17 Maj 2023, 10:10
Nga A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka regjistruar procedim penal për Fredi Belerin, kandidat i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, i cili akuzohet për blerje votash. Tashmë çështja kaloi nga Prokuroria e Vlores për në SPAK.
Dosja e Blerit është përcjellë dje drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Beleri akuzohet se kishte dhënë 400 mijë lekë për tetë vota. Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.
“Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 328 e 25 te K. Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës. Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtje, se nuk ka detyrim të bëjë deklarata dhe në qoftë se do të flasë, çfarë do që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjykim”, thuhet në dokumentin.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria thotë se ka prova dhe fakte për shit-blerje votash. Për këtë thotë se ka kryer përgjime dhe vëzhgime në terren, ndërkohë që kanë pasur edhe një person të infiltruar. Më 13 Maj, Gjykata e Vlorës vendosi që të lerë në burg Belerin dhe çështjen ia kaloi SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./Dosja.al
fredi beleri
Aktualitet
17 Maj 2023, 10:08
A.B
Momenti i arrestimit
VLORË- Festim Gilani është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se është autor i disa grab...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:40
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Ditën e sotme do të vijë në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jasht...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:23
m.s
numerimi i votave
LEZHË- Në Lezhë fitoren e ka marrë Partia Socialiste, me 9 mandate. Kjo forcë politike ka siguruar 5867 vota, e...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:12
A.B
Policia
GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh ka lënë pas të rrënuar familjarët dhe të tronditur opinionin publik. Sot...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:03
A.B
Fredi Beleri
GREQI- “Babai im është psikologjikisht një shkëmb", tha mëngjesin e sotëm djali i Fredi Belerit, i ci...
Aktualitet
17 Maj 2023, 09:06
m.s
numerimi i votave
DIBËR- Edhe në Dibër vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiak, ku janë numëruar 98 QV nga ...
Aktualitet
17 Maj 2023, 08:43
m.s
Numerimi i votave
FIER- Në Fier vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiak. Pritet vetëm një kuti e fundit për tu n...
Aktualitet
17 Maj 2023, 08:36
A.B
Policia ne vendin e ngjarjes
GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, nuk nisi pas një sherri të rastësishëm. Të miturit, u k...
Aktualitet
17 Maj 2023, 08:24
m.s
Faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të faqeve të para të portaleve në ven...
Aktualitet
17 Maj 2023, 08:00
A.B
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shqiptarëve të kthyer me forcë në shtëpi ...