3 Prill 2023, 13:50
Nga A.B
Policia
POGRADEC- Policia ka shpallur në kërkim Sidni Syzo, 28 vjeç, pasi dyshohet se është personi që ka vendosur 2 GPS në mjetet e Eris Çekanit. Forcat blu bëjnë të ditur se Syzo do të hetohet për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vendosjen e 2 pajisjeve GPS, në automjetet e shtetasit E. Ç., që jepeshin me qira prej tij, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vijuar hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Pogradecit.
Vendosja e pakove të dyshimta pikërisht nga ky person alarmoi Policinë ditën e dielë. Policia u njoftua nga roja i sigurisë së Prokurorisë, i cili në orën 03:00 të mëngjesit kishte parë një person të shtrirë duke i vendosur pakot e dyshimta në dy automjetet e parkuara pranë këtij institucioni.
Pronari i dy makinave, Eris Çekani ka deklaruar në polici se i vetmi dyshim i tij është se kjo mund të jetë porositur nga nga Brian dhe Sindi Syzo dhe Mario Xhangolli me të cilët ai ka pasur konflikt të hapur prej kohësh, duke e mohuar se ka ndonjë përplasje tjetër./Dosja.al
eris Çekani
Aktualitet
3 Prill 2023, 13:32
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar penalisht 8 zyrtarë...
Aktualitet
3 Prill 2023, 13:10
k.m.
Mjeti tip BMW
ELBASAN- Prova të reja janë siguruar në mjetin tip "BMW X6", i cili do të përdorej për atentatin e dë...
Aktualitet
3 Prill 2023, 13:12
k.m.
Lajda Porja
Parashikohet rënia e temperaturave në të gjithë vendin dhe reshjet e dëborës do përfshijnë vendet malor...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:55
A.B
Edi Rama, Sonila Meço
TIRANË- Dëshira tjetër më e madhe e kryeministrit Edi Rama është futja dhe fitorja e 'Big Brothe...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:59
A.B
Kadastra e Durresit
DURRËS- Vetëm 3 muaj pas ndryshimeve të fundit të bëra në Kadastrën e Durrësit, sërish &eu...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:55
A.B
Policia
DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës psasi dyshohet se është autor i 5 grabitjeve. Polici...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:25
k.m.
Alda Klosi
TIRANË- Alda Klosi kërkon sërish që të lirohet nga qelia. Ish-zyrtarja, e cila akuzohet për “pastrim parash...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:17
k.m.
Armando Papa
TIRANË- Armando Papa, i kapur me 41.7 kg heroinë në makinën e tij, pretendon se nuk e ka idenë se kush ia ka lë...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:02
f.g
Gjergji Merkuri
TIRANE- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste duke i hapur rrugë regjistrimit n&eum...
Aktualitet
3 Prill 2023, 12:09
k.m.
Ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kritikuar dosjet e pashqyrtuar...