LIVE UPDATES
Aktualitet

"Liria, besimi dhe pajtimi" , qëndrimet dhe dëshirat e serbëve dhe shqiptarëve nga veriu i Kosovës

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë: paga, pensione, ndihma për nënat apo fëmijët, ndihmë sociale dhe pagesa të tjera.

29 Dhjetor 2024, 14:15 Nga r.ll
"Liria, besimi dhe pajtimi" , qëndrimet dhe dëshirat e
Dragisha Llakiçeviç

KOSOVË- "Liria dhe besimi". Kjo është ajo që momentalisht i mungon më së shumti Dragisha Llakiçeviçit nga fshati Kutnje, në komunën e Leposaviqit, ku jetojnë kryesisht serbë. Ai merret me bujqësi dhe prodhimin e djathit shtëpiak, mishit dhe produkteve të frutave. Në një pronë prej rreth 12 hektarësh pranë lumit Ibër, ai kujdeset për kafshët shtëpiake.

Përveç kësaj, Dragisha është i punësuar në një nga institucionet e Serbisë që Qeveria e Kosovës i ka mbyllur nga fillimi i vitit 2024, duke argumentuar se funksionimi i tyre është i paligjshëm.

Disa nga institucionet e mbyllura janë Posta e Serbisë, Kursimorja e Postës, Organet e Përkohshme Komunale, Thesari i Bankës Popullore të Serbisë dhe Instituti për Sigurime Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut, të cilat janë zëvendësuar nga institucione, posta dhe banka që operojnë në sistemin e Kosovës.

Megjithatë, Dragisha Llakiçeviç shpjegon se atyre u duhen edhe institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë, në mënyrë që të mund të komunikojnë me të afërmit ose miqtë e tyre.

"Për shembull, ne jemi shumë më të orientuar drejt Rashkës, Kralevës dhe Novi Pazarit [qytete në Serbi], sesa drejt Vushtrrisë ose, për shembull, drejt Prishtinës [kryeqyteti i Kosovës që gjendet në jug të lumit Ibër]. Për fat të keq, por kështu është. Ne kishim të afërm në Prishtinë, por ata të afërm tanë nuk janë më në Prishtinë. Ata janë tani në Kragujevc ose Beograd. Dhe tani kur ky pushtet qendror na hap Postën e Kosovës këtu, çfarë të bëj unë me atë institucion këtu?”.

Serbia, ndërkohë, refuzon të mbyllë institucionet e saj për territorin e Kosovës dhe i ka zhvendosur ato pranë zonave kufitare nga ana serbe. Aty janë vendosur edhe bankomate ku qytetarët e Kosovës mund të tërheqin pagesat e tyre në dinarë, duke pasur parasysh që Qeveria e Kosovës ka ndaluar përdorimin e valutës zyrtare të Serbisë nga fillimi i vitit 2024.

Një bankomat i vendosur nga autoritetet serbe në Rashkë të Serbisë, vetëm pak metra pas kalimit të kufirit me Kosovën.
Dragisha Llakiçeviç, por edhe shumica e serbëve të tjerë nga Kosova, i shohin këto veprime si “represion”.

"Çështja e dinarit, kjo është një çështje shumë e vështirë. Dua të them, të gjitha të ardhurat tona [nga buxheti i Serbisë] janë në dinarë, ndërsa tani këtu [në Leposaviq] nuk mund të paguajmë asgjë në dinarë, kështu që gjejmë zgjidhje, i shkëmbejmë në euro. Jeta këtu na është bërë e ndërlikuar, por shpresojmë për më të mirën", thotë Llakiçeviç për Radion Evropa e Lirë (REL).

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë: paga, pensione, ndihma për nënat apo fëmijët, ndihmë sociale dhe pagesa të tjera.

Tetëdhjetëvjeçarja Sllobodanka Llazoviç nga Leposaviçi jeton vetëm, dhe është njëra nga ata që nuk janë në gjendje të udhëtojnë çdo muaj në Serbi për të tërhequr pensionin.

"Kam disa shoqe që kanë punuar në [Mitrovicën e Veriut], ato deri tani m’i kanë sjellë. Unë vetëm dal, ajo më telefonon dhe më thotë kur do të vijë autobusi dhe unë dal dhe e marr [pensionin]. Për më tutje, nuk e di si do të jetë", thotë ajo për REL.

Mosbesimi ndaj Policisë së Kosovës

Llazoviç thotë se i rëndon prania e shtuar e Policisë së Kosovës dhe tensionet e vazhdueshme, sepse, siç thekson ajo, është mësuar "të ketë liri dhe të bëjë shaka".

"Kështu duhet të mendosh mirë se çfarë do të thuash, nuk e di kush kalon, nuk e di si, çfarë", thotë ajo.

Kosova rriti masat e sigurisë në fund të nëntorit, pas sulmeve ndaj komunës dhe stacionit policor në Zveçan. Disa ditë më vonë, ndodhi një tjetër sulm në fshatin Varragë, në komunën e Zubin Potokut, kur një pjesë e kanalit Ibër-Lepenc, i rëndësishëm për furnizimin me ujë dhe sistemin energjetik të Kosovës, u hodh në erë me eksploziv.

Megjithatë, Dragisha Llakiçeviç, ashtu si shumica e serbëve me të cilët Radio Evropa e Lirë ka biseduar për temën e masave të shtuara të sigurisë, nuk ka besim te Policia e Kosovës.

"Ky mosbesim është ndërtuar ndër vite. Ne ndaj Policisë së Kosovës, për shkak të arrestimeve të vazhdueshme, kemi krijuar një ndjenjë armiqësie, duke mos i pranuar ata si garantues të sigurisë apo si një shërbim të besueshëm, por si një forcë okupatore", thotë ai.

Prania e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Llakiçeviç mendon se situata në veri të Kosovës është përkeqësuar në vitin 2022 dhe që nga atëherë e ardhmja e tyre është e pasigurt për shkak të tensioneve të vazhdueshme. Në atë vit, pikërisht në fillim të nëntorit, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë, me nismën e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi.

Shkaku për këtë vendim ishte insistimi i Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për të hequr targat e regjistrimit të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Nga këndvështrimi i sotëm, Llakiçeviç e sheh atë vendim si të gabuar.

"Menduam se do të arrinim disa rezultate, por gjithçka është vetëm përkeqësuar", thotë ai për REL.

Pas daljes nga institucionet e Kosovës, serbët bojkotuan zgjedhjet lokale, gjithashtu sipas thirrjes së Listës Serbe, gjë që çoi në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë të komunave. Gjithashtu, Kosova vendosi në veri edhe policë nga komuniteti shqiptar, pasi ata nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje.

Ndërkohë, pas shumë krizave gjatë dy vjetëve të fundit, Dragisha Llakiçeviç dhe rreth 4.000 serbë të tjerë në veri të Kosovës, në fund, zëvendësuan targat serbe me ato të Kosovës, RKS (Republika e Kosovës).

Si i shohin shqiptarët nga veriu i Kosovës veprimet e Qeverisë?

Rreth 30 kilometra larg Leposaviçit, Zahir Mehmeti nga Mitrovica e Veriut – komunë ku shumica e popullsisë i përkasin komunitetit serb – e përjeton situatën krejt ndryshe.

Për të, këto janë ditë gëzimi pasi është kthyer në shtëpinë e tij, e cila ishte shkatërruar gjatë luftës, rreth 25 vjet më parë. Ai shton se situata e sigurisë nuk ka qenë kurrë më e mirë.

"Isha refugjat në qytetin tim, në pjesën jugore të Mitrovicës, ku jetoja me qira. Për 24 vjet kemi jetuar me qira. Pas këtyre 24 vjetëve, falë Qeverisë [së kryeministrit Albin] Kurti, e cila e ndërtoi dhe na mundësoi kthimin në shtëpitë tona", thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Ai është kthyer në Mitrovicën e Veriut me familjen e tij rreth katër muaj më parë.

"Unë nuk di si ta përshkruaj, nuk ka lumturi më të madhe", shton ai.

Pas luftës së vitit 1999, Mitrovica u nda në dy pjesë – veriore me shumicë serbe dhe jugore me shumicë shqiptare, gjë që shkaktoi migrimin e banorëve brenda vetë qytetit.

Mehmeti thotë se situata ka ndryshuar dhe se fqinjët nga komuniteti serb në Mitrovicën e Veriut e kanë pranuar mirë kthimin e tij. Ai punon edhe punë ndërtimore te disa prej tyre, me të cilën merret zakonisht.

"Unë jam fqinj me njerëzit me të cilët jam rritur dhe me të cilët gjithmonë kemi jetuar bashkë pa probleme. Për sa më përket mua, jo vetëm mua por askujt këtu, nuk ka asnjë problem", thotë ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, konsideron se janë krijuar kushtet për kthimin e shqiptarëve në veri të Kosovës.

"Mitrovica e Veriut aktualisht është një qendër urbane për serbët – një qendër politike, qendër shëndetësore dhe një vend ku, gradualisht, edhe komuniteti serb po e pranon kthimin e qytetarëve shqiptarë. Ky është një proces i dhimbshëm, sepse përfshin një periudhë të gjatë kohore", thotë ai.

Procesi i kthimit të serbëve në jug të lumit Ibër, gjithashtu, është sfidues dhe sipas të dhënave të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, rreth 30.000 nga 200.000 personat e zhvendosur gjatë periudhës 1999–2004, janë kthyer.

Sadiku thekson se Mitrovica, gjatë viteve të fundit, ka qenë një strehë për shumë persona të zhvendosur, si nga komuniteti serb, ashtu edhe nga ai shqiptar, dhe tani ka raste ku fqinjët serbë dhe shqiptarë ndihmojnë njëri-tjetrin.

Sllobodanka Llazoviq nga Leposaviçi shpreson për një të ardhme më të mirë dhe më të bukur për të gjithë, pavarësisht sfidave dhe tensioneve të shumta në veri të Kosovës. "Kur të ndodhë edhe pajtimi, do të jetë edhe më mirë", përfundon ajo./REL

shqiptaret ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen