LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentoi të vriste të riun pas një sherri, arrestohet Briken Rusta në Elbasan

23-vjeçari kishte planifikuar që më datë 26 Maj të vriste një 24-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më parë, Mariglen Hidën, i cili më parë ka qenë i dënuar 2 herë me vrasje. 

29 Maj 2023, 17:38 Nga k.m.
Tentoi të vriste të riun pas një sherri, arrestohet Briken Rusta
Arrestimi i Brikin Rustës

ELBASAN- Tre ditë pasi Policia e Shtetit parandaloi një vrasje në Elbasan, arrestohet sot 23-vjeçari që dyshohet se ka kryer krimin. Në pranga ka rënë i riu Brikin Rusta u kap në rrugën “Tomorr Sinani” gjatë aksionit policor të koduar “Plani”. 23-vjeçari kishte planifikuar që më datë 26 Maj të vriste një 24-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më parë, Mariglen Hidën, i cili më parë ka qenë i dënuar 2 herë me vrasje. 

Pas një sherri, ai ka marrë armën e tij, e ka shkuar për të qëlluar Hidën, por ka kuptuar që është pikasur dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar me shpejtësi. 

Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale). Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Plani”. I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Kapet dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim të krimit. Strukturat për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës kërkimore të pandërprerë për kapjen e autorit kryesor të dyshuar të një tentative për vrasje në qytetin e Elbasanit, si dhe bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në rrugën “Tomorr Sinani”, shtetasin e shpallur në kërkim B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Së bashku me shtetasin B. R., është arrestuar edhe shtetasi E. Rr., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. Rr, nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e shtetasit B. B., të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Plani”, të zhvilluar më datë 26.05.2023, si dhe ka përkrahur shtetasin B. R.. Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 23-vjeçari, më datë 26.05.2023, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë. Shtetasi i ndaluar B. R., në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Më datë 26.05.2023, në kuadër të këtij operacioni, është shpallur në kërkim edhe shtetasi K. S. (lidhje shoqërore e shtetasit B. R.). Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të implikimit ose jo të këtij shtetasi, në këtë ngjarje. Ndërkohë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

brikin rusta operacion plani

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri