2 Tetor 2022, 20:52
Nga k.m.
Foto ilustruese
Huggy wuggy është kthyer në lojën më të famshme në internet për të vegjëlit. Edhe pse e frikshme, të miturit kanë krijuar varësi prej saj.
“E di sa të tremb. Se të ndjek kështu. Sidomos kur e luan natën, të ngrin zemra”, thotë një fëmijë.
I pyetur se pse e luan, ai përgjigjet: “Se është fiksuese…”
Për Huggy-n, personazhin kryesor të lojës të ngjyrosur me blu, me buzë të kuqe e dhëmbë të mëdhenj të mprehtë, ka edhe këngë që të fton në përqafim deri në vdekje, ndërsa ka nisur shitja e tij në dyqane lodrash, e rezulton si kukulla më e preferuar nga fëmijët në të gjithë botën, pavarësisht pamjes së frikshme. Një shqetësim botëror. Aplikacioni të paralajmëron që është një eksperiencë horror ku përmban dhunë dhe gjak, mirëpo jo të gjithë prindërit janë në dijeni për përmbajtjen e lojës.
“E kishte qejf edhe e ka parë në YouTube gjithë verën. Kur dëgjuam çfarë ishte morëm masa. Ja ndaluam ta shihte, edhe I hodhëm lodrën. Se në plazh kur ishim e kishin të gjithë fëmijët dhe më thoshte mami e dua dhe unë, e dua…”, tregon një prind.
Nga një vëzhgim i thjeshtë nëpër shkolla, vihet re se fëmijët jo vetëm luajnë me HUGGY WAGGY por edhe janë bërë fansa të personazhit që luan rolin e një monstre. (efekt djali i veshur me bluzën ) Punonjësit e shërbimit psikosocial tregojnë se ky është fenomeni më i ri I përhapur te arsimi bazë. Ata këshillojnë që prindërit duhet të shtojnë vigjilencën për të parë se si dhe me çfarë e shpenzojnë kohën fëmijët e tyre para telefonit dhe jo çdo dëshirë e tyre duhet plotësuar, kur është e rrezikshme dhe e dëmshme për ta.
“Epoka e teknologjisë këto disavantazhe na ka sjell. Duhet të mundohemi të jemi ne të parët të informuar për fenomene të ndryshme si dhe për rastin e Huggy. Po të lexojnë për të është vërtet një histori horror. Normalisht përdorimi i diçkaje të frikshme i bën fëmijët më të ndjeshëm, më të frikësuar ndaj njerëzve që ju afrohen, mund të vuajnë dhe nga makthe të pagjumësisë. Pra, ka element emocionalë në të cilat fëmija preket”, thotë Arjola Manreka, punonjëse e shërbimit psiko-social./TopChannel
huggy wuggy
Aktualitet
2 Tetor 2022, 20:24
k.m.
Pamje nga videoja
TIRANË- Seks, drogë dhe tekno. Piranjat tona janë infiltruar në eventin Illegal Techno të zhvilluar në Vil&...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 20:21
k.m.
TIRANË- Rikthen "Piranjat"! Pas Heronjve të Vigut, Tina Turner, edhe busti i mbretereshës Elizabeth ll u zhduk nga Kukësi në mën...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 20:02
k.m.
Feriku dhe Marjana
Feriku e ka nxjerrë Marjanën, gruan e tij nga shtëpia për shkak se e fajëson që i lejoi motrat e saj t&eum...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 19:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Duket se sulmi i paralajmëruar në gusht në kampin e Manzës bazohet në fakte dhe raportime nga burime ...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 18:40
k.m.
Nekid Arapi
BRITANI E MADHE- Detaje të reja janë zbuluar me pengmarrjen e ndodhur në Britaninë e Madhe, ku për ditë të t...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 18:33
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Gjashtë shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 18:25
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një 38-vjeçare jetoi një tmerr për pesë ditë të tëra në Nea Joni të Greqisë...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 17:52
k.m.
Foto nga spitali i Bergamos
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Casarile të Milanos, ku një foshnje 8-muajshe ësht&...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 17:24
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rez...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 17:22
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident është regjistruar, pasditen e sotme në zonën e Durrësit, ku një makinë ka...