LIVE UPDATES
Aktualitet

Lidhje me "5D"? Skema e korrupsionit që çoi në pranga Beqajn, sa është shuma që dyshohet se është shpërdoruar

Nga hetimet rezulton se Shoqëria ‘Landëays International’ është aksionere me 27 për qind tek ‘Mediterenian Investment Group’, kompani e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës, ku një prej aksionerëve kryesorë është Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën ‘5 D’.

5 Korrik 2024, 22:08 Nga M.B
Lidhje me "5D"? Skema e korrupsionit që çoi në pranga
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar pasi dyshohet të ketë lidhje me abuzimet me fondet e BE-së, gjatë kohës që drejtonte agjensinë shtetërore SASPAC. Emisioni "Në Shënjestër" nga gazetarja Klodjana Lala u trajtua sot kjo çështja ku u tha se nga dokumentet dhe dosja hetimore hidhet dritë mbi skemën korruptive, e cila duket se është më e gjerë dhe më e organizuar.

Nga hetimet rezulton se Shoqëria ‘Landëays International’ është aksionere me 27 për qind tek ‘Mediterenian Investment Group’, kompani e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës, ku një prej aksionerëve kryesorë është Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën ‘5 D’. Kompania ‘Mediterenian Investment Group’ ka marrë status special me propozim të Ministrisë së Turizmit.

Vetë ministria e Turizmit ka lidhur kontratë me ‘Landëays International’ për aktivitetin ‘Festa’ me vlerë 380 mijë euro. Por le të ndalemi konkretisht se për çfarë ofertash bëhet fjalë dhe cili është dëmi i shkaktuar? Dhe se si për të njëjtin event bëheshin dy tenderime dhe faturat lëshoheshin nga një prej restoranteve brenda Kalasë së Tiranës, që dyshohet se është në pronësi të Ilir Beqaj.

Dosja Hetimore

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar: Shërbimi i prokuruar ‘Për Organizmin e Konferencës nga datat 3-5 Prill 2023 ‘E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion’) me vlerë 125 000 00 euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38 509 550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur ‘Landëays International’ sh.p.k me ortak dhe administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim Alfred Nikolla.  

Shoqëria tregtare ‘Albanian Food and  Hospitality Lab’ sh.p.k, njohur si restorant ‘Gzona’ ka lëshuar 4 fatura ndaj shoqërisë ‘Landëays International’. Por duket se skema korruptive është më e gjerë dhe më e organizuar se kaq. Pasi nga hetimet rezulton se Shoqëria ‘Landëays International’ është aksionere me 27 për qind tek ‘Mediterenian Investment Group’.

Kompani e cila po ndërton hotelin luksoz në Durrës, ku një prej aksionerëve kryesorë është Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën ‘5 D’.

Kompania ‘Mediterenian Investment Group’ që ka marrë status special me propozim të Ministrisë së Turizmit. Vetë ministria e Turizmit ka lidhur kontratë me ‘Landëays International’ për aktivitetin ‘Festa’ me vlerë 380 mijë euro. Ku SPAK dyshon se aktiviteti nuk është kryer as nga SASPAK. as nga ky institucion, por janë gjetur vetëm 41 mijë euro fatura te lokali ‘Gzona’.

Dosja Hetimore

Deri më tani i vetmi shërbim i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, nga shoqëria tregtare ‘Albanian Food and  Hospitality Lab’ sh.p.k, njohur me emërtimin tregtar si restorant ‘Gzona’ në një vlerë prej 4 189 000 lekë.

Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë ‘NINE SERVICES INT’ sh.p.k me ortak dhe administrator Elton Marinin dhe Bjona Zijaj  për qëllime të përfitimit material.

Këto para në mënyrë po fiktive janë përdorur edhe për konsulenca. Ku një nga personat e përfshirë del se është edhe Bledar Leka. Në llogarinë e të cilit kanë kaluar mijëra euro nga llogaria e SASPAC. Ku përfituesi fundor del sërish se është Ilir Beqaj, dhe njeriu i tij, Ermal Kurtula.

Dosja Hetimore

Në llogarinë e subjektit Bledar Leka, më 8 Shtator 2023 është kredituar shuma prej 21 milionë lekësh nga SASPAK me përshkrimin ‘SASPAK-shërbim koordinim dhe konsulencë për konferencë’.

Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti ‘Gzona’, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj e Ermal Kurtula.

Në rastet kur projektet e monitoruara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2 500 euro, ku sipas rregullave ‘PRAG’ realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt. 

Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant ‘Gzona’. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtula  me restorantin ‘Gzona’.

Por ajo që mund ta fundosë edhe më tej ish-ministrin Beqaj, në këtë aferë, por edhe të tjerët është hetimi pasuror. Ku SPAK ka zbuluar deri më tani se Beqaj ka fshehur interesat e tij te restoranti ‘Gzona’.

Aty ku rrotullohen një pjesë e mirë e faturave fiktive, të krijuara si shërbime të paqena, me fondet e BE-së të grabitura nga SASPAC. Nga ku del se bashkëshortja e Beqaj fillimisht ka pasur aksione në restorantin ‘Gzona’, të cilat më pas mendohet se janë fshehur në emra të tij. Por që dyshimi është se ‘Gzona’ në fakt i përket familjes Beqaj.

Dosja Hetimore

Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin ‘Gzona’ me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masën 15 përqind në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim Ilir Beqaj, i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un. Këto dyshime të SPAK lidhen edhe me gjetjet që kanë bërë gjatë hetimeve. Ku del se Beqaj ka investuar në restorantin ‘Gzona’, duke blerë pajisje.

Dosja Hetimore

Personi nën hetim Ilir Beqaj  dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21 411 euro dhe 4 666 110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34 783 euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtula, i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Në fakt Ermal Kurtula që shërbente edhe si shofer i Beqaj edhe gjatë ardhjeve të tij në SPAK, duket se ka qenë pikënisja nga ku Prkuroria e Posaçme nisi hetimin e ri ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë. I cili në një nga pranitë e tij në SPAK, erdhi me një makinë të drejuar nga Kurtula, e cila më pas u gjobit për parkim të gabuar.

Makinë e cila më pas rezultoi se në fakt ishte e Beqaj dhe jo e Ermal Kurtulas. Dhe se ish-ministri nuk e kishte deklaruar. Ashtu si edhe ndjekja që iu bë Kurtulas, nga ku doli se ai ishte njeriu i besuar i Beqaj në çdo aferë të tij.

Dosja Hetimore

Personi nën hetim Ilir Beqaj  ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB 020 DE blerë në vitin 6 Shtator 2019, në emër të personit nën hetim Ermal Kurtula. Me këtë automjet Beqaj vinte në SPAK kur po hetohej për koncesionin e sterilizimit dhe është gjobitur disa herë nga policia për parkim të gabuar.

Tashmë Beqaj dhe të tijët duhet të përballen me akuza, deri te mashtrimi me pasoja të rënda. Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesa, BKH ka gjetur edhe sasi të konsiderueshme parash si edhe blloqe shënimi, të cilët priten të provojnë gjithmonë e më shumë përmasat e kësaj afere korruptive.

Dosja Hetimore

Gjykata e Posaçme me nr. 65, datë 3 Korrik 2024 ka caktuar masë sigurimi arrest me burg për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtula dhe Alfred Nikolla.

Nga të cilat dy masa janë ‘arrest shtëpie’ dhe dy të tjerë ‘detyrim për paraqitje’. Ku ata po hetohen për akuzat: ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’, kryer në bashkëpunim, ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë’, ‘Fshehja e pasurisë’, ‘Mashtrimi’ me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim dhe ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’.

Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47 000 euro dhe 700 000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin etj.

Por ajo që pritet më interes në këtë hetim është se deri këtu mund të jemi në majën e ajsbergut. Pasi sipas SPAK, hetimi vazhdon edhe në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara më datë 28 dhjetor 2023.

Një hetim që nëse do të shtyhet më tej edhe në ministri të tjera mund të rezultojë me surpriza të pakëndshme për disa nga drejtuesit e këtyre ministrive.

 

ilir beqaj

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria