LIVE UPDATES
Aktualitet

"Pjesë e brezit të gjelbër të Europës!" DW: Male “pa kufij”, Shebeniku dhe Jabllanica

Shebeniku dhe Jabllanica ndajnë të njëjtin masiv malor, por jo të njëjtin status mbrojtjeje. Në Shqipëri, Shebeniku është park kombëtar, ndërsa Jabllanica në Maqedoninë e Veriut mbetet ende pjesërisht e pambrojtur.

2 Maj 2025, 08:09 Nga M.B
"Pjesë e brezit të gjelbër të Europës!" DW:
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Në kufirin lindor të Shqipërisë, ngjitur me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Parku Kombëtar i Shebenikut. Një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, e cila përfaqëson një nga ekosistemet malore më të ruajtura në vend.

Në Shqipëri Shebeniku ka statusin e parkut kombëtar që prej vitit 2008 dhe është strehë për shumë specie të rralla. Parku ka një sipërfaqe prej rreth 34 mijë hektarësh dhe përfshin një pasuri të madhe natyrore, me afro 1.800 lloje bimësh dhe kafshësh.

Shebeniku - Pjesë e brezit të gjelbër të Europës

Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Elbasan, thotë për DW: "Parku Kombëtar i Shebenikut ndodhet në brezin e gjelbër të Europës. Gjithashtu një pjesë e këtij parku, rreth 3.200 hektarë, është vlerë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, sepse këtu gjenden disa nga pyjet më të vjetra të ahut në Europë. Parku  karakterizohet nga fauna e egër si rrëqebulli i Ballkanit, që ishte dhe pikënisja për shpalljen e parkut – zonë e mbrojtur."

Në park ka edhe kafshë të tjera, si ariu i murrmë, gjithashtu një specie e rrezikuar, ujq, kaproj dhe shumë lloje të tjera që janë identifikuar nga kamerat kurth. Gjithashtu në park ka edhe 14 liqene akullnajorë që i japin një vlerë të shtuar biodiversitetit dhe natyrës së parkut.”

Natyrës nuk i interesojnë kufijtë politikë

Prej vitesh pala shqiptare ka propozuar krijimin e një parku të përbashkët ndërkufitar mes Shebenikut dhe malit të Jabllanicës në Maqedoninë e Veriut. Por, ndërsa Shebeniku është park kombëtar në Shqipëri, Jabllanica ende nuk e gëzon këtë status. Aktualisht vetëm 10-15% e saj është shpallur zonë e mbrojtur.

"Shpresojmë që pala maqedonase të ndërmarrë hapa për shpalljen e Jabllanicës si park kombëtar. Natyrës nuk i interesojnë kufijtë politikë – vlerat e saj janë të përbashkëta dhe duhen ruajtur për brezat që vijnë”, thotë Brazhda.

Në anën tjetër të kufirit, në fshatin Vevçan të Maqedonisë së Veriut, organizatat lokale si "Eko Svest” kanë qenë aktive në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e edukimit mjedisor, edhe pse pa një status të plotë ligjor për parkun.

"Në anën shqiptare Shebeniku është park kombëtar prej më shumë se 10 vitesh. Në anën tonë, vetëm një pjesë e vogël e Jabllanicës është zonë e mbrojtur. Objektivi ynë është që në dekadën e ardhshme ta shpallim të gjithë malin si park kombëtar dhe të krijojmë një lidhje natyrore me Shebenikun”, thotë Darko Kjitanoski nga OQJ-ja Eko-Svest.

Zhvillimi i turizmit

Në Shqipëri përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e parkut janë intensifikuar edhe nga shoqëria civile. Shoqata "Alb Natyra” ka përfshirë të rinjtë në hartimin e një guide praktike për parkun, duke synuar të lehtësojë orientimin e vizitorëve dhe të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore të zonës.

Gëzim Shuli, përfaqësues i Alb Natyra, thotë: "Kemi mbështetur zhvillimin e turizmit në zonë, përmes fuqizimit të barinjve, guidave turistike dhe shënjimit të shtigjeve të reja. Aktualisht po publikojmë edhe 'Guidën e Shebenikut'. Po punojmë me të rinjtë – gjimnazistë dhe studentë – që po ndihmojnë në promovimin e parkut. Gjithashtu, bashkëpunojmë me organizata në Maqedoninë e Veriut për nisma ndërkufitare.”

Shebeniku dhe Jabllanica janë një dëshmi se natyra nuk njeh kufij. Edhe pa marrëveshje formale ndërkufitare, bashkëpunimi mes komuniteteve në të dy anët e kufirit është një hap i rëndësishëm drejt një qasjeje të përbashkët për ruajtjen e pasurive natyrore përtej kufijve./ DW

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen