15 Nëntor 2023, 15:18
Nga I.A
Ardjan Çapja, Ervis Bardhi dhe viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për Ardjan Çapjan de 5 të tjerë të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. GJKKO ka vendosur burg për jetë për Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërkohë që Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli u dënuan me nga nga 25 vite burg, po për këtë ngjarje. Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.
Për çfarë u akuzua Çapja?
Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Gjatë prangosjes së tij u sekuestrua edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani. Emri i Çapjas doli nga dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.
ardjan Çapja florenc Çapja olsi leku
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 15:09
I.A
Behar Bajri
FRANCË- Franca ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Behar Bajrit. Bajri në Shqipëri ...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 14:21
A.B
Policia
LUSHNJE- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse. M&...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 14:17
h.k
Keshilli i ambasadoreve
TIRANË-Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 14:08
Dosja.al
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024 në raport me 2022-n, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian,...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 14:03
a.l
Air Albania
TIRANË- Me vendim gjykate të formës së prerë, kompania 'Air Albania' është vendosur nën sekuestro konse...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 13:49
A.B
Policia
SHKODËR- Franc Toma është ndaluar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Gjykata e Shkallës s...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 12:55
A.B
Foto ilustruese
SARANDË- Një 37-vjeçare është vënë në hetim nga Policia pasi akuzohet se ka nxitur të bij&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 12:41
h.k
FIER- Policia ka arrestuar Regan Merdanin 32-vjeçarin e shpallur në kërkim nga SPAK si pronarë i ineneratorit të Fierit. Merda...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 12:25
a.l
Vëllai në 'Zemër të Hapur'
TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar pas rastit tronditës së braktisjes së fo...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 12:08
h.k
Studentja
TIRANË-Studentët e mjekësisë në një deklaratë për mediat kanë reaguar ditën e sotme në li...