10 Janar 2026, 09:40
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
KLOS- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet u gjet në rrjedhën e një përroi. Blutë sqarojnë se në automjet kanë qenë dy persona, drejtuesi 24-vjeçar Andi Llosha dhe pasagjeri 30-vjeçar Jurgen Karaj.
Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi ai është largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.
Gjithashtu Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.
Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al
andi llosha jurgen karaj
Aktualitet
10 Janar 2026, 09:25
E. D
permbytjet ne durres
DURRËS- Prefektura e qarkut të Durrësit ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga r...
Aktualitet
10 Janar 2026, 08:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit në...
Aktualitet
10 Janar 2026, 08:28
E. D
pamje nga vendngjarja
KLOS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Klos. Mësohet se automjeti që ra në përru...
Aktualitet
10 Janar 2026, 08:16
E. D
foto ilustruese
KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 01:00 të natës në Klos. Mësohet se nj&...
Aktualitet
10 Janar 2026, 07:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore. Në nj&eum...
Aktualitet
10 Janar 2026, 07:48
E. D
banori
KRUJË- Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive edhe në fshatin Miliskajë të Krujës. P&e...
Aktualitet
10 Janar 2026, 07:34
E. D
foto ilustruese
Me përfundimin e efektit të rritjes së pagave në administratën publike, maturimin e ndërtimit dhe zbehjen e ...
Aktualitet
10 Janar 2026, 07:19
E. D
foto ilustruese
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vran&eu...
Aktualitet
9 Janar 2026, 22:58
vladimir karaj
Në fund të vitit 2018, kur mijëra studentë mbushën sheshet për të protestuar kundër kushteve të mësimdhë...
Aktualitet
9 Janar 2026, 21:46
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elba...