Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Aksion në radhët e Policisë së Shtetit. • Uniformat blu të kryeqytetit kanë vendosur në pranga një efektiv të forcave speciale RENEA. • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga është vendosur Altin Morina, shefi i trajnimit në RENEA. • Morina është arrestuar në mesditën e sotme, pasi po shoqërohej nga një person i dyshimtë. Dyshohet se kishte lidhje e ishte i përfshirë në masakrën e Don Boskos, ku humbi jetën një banakiere dhe 5 persona u plagosën. • Në mjetin e tij janë gjetur dhe një shumë e konsiderueshme parash, plot 113 mijë euro, para që dyshohet se janë produkt i shitjes së lëndëve narkotike. Deri më tani, Policia e Shtetit ka bërë publike edhe pamjet e aksionit, por nuk përmendet personi i dyshimtë që ndodhej në mjet me efektivin e RENEA-s.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Dosja.al ka mësuar një historik të shkurtër të karrierës së Altin Morinës, efektivit të Forcave RENEA që u kap sot me 113 mijë euro në mjetin e tij luksoz tip "Audi". Nga kërkimi që Dosja.al ka bërë për karrierën e Morinës, është mësuar se karrieren nga efektiv i Policisë, e më pas ka qenë shef i Komisariatit të Ballshit.
Nga aty është katapultuar në 2012 tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nga aty, qarkulloi në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit.
TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksionin "Shqiponja", i zhvilluar mesditën e sotme, ku në pranga përfundoi shefi i forcave RENEA, Altin Morina. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Morina bënte shkëmbim të lëndëve narkotike kundrejt pagesës, gjë që shpjegon edhe shumën e parave që janë gjetur në mjetin e tij luksoz, tip "Audi".
Nga aksioni i zhvilluar sot, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro. Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.
Altin Morina- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksionin "Shqiponja", i zhvilluar mesditën e sotme, ku në pranga përfundoi shefi i forcave RENEA, Altin Morina. Pikërisht personi që shihni në foton e mëposhtme, brenda mjetit të së cilit u gjetën 113 mijë euro në mjetin e tij.
Morina u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.
TIRANË- Dalin pamjet e para nga aksioni i koduar "Shqiponja". Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Altin Morina, 43-vjeç, me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip "Audi", të cilat as nuk ishte munduar që t'i fshihte. Paratë me prerje euro, shqiptare por edhe paund, i kishte futur të gjitha në një qese supermarketi, duke e vendosur në sendilje të parë.
Paraprakisht dyshohet se paratë ishin produkt i shitjes së lëndëve narkotike, por nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera. Kjo pasi dyshohet gjithashtu që në mjet me të ka qenë edhe një person i dyshimtë, që mendohet se ka pasur lidhje në masakrën e Don Boskos, e cila ndodhi pak ditë më parë.
TIRANË- Punonjësi i RENEA-s, Altin Morina është vënë në pranga, pasi në makinën e tij tip “Audi” iu gjetën mbi 113 mijë euro të mbështjella me qese. Por në kuadër të operacionit "Shqiponja" janë gjetur edhe para me prerje të tjera, shqiptare dhe angleze. Aksioni u zhvillua mesditën e sotme, pas një informacioni të marrë se në mjetin “Audi” kishte me vete sasi të konsiderueshme parash.
NJOFTIMI I PLOTË
DVP Tiranë
Finalizohet nga Forca e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.
Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare. Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea. Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund. Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
TIRANË- Altin Morina, shefi i trajnimit pranë repartit RENEA është vënë në pranga. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni të zhvilluar këtë mesditë në kryeqytet.