Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
TROPOJË- Dy turiste, njëra nga Belgjika me inicialet B. M. dhe tjetra nga Franca me inicialet J. B., jkanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa eksploronin Qafë Valbonën. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se turistet janë rrëzuar dhe kanë rënë në greminë për shkak të terrenit të thepisur. Aty kanë humbur jetën për shkak të orëve të shumta të kaluara në greminë.
Trupat e vajzave ishin të pamundur për tu nxjerrë për shkak të terrenit të vështirë dhe helikopteri nuk kishte ku të ulej. Ndaj, për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Pritet njoftimi i familjarëve të dy vajzave që kishin zgjedhur të shijonin disa ditë pushimesh në Shqipëri.
Njoftimi i policisë Tropojë:
Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.
Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.
Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.
Aksident PRRENJAS- Një qytetare gjermane me inicialet U. S., 56 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti t&eum...
Familja Malaj ITALI- Seanca dëgjimore pas arrestimit të Taulant Malajt, bukëpjekësit 45-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasj...
Foto ilustruese ITALI- Platformat "influencuese" përdoren për të përgjuar filialet dhe armiqtë nga bossët e krimit të or...
Aksident TIRANË- Shtatë makina janë përplasur në zonën e Selvisë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...
Albert Zaja FIER- Albert Zaja është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në...
Lumi Osum LAJM I FUNDIT/ Kërkimet për turistin holandez në lumin Osum, Presidenti i Rafting: E vështirë të gjendet trupi...
Haki Bajrami TIRANË- Haki Bajrami, i dyshuari kryesor për djegien dhe dhunimin e vjehrrës së tij në Llakatund është...
Policia DURRËS- Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pais është kapur me elektroshok dhe me thik&eu...
Aksidenti GRAMSH- Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kacivel në G...
Policia TIRANË- Kapen në Greqi dhe në Serbi, falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homolog&eum...