14 Mars 2023, 16:54
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Punonjësi i RENEA-s, Altin Morina është vënë në pranga, pasi në makinën e tij tip “Audi” iu gjetën mbi 113 mijë euro të mbështjella me qese. Por në kuadër të operacionit "Shqiponja" janë gjetur edhe para me prerje të tjera, shqiptare dhe angleze. Aksioni u zhvillua mesditën e sotme, pas një informacioni të marrë se në mjetin “Audi” kishte me vete sasi të konsiderueshme parash.
NJOFTIMI I PLOTË
DVP Tiranë
Finalizohet nga Forca e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.
Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare. Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea. Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund. Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
operacioni shqiponja arrestohet altin morina
Aktualitet
14 Mars 2023, 16:50
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i naftës është ulur me gjashtë lekë, tashmë do të shitet 189 lekë/ litri,...
Aktualitet
14 Mars 2023, 16:35
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Altin Morina, shefi i trajnimit pranë repartit RENEA është vënë në pranga. Burime për Dosja...
Aktualitet
14 Mars 2023, 16:07
F.M
Fatjon Murati
TIRANË- Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e “Don Boskos” në Tiranë,...
Aktualitet
14 Mars 2023, 15:49
a.l
Policia italiane
ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane. Mediat vendase raportojnë se shqiptari u ndalua n&eum...
Aktualitet
14 Mars 2023, 15:39
k.m.
Mimoza Paja
TIRANË- Mimoza Paja ishte viktimë e pafajshme e breshërisë së plumbave që kishin për qëllim të shu...
Aktualitet
14 Mars 2023, 15:36
k.m.
Fatjon Murati
Reforma në drejtësi solli një seri institucionesh të reja që kontrollon vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokuro...
Aktualitet
14 Mars 2023, 15:26
k.m.
Artemisa
GREQI- Prova të reja dhe një dëshmi “zjarri” ka sjellë zhvillime të reja lidhur me rastin e zhdukjes së...
Aktualitet
14 Mars 2023, 15:05
F.M
Dan Hutra dhe Elena Hysa
TIRANË- Ish-bashkëshortja e Dan Hutrës, personit që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera më 1 mars ...
Aktualitet
14 Mars 2023, 14:55
F.M
Elena Hysa dhe Dan Hutra
TIRANË- Elena Hysa, ish-partnerja e Dan Hutrës që kreu masakrën e Paskuqanit ka folur për raportin që...
Aktualitet
14 Mars 2023, 14:30
A.B
Qytetaret
ELBASAN- Mijëra qytetarë vizituan ditën e sotme Elbasanin në Ditën e Verës. Dita e Verës solli në El...