LIVE UPDATES
Aktualitet

Makinistët do të rikthehen pas shumë vitesh në hekurudha, nis procesi i trajnimit e licencimit

Për procedurat e funksionimit hekurudhor dhe të sigurisë, duhet të paraqesin kërkesën e tyre pranë Autoritetit. Qendrat e formimit profesional mund të krijohen nga administruesit e infrastrukturës, sipërmarrjet hekurudhore, subjektet publike apo private. Për njohjen, rinovimin ose ndryshimet që kërkohen, qendra e formimit profesional paraqet një kërkesë të specifikuar me shkrim tek Autoriteti.

26 Dhjetor 2022, 19:46 Nga DOSJA
Makinistët do të rikthehen pas shumë vitesh në hekurudha,
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e trajnimit dhe licencimin e punonjësve për hekurudhë, në kuadër të projekteve hekurudhore që pritet të nisin. MIE ka publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimin për formimin profesional të personelit hekurudhor me qëllim përcaktimin e kushteve dhe procedurave, programin e trajnimit profesional dhe organizimin e testimit për certifikimin dhe licencimin e makinistëve dhe kandidatëve për makinistë që operojnë në sistemin hekurudhor. Udhëzimi i drejtohet autoritetit hekurudhor në vend, sipërmarrjeve hekurudhore dhe qendrave të formimit profesional.

Sipas dokumentit, për të hapur një qendër formimi profesional duhet të kesh staf të certifikuar nga Agjencia Europiane e Hekurudhave, pajisje dhe mjedis të përshtatshëm për trajnim, me qëllim përgatitjen e makinistëve dhe kërkuesve të tjerë për provimet, për të marrë ose për të mbajtur licenca dhe certifikata.

Për procedurat e funksionimit hekurudhor dhe të sigurisë, duhet të paraqesin kërkesën e tyre pranë Autoritetit. Qendrat e formimit profesional mund të krijohen nga administruesit e infrastrukturës, sipërmarrjet hekurudhore, subjektet publike apo private. Për njohjen, rinovimin ose ndryshimet që kërkohen, qendra e formimit profesional paraqet një kërkesë të specifikuar me shkrim tek Autoriteti.

Në rast aprovimi, Autoriteti lëshon deklaratë njohje 2 muaj më vonë. Deklarata e njohjes përmban dhe adresën e Autoritetit, emrin dhe adresën e qendrës së trajnimit, detyrat e trajnimit, numrin e identifikimit të qendrës të dhënë, datën e skadimit të deklaratës së njohjes. Ajo është e vlefshme për 5 vite, por mund të rinovohet. Kur Autoriteti konstaton se qendra e trajnimit nuk i plotëson më kërkesat për njohje, Autoriteti heq ose pezullon deklaratën e njohjes. Nga ana tjetër, makinistët do të pajisen me një licence të veçantë që tregon se makinisti plotëson kushtet minimale për sa u përket kërkesave mjekësore, arsimit bazë dhe aftësive të përgjithshme profesionale. Por do të pajisjet dhe me një certifikatë se ku mund të operojë.

Licenca është e vlefshme në të gjithë territorin e vendit dhe në vendet kufitare sipas marrëveshjeve, ndërsa certifikata, është e vlefshme vetëm për ato infrastruktura dhe mjete lëvizëse të identifikuara në të. Kushtet për t’u bërë makinist me licencë janë, mosha minimale duhet të jetë të paktën 22 vjeç, arsimi minimal tetëvjeçar/nëntëvjeçar. Konfirmim mjekoligjor të aftësive fizike dhe psikologjike, të kenë demonstruar kompetencën e tyre të përgjithshme profesionale.

Aplikimet për licencë duhet të depozitohen pranë Autoritetit nga makinisti kandidat ose çdo subjekt në emër të tij. Kërkesat e paraqitura pranë Autoritetit mund të jenë për dhënien e një licence të re, përditësimin e të dhënave të licencës, rinovimin ose kopje. Ajo lëshohet brenda një muaji dhe vlen për 10 vite. Licenca lëshohet në një origjinal të vetëm ose kopje të vërtetuar vetëm nga Autoriteti.

Rikthimi i makinistëve, term i harruar pothuajse në tregun e punës për më shumë se 30 vite,  lidhet me projektet hekurudhore që pritet të përfundojnë brenda disa viteve në Shqipëri. Momentalisht Shqipëria ka funksionale vetëm linjën hekurudhore Durrës-Kashar dhe Durrës-Elbasan në pritje të projekteve si ai i Durrës-Tiranë që nisi në vitin 2021, Vorë-Hani i Hotit për të cilën pritet miratimi i kredisë nga BERZH, dhe Durrës-Prishtinë, që në janar 2023 nis studimi i fisibilitetit.

Sipas të dhënave të Instat për hekurudhat ku të dhënat nisin në vitin 2005, pasagjerët që përdornin trenin në vend, kalonin shifrën 1 milion, për të rënë në vetëm 24 mijë në vitin 2021. Kjo për shkak se transporti hekurudhor nuk ishte më i përshtatshëm për të shërbyer si transport publik, përshkak të amortizimit të trenave, por edhe vetë shinave.

Pak para hyrjes së vitit 1990, Shqipëria kishte një linjë hekurudhore prej 677 km, Durrës- Peqin, Shkozet-Tiranë, Peqin-Elbasan, Vorë-Laç, Rrogozhinë-Fier, Elbasan-Librazhd, Librazhd-Prrenjas, Fier- Ballsh, Prrenjas-Gur i Kuq, Laç-Lezhë, Lezhë-Shkodër, Shkodër-Han i Hotit, Rrogozhinë-Fier- Vlorë dhe Milot-Rrëshen-Klos. Vetëm në vitin 1982, hekurudha shqiptare ka transportuar 13 milion pasagjerë.

Marrë nga GazetaSi

ministria e infrastruktures dhe energjise belinda balluku

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje