"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
FT-Lot dhe trishtim për tifozët holandezë, si e përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës
Disa ngushëllohen me pijen e të tjerë me njeriun e zemrës. S'dihet nëse tifozët do të rikthehen menëjeherë në vendin e tyre apo do të shijojnë edhe disa ditë pushimi në Tiranë.
26 Maj 2022, 07:16Nga DOSJA
Tifoz
TIRANË- Tifozët e Feyenoord nuk e kanë pritur mirë humbjen e skuadrës së zemrës në stadiumin ‘Air Albania’. Në foto tregohet sesi ata përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës, mes trishtimit.
Disa ngushëllohen me pijen e të tjerë me njeriun e zemrës. S'dihet nëse tifozët do të rikthehen menëjeherë në vendin e tyre apo do të shijojnë edhe disa ditë pushimi në Tiranë.
Humbja e Feyenoordit në finalen e Tiranës ka shkaktuar zemërim të tifozëve holandezë të cilët shkaktuan trazira edhe në rrugët e Roterdamit.
Roma, 31 vjet pas finales së saj të fundit europiane, triumfoi në Tiranë, duke fituar Konferencën e Ligës, në edicionin e parë të saj, duke mundur në finale Feyenoord 1-0. Goli i fitores u nënshkrua nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë, rezultat i mbajtur nga skuadra e Mourinhos deri në minutën e 95-të.