26 Mars 2025, 18:02
Nga B.Z
Pamje nga protesta
VELIPOJË - Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë, kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të mërkure për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në këtë zonë.
Kjo ishte hera e dytë që banorët dilnin në protestë, ndërkohë që ditën e sotme ka pasur edhe përplasje me policinë. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme forcat e policisë kanë tentuar të largojnë me dhunë banorët e zonës të cilët në shenjë revolte kishin bllokuar punimet.
"Largohu, ec, largohu", dëgjohet të thotë një polic me tone të larta, teksa me një shkop gome në dorë largon banorin nga zona e ndërtimit.
Banorët kanë tentuar të rezistojnë kundrejt policisë, ndërsa siç dëgjohet dhe në video ata u kërkojnë efektivëve që të mos i prekin me dorë. "Mos na prekni me dorë, mos na prekni",- dëgjohet të thotë një banor.
Qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre me rezistencë, ndërkohë që bëhet me dije se policia ka shoqëruar në komisariat disa prej tyre. Vetë banorët në një prononcim për mediat më herët kanë deklaruar se i kanë pronat prej shekujsh dhe pretendojnë se me dokumente të falsifikuara është tjetërsuar prona.
protesta ne velipoje perplasje me policine
Aktualitet
26 Mars 2025, 16:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa d&...
Aktualitet
26 Mars 2025, 16:00
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën...
Aktualitet
26 Mars 2025, 15:17
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Etleva* ishte vetëm 20 vjeç kur u diagnostikua me një sëmundje autoimunitare të pashërueshme ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 14:06
N.F
Viktima
PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit Naser Gashi në Prishtinë. Medi...
Aktualitet
26 Mars 2025, 13:47
N.F
Protesta
PRISHTINË- Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çm...
Aktualitet
26 Mars 2025, 13:31
N.F
Autobusi
DURRËS- Dy shoferë të një autobusi janë vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit. ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 12:27
r.ll
viktima me bashkeshortin
TIRANË- Nexhmie Haradini u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë nga ish-...
Aktualitet
26 Mars 2025, 12:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Korporata e Investimeve Shqiptare rishpalli nga e para thirrjen për të gjetur një zhvillues privat për n&e...
Aktualitet
26 Mars 2025, 12:07
r.ll
pamje nga ngjarja
TIRANË- Dy të mitur janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se hodhën lëndë djegës në o...
Aktualitet
26 Mars 2025, 11:59
N.F
Sulmi
GREQI- Pamje nga momenti i një sulmi me çekiç janë publikuar së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë publikuar m...