa kilogramë tritol pasi shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë.