23 Shkurt 2023, 17:14
Nga k.m.
Anita Mici
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Durrës, Anita Mici, duke e konsideruar të pabazuar në fakte dhe në ligj vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e saj. Në momentin që KPA mori vendimin për të, Mici nuk ishte e pranishme në sallë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anita Mici. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2023.
Anita Mici është një emër i njohur në drejtësi. Mici, së bashku me gjyqtarët Arben Vrioni dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Po ashtu, liroi Viktor Ymerin gjithashtu i njohur si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës. Gjyqtarja, gjithashtu ka kryesuar trupin gjykues që ‘vulosi’ mbylljen e dosjes së Florenc Çapjas, për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema, i cili u ekzekutua më pas.
anita mici
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:59
F.M
Amar (Dritan) Shkëmbi
TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:56
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 24 orët e fundit në vendin tonë janë ...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:22
k.m.
Foto ilustruese
Brenda verës pritet që në Tiranë të bëhen funksionale linjat e shpejta të autobusëve. Bëhet fj...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:14
F.M
Amar Dritan Shkëmbi
TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi është 39-vjeçari i arrestuar në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi ...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:13
k.m.
Foto ilustruese
DUBAI- Një prej autorëve të dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar në Emiratet ...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:03
k.m.
Alda Klosi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Ald...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 16:01
F.M
Aldo Bare
ELBASAN- Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjes ka dalë sërish në gjyq ku ka k&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 15:43
I.A
DIMAL- Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Goriçan të Dimalit. Mësohet se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 14:18
A.B
Vila
LEZHË- Dy vila janë grabitur në fshatrat e Lezhës. Vilat trekatëshe, të cilat ishin të mbyllura pasi familjarë...
Aktualitet
23 Shkurt 2023, 14:12
k.m.
Pellumb Islami
GREQI- Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë e viktimës do t'i japin lamtumirën e ...