12 Nëntor 2024, 13:48
Nga ZH.LL
Foto nga operacioni i policisë
VLORË- Policia e Vlorës ka goditur një grup të trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit "Labirinti", janë arrestuar 11 persona të moshave të ndryshme.
Blutë njoftojnë se 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shitnin lëndë narkotike në Vlorë dhe Fier. Po ashtu, 1 person është arrestuar në flagrancë pasi posedonte doza kanabisi.
"Pas 6 muajsh finalizohet operacioni policor i koduar “Labirinti”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, arrestohen 11 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.
Gjithashtu, gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që posedonte doza kanabisi.
Si rezultat i një hetimi të nisur në muajin maj të këtij viti, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe me DVP Fier, operacioni policor i koduar “Labirinti”. Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
-F. O., 34 vjeç, J. B., 25 vjeç, D. Gj., 24 vjeç, A. O., 32 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, I. H., 29 vjeç, të gjithë banues në Fier, N. H., 33 vjeç, banues në Tepelenë dhe K. Xh., banues në Tiranë;
-si dhe për shtetasit E. K., 18 vjeç, E. K., 21 vjeç, vëllezër të cilët aktualisht vuajnë dënimin në IEVP për veprën penale “Vrasja” dhe A. H., 54 vjeç, i cili vuan dënimin në IEVP për veprën penale “Mashtrimi”." ka njoftuar policia.
policia e vlores operacioni labiritni arrestohet grupi
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 13:41
I.A
Atentati
SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur akuza ndaj disa efektivëve të Shkodrës për shpërdorim ...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 12:46
ZH.LL
15-vjeçari
SHKODËR- Një 15-vjeçar nga Postriba e Shkodrës, prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen e tij. Ishte ba...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 12:56
M.B
Trualli
KURBIN- 55-vjeçari Kristo Martinaj është ndaluar nga policia pasi dyshohet për një rast të shpërdori...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 12:36
ZH.LL
Elon Musk
ITALIA- Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, kritikoi të martën vendimin e gjyqtarëve të Romës për ...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 11:28
ZH.LL
Pensionistët në protestë
TIRANË- Pensionistët kanë dalë sërish edhe sot, mesditën e kësaj të ma...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 11:19
ZH.LL
Gjyakata e Korçës
KORÇË- 43-vjeçari, Edison Sheme i akuzuar për mardhënie seksuale me të mitur ësh...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 10:27
ZH.LL
Shkolla Kolë Jakova
TIRANË- Një sherr mes të miturve që ka degraduar deri në përdorimin e thikës ka ndodhur dit&eum...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 10:16
I.A
Policia e Shtetit
TIRANË- Aplikantët për shef komisariati janë zbardhur në të gjithë vendin. Mësohet se gjiths...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 09:58
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
GREQI- Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të...
Aktualitet
12 Nëntor 2024, 09:56
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KRUJA- Një grabitje është regjistruar gjatë natës në Krujë nga ku mësohet se nj...