6 Qershor 2022, 11:21
Nga F.M

BULQIZË- Dy persona kanë tentuar të grabisin një minierë në Bulqizë. Bëhet fjalë për Basri Biçin dhe Indrit Vucajn. Mësohet se dyshja janë futur gjatë natës në një prej minierave të Bulqizës duke shpërthyer hyrjen me detonatorë. Në pranga është vënë Biç, 33 vjeç, ndërsa Vucaj, 28 vjeç është në pranga. Në njoftim bëhet me dije se janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të vjedhura më parë.
Njoftimi i policisë: Tentuan të vidhnin në një subjekt minerar, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 33 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin I. V., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin disa mjete pune në pronësi të një subjekti minerar, në zonën e Martaneshit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. B., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga ky shtetas. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Aktualitet
6 Qershor 2022, 11:11
A.B
Policia italiane
ITALI-Dy shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në Parma. Mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja ndo...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 11:01
Policia
Mjekja psikiatre Arjana Rreli këmbëngul se nuk e mban mend assesi pacientin Ludian Zaimi, një polic i cili vrau kolegun në bren...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:58
F.M
Ishulli i Sazanit
VLORË- Shpërthime në ishullin e Sazani! 24 orë pasi ishulli shqiptar është përfshirë nga flak&eum...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:42
Mariglen Gjonaj
TIRANË- Eshtrat e Mariglen Gjonaj u prenë pas 7 vitesh në Fushë Mamurras të Kurbinit. Analizat e ADN-s&...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:52
F.M
Qytetarët e plagosur në Shkodër
SHKODËR- Disa persona kanë mbetur të plagosur në Shkodër. Ngjarja mësohet se k...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:42
F.M
Edvin Prifti
TIRANË- Mjeku Edvin Prifti është rivendosur nën hetim nga autoritetet pasi një djalë ka bërë një ...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:37
Momenti i arrestimit
KAVAJË- Alfred Mikeli është arrestuar nga policia e shtetit. 45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim&nbs...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:25
A.B
Edvin Prifti
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profe...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:17
F.M
Ishulli i Sazanit
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar n&e...
Aktualitet
6 Qershor 2022, 10:14
F.M
70 bimë narkotike janë gjendur dhe sekuestruar në Mallakastër ditën e sotme, ku si pasojë është vënë në...