LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja dhe avokati në Elbasan

•Arrestohet gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshkaj. •Me urdhër të SPAK u zhvillua mëngjesin e sotëm operacioni në disa banesa në Elbasan, pasi dyshohej për korrupsion në sistemin e drejtësisë. •Pas kontrolleve SPAK ka bërë me dije se tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë për dy të tjerë është dhënë masa “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për korrupsion. •Ilir Pashaj me detyrë avokat si dhe personat: Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj janë arrestuar, ndërkohë është dhënë masa “Arrest në shtëpi” për gjyqtaren Zamira Vyshkaj. •Pashaj dhe Vyshkaj kishin marrë një shumë prej 4 milionë lekësh të reja nga familjarët e një prej të arrestuarve me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit. • I dënuari është Xhulio Musaj, i arrestuar në vitin 2019 pasi ishte i përfshirë në vjedhjen e një makine. •Negociatori ishte Ilir Pashaj, ish gjyqtari i cili u tërhoq nga Vettingu.•KLGJ pritet të mblidhet për të bërë pezullimin e nga detyra të gjyqtares Zamira Vyshkaj

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestimet në Elbasan/ Familjarët e të burgosurit i dhanë 2 milionë, gjyqtarja donte më shumë

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
Gjykata Elbasan

ELBASAN- Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshkja, për të cilën GJKKO vendosi masën e arrestit të shtëpisë, sw bashku me avokatin Ilir Pashaj dyshohet se kanë marrë 4 milionë lekë për ndryshimin e masës së dënimit për Xhulio Musain, i cili ka qenë i arrestuar për plagosje.

Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, për shumën e 2 milionë lekëve por, pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.

Vyshkja do të përballet me masën e arrestit të shtëpisë nën akuzën e korrupsionit. Përveç saj SPAK ka kërkuar arrest me burg për avokatin Ilir Pashaj, dhe për shtetasit Taulant Ramollari, Xhulio Musaj. Ndërkohë që familjari i një të dënuari do të përballet po ashtu me masën e arrestit të shtëpisë.

3 VITE ME PARE

Arrestimet e SPAK, kush është avokati që 4 vite më parë u largua nga sistemi i drejtësisë para vettingut (EMRI)

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
SPAK

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK ditën e sotme ku arrestuan gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.  

Avokati i arrestuar, Ilir Pashaj para 4 vitesh ka qenë gjyqtar në Elbasan. Ai dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, pak para se të futej në filtrin e vettingut, pasi nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë.

Gjyqtarja dhe avokati akuzohen pas dyshimeve për korrupsion, për një rast në vitin 2021 ku dyshohet se kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra për të lehtësuar një mase dënimi, ndërkohë që janë edhe 3 qytetarë të dyshuar për këtë rast korrupsioni.

3 VITE ME PARE

Familjarët e tij negociuan me gjyqtaren dhe avokatin në Elbasan, kush është i arrestuari (EMRI)

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
Policia

ELBASAN- Xhulio Musaj, është i burgosuri, familjarët e të cilit tentuan të negocionin me gjyqtaren për zbutjen e dënimit. Familjarët e tij i ofruan gjyqtares dhe avokatit në Elbasan shumën 400 mijë lekë për të zbutur dënimin e tij.

Në vitin 2019 Xhulio Musaj ishte i përfshirë në vjedhjen e një makine. Negociatori ishte Ilir Pashaj, ish gjyqtari i cili u tërhoq nga frika e vettingut.

3 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ Gjyqtarja kërkoi 400 mijë lekë, familjarët: Ato lekë më mirë t'i hajë ai në burg se gjyqtarja

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
Gjykata Elbasan

ELBASAN- Gjyqtarja Zamira Vyshkja, e arrestuar për korrupsion, ka marrë ryshfet 400 mijë lekë në tetor të vitit 2021 për të liruar të arrestuarin, Xhulio Musain. 

Avokati Ilir Pashaj u tha familjarëve se do i ulte të dënuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të dënuarit i kanë thënë avokatit: Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja.

3 VITE ME PARE

U arrestua me urdhër nga SPAK, kush është gjyqtarja nga Elbasani (EMRI)

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
Gjykata Elbasan

ELBASAN- Zamira Vyshkja, është gjyqtarja e Elbasanit e cila do të përballet me masën e arrestit të shtëpisë nën akuzën e korrupsionit.

Ajo akuzohet se ka marrë rryshfet kundrejt lehtësimit të masës për një të arrestuar. Përveç saj SPAK ka kërkuar arrest me burg për avokatin Ilir Pashaj, dhe për Taulant Ramollari, Xhulio Musaj.

Hetimi për këtë çështje ka nisur në vitin 2021, ndërkohë që rezulton se familjarët në bashkëpunim me avokaten, i kanë ofruar ryshfet gjyqtares, kundrejt lehtësimin të masës për një person të arrestuar. Nuk dihet ende sasia e parave që është përfituar nga gjyqtarja, dhe as identiteti i personit që ka qenë i ndaluar.

3 VITE ME PARE

Operacioni i BUJSHËM në Elbasan, SPAK: Arrestohet gjyqtarja dhe avokati (DETAJE)

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
SPAK

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Elbasan. SPAK njofton se kanë arrestuar gjyqtaren Zamira Vyshkja dhe avokatin Ilir Pashaj për korrupsion, ndërsa në pranga janë vënë edhe 3 të tjerë. Sipas SPAK, persona të interesuar/familjarë të një personi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit.

Për gjyqtaren është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e njëjtë është vepruar dhe me avokatin.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.

Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit. Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan. Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M. Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T.

3 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK në Elbasan, 3 të arrestuar

Ryshfet për uljen e dënimit! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja
Policia

ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan, në kuadër të operacionit të nisur mëngjesin e sotëm me urdhër nga SPAK. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se në mesin e personave të ndaluar është dhe një gjyqtare. Kontrollet nisën herët në mëngjes në disa banesa në kuadër të operacionit për goditjen e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. 

Operacioni është ende në vijim ndaj pritet që të dalin më shumë detaje. 

spak ne elbasan

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë