Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emigrantët do të zbresin dhe nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Pas këtyre proceduarave do të transferohen drejt Gjadrit.
SHËNGJIN- Anija e Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" me 49 emigrantë në bord, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ujërat e Shëngjinit. Ndërkohë, rreth orës 8 anija pritet të ankorohet në port. Emigrantët do të zbresin dhe nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Pas këtyre proceduarave do të transferohen drejt Gjadrit.
Ky është grupi i tretë dhe më i madh që pritet të vijë në qendrën e pritjes në Shëngjin. Mediat italiane raportojnë gjithashtu se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar pasaportat në mënyrë që të shmangnin transferimin në Shqipëri. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare.
Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat e mjaftueshme në moshën e pensionit janë shndërruar në një shqetësim i zak...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Martë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do t...
Lorenc Rrapa TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukat...
Lorenc Rrapa TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja...
Lorenc Rapa TIRANË- Lorenc Rapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja &e...
Anastas Janullatus TIRANA- Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot lidhur me ceremo...
Butrint BUTRINT- Dikur e njohur si "Koreja e Veriut e Evropës", Shqipëria po i drejtohet vendeve të saj mijëravjeçare dhe trash&...
Arben Dosti, avokatja Romina Zano TIRANË - Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti paraqit&eu...
Shawn VanDiver SHBA- Qytetarët afganë në Shëngjin, që ardhur pak muaj më parë, e kanë të paqartë t&e...
foto ilustruese ANGLI- Një 27-vjeçar shqiptar në Nottinghamshire përdori një patentë të rreme për të aplikua...