LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Besnik Hidës në vitin 2019! Identifikohen 3 autorët, u ekzekutua nga Haxhiu, Bilbili dhe Ahmetaj, zbulohen makinat që u përdorën

Ndaj 3 të dyshuarve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg. 

20 Korrik 2023, 10:49 Nga A.B
Vrasja e Besnik Hidës në vitin 2019! Identifikohen 3 autorët, u
Besnik Hida

TIRANË- Zbardhet vrasja e Besnik Hidës e cila u krye në vitin 2019 në qytetin e Lushnjes. Pas ekzaminimit të provave, policia thotë se ka identifikuar 3 autorët, të cilët janë aktualisht të arrestuar. Ata janë Laert Haxhiu 31 vjeç, Orgest Bilbili 33 vjeç dhe Ardian Ahmetaj 49 vjeç.

Laert Haxhiu është aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në Maj të këtij viti Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Orgest Bilbili aktualisht ndodhet në burgun e Drenovës në Korçë. Ky person është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ardian Ahmetaj aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek. 

Ndaj 3 të dyshuarve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg. Skuadra e vrasjes pasi ka djegur makinën “Fiat Croma” të përdorur në ngjarje, është larguar me një automjet ngjyrë të zezë Benz-Mercedes “A-Class”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Hetime të thelluara për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, në vazhdën e operacioneve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera nga individë apo grupe kriminale.

Zbardhet një ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2019, në Lushnjë, ku u vra me armë zjarri një 40-vjeçar. Falë punës intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga strukturat hetimore qendrore dhe ato të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë, identifikohen 3 autorët e vrasjes së 40-vjeçarit.

Hetimet intensive janë kryer 8 muajt e fundit, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato të Prokurorisë. Të 3 autorët e vrasjes, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Autorësia e kësaj ngjarjeje, e dokumentuar me prova ligjore të siguruara gjatë hetimit intensiv. Në zbatim të programit të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për rihapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim sigurimin e provave për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pas një hetimi intensiv të kryer 8 muajit e fundit nga Sektori i Hetimit të Grupeve Kriminale në Drejtorinë e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, si dhe pas një pune profesionale dhe hetimore të bërë në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrit që të sigurohen prova ligjore dhe të dokumentohet autorësia e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Lushnjë, në vitin 2019. Në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Skënder Libohova”, në një lokal, shtetas të armatosur dhe të maskuar kanë ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov shtetasin B. H, 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16.07.2023, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për autorët e kësaj ngjarjeje, shtetasit:

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;

Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019. Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë e tjera ligjzbatuese brënda dhe jashtë vendit, si dhe me partnerët, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe për të luftuar krimin e organizuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se në të gjithë vendin se strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë operacione intensive për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo fushë që ato shfaqen, si dhe strukturat hetimore të saj janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Lezhë.

besnik hida orgest bilbili

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet