LIVE UPDATES
Aktualitet

Luftrat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat e parë të politikës së jashtme të Donald Trumpit

Mandati i tij fillon më 20 janar, por ai tashmë ka folur me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

12 Nëntor 2024, 15:59 Nga r.ll
Luftrat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat e parë të
foto ilustruese

SHBA- Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka dhënë detaje për politikën e jashtme të administratës së tij të ardhshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, bisedat e tij të para me udhëheqës ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje, tregojnë se ai synon të përmbushë zotimet për t'i dhënë fund shpejt konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe agresioni rus në Ukrainë, do të jenë objektivat e parë të politikës së jashtme të Uashingtonit kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Asgjë nuk do të më pengojë të mbaj premtimet e mia. Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të fortë, të begatë, të fuqishme dhe të lirë përsëri”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Mandati i tij fillon më 20 janar, por ai tashmë ka folur me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Moska mohon njoftimet se zoti Trump ka folur edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti i zgjedhur Trump bëri fushatë duke u zotuar për t'i dhënë fund shpejt luftrave. Analistët thonë se ai do që të japë rezultate sa më shpejt.

“Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, mendoj se në disa mënyra, mesazhi do të jetë ‘nxitoni dhe përfundoni këtë luftë’. Mesazhi për Ukrainën, do të jetë ‘stop’”, thotë analisti Charles Kupchan.

Zoti Trump nuk ka shpjeguar asnjëherë se si do të ndalojë luftërat, por shpesh kritikon ndihmat amerikane prej miliarda dollarësh që shkojnë në Ukrainë. Një fund i shpejtë i luftës mund të nënkuptojë lëshime të mëdha nga Kievi, diçka që Presidenti Zelensky thotë se nuk ka gjasa të ndodhë.

“Ne duam një fund të drejtë të kësaj lufte. Jam i sigurt se një përfundim i shpejtë i luftës do të thotë humbje”, thotë Presidenti Zelensky.

Me dërgimin e ushtarëve nga Koreja e Veriut për të ndihmuar Moskën, lufta në Ukrainë mund të ketë implikime më të gjera gjeopolitike, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Gadishullin Korean.

Presidenti i zgjedhur Trump duhet të merret gjithashtu me Izraelin, i cili duket i përqëndruar në arritjen e qëllimeve maksimaliste dhe jo në një armëpushim, jo vetëm me Hamasin në Gazë, por edhe me Hezbollahun në Liban, frontin e dytë të luftës. Të dy grupet kanë mbështetjen e Iranit.

“Ne e shohim kërcënimin iranian të pranishëm në të gjithë elementët e tij dhe rrezikun që ai paraqet. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha përpara Izraelit në fushën e paqes dhe zgjerimit të tij”, thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi të jetë i ashpër në tregti, veçanërisht kundër Kinës. Në mesazhin e urimit drejtuar zotit Trump, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për lidhje “të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme”.

“Xi Jinping vuri në dukje se historia ka treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga bashkëpunimi dhe vuajnë pasoja nga konfrontimi”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi gjithashtu se do të godasë emigracionin, duke u zotuar se do të dëbojë masivisht emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Të hënën, ai emëroi Tom Homanin, i cili ka shërbyer si drejtor i agjencisë me përgjegjësinë për zbatimin e ligjeve për emigracionin (ICE) , si personin përgjegjës për emigracionin në administratën e ardhshme./VOA

donald trump shba lufta ne gaze lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj