Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTO-EMRAT/ Shqiptari vret bashkëshorten rumune në Itali, arratiset drejt Shqipërisë
E reja është gjetur e mbështjellë me një batanije në banesën ku jetonte çifti, në Bolzano.
24 Tetor 2022, 08:07Nga F.M
Alexandra Elena Mocanu dhe Avni Mecje
ITALI- Një shqiptar i identifikuar si Avni Mecje ka vrarë bashkëshorten e tij në Itali dhe është arratisur drejt Shqipërisë. Mediat italiane shkruajnë se Alexandra Elena Mocanu, një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania është ekzekutuar gjatë mbrëmjes së kaluar nga bashkëshorti i saj shqiptar. E reja është gjetur e mbështjellë me një batanije në banesën ku jetonte çifti, në Bolzano.
Sipas mediave vendase, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por gruaja, e cila punonte banakiere, dhunohej vazhdimisht nga shqiptari. Tashmë kanë nisur kërkimet për shqiptarin. Para se të arratisej, ai ka bërë një telefonatë me familjarët e tij, të cilët i ka lajmëruar për krimin dhe për faktin se do të kthehej në Shqipëri.
Fqinjët e çiftit kanë pohuar para policisë se kanë ata kanë patur grindje të vazhdueshme, madje herë pas here përfundonte dhe në pvrdorimin e dhunës. Por policia italiane deri më tani nuk ka akuza të ngritura ndaj bashkëshortit shqiptar të viktimës 35-vjeçare.
Më pas është zhdukur pa gjurmë. Autoritetet italiane kanë njoftuar ato shqiptare dhe pritet që në vijim të ketë kontrolle në zonën e lindjes së Mecjes.