Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo që tregon Rapa është një këmbanë alarmi pasi thotë se për 1 orë vëzhgimi në kamerat e këtij kopshti, ka shikuar 3 raste dhune nga edukatorja mbi fëmijët.
TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Rapa ka treguar se në momentin që i biri i ka treguar se është dhunuar nga edukatorja, ai ka parë kamerat e kopshtit. Ajo që tregon Rapa është një këmbanë alarmi pasi thotë se për 1 orë vëzhgimi në kamerat e këtij kopshti, ka shikuar 3 raste dhune nga edukatorja mbi fëmijët.
Lorenc Rapa: E çova tek ky kopshti për të qenë më të sigurtë. Kemi folur me drejtoreshën e kopshtit, i kemi thënë që “djalin e kemi pikën e dobët, të angazhohet me fëmijët, të kalojë një pjesë kohë vetëm të mos keqtrajtohet” sepse kisha ngelur i traumatizuar nga rasti i parë. Vazhdon nga muaji Shtator deri më 20 Janar, kur Rudina Gerdani e dhunon Priamin. Ai ka tregoi vetë në darkë duke na thënë “më kapi Rudi tek dora”. I shkruaj drejtoreshës, e marr në telefon, nuk u përgjigj. Më shkruan mesazh dhe i thashë që “shpresoj të mos jetë e vërtetë situata që po më thotë Priami”.
Shkuam në kafe për të parë kamerat, shikova vetëm një pjesë tek një video që e tërheq për krahu dhe po i lante duart në lavaman. Lëmë orarin në 4 pasdite për të parë pamjet filmike të datës 20 Janar. Në moment që shoh kamerat, shoh një fëmijë tjetër që po e dhunonte edukatorja, është shoku i Priamit. Për 1 orë në kamera ka pasur 3 raste dhune, i kam parë me sytë e mi. Kam shkarkuar videot e Priamit që më interesonin dhe videon e fëmijës tjetër. Videon e asaj gocës nuk mund ta shkarkoja sepse është dhe një gocë që është dhunuar.
I kam parë kamerat me pronarin e kopshtit. I them “çfarë është ky rast?” Më tha “nuk është fëmija yt”. U thashë që ky është kallëzimi i parë që do të bëj në Polici për ty. Kam vajtur direkt në Polici direkt për të bërë kallëzimin, kam shkuar me pamje filmike. I kam printuar mesazhet dhe nga data 22 e deri më sot nuk është bërë arrestimi i edukatores. Është zhdukur dhe nuk e dimë se ku është. Jam kërcënuar nga burri dhe vëllai i vet. Këta kërcënime i kam patur ditët e para. Unë kam ikur çdo ditë në Komisariat dhe çdo ditë do të shkoj. Djali tani është mirë. Nesër kam konsultë me një psikologe. Ecuria e Priamit është më mirë. E kam lënë punën prej datës 20 derisa kjo ngjarje të zbardhet. Kur të zbardhet ngjarja, do të vazhdoj jetën time normale me familjen time.
Lorenc Rrapa TIRANË- Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja...
Lorenc Rapa TIRANË- Lorenc Rapa, babai i 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin e fëmijëve në Tiranë nga edukatorja &e...
Anastas Janullatus TIRANA- Kleriku i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Grigor Palushi, dha detaje sot lidhur me ceremo...
Butrint BUTRINT- Dikur e njohur si "Koreja e Veriut e Evropës", Shqipëria po i drejtohet vendeve të saj mijëravjeçare dhe trash&...
Arben Dosti, avokatja Romina Zano TIRANË - Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti paraqit&eu...
Shawn VanDiver SHBA- Qytetarët afganë në Shëngjin, që ardhur pak muaj më parë, e kanë të paqartë t&e...
foto ilustruese ANGLI- Një 27-vjeçar shqiptar në Nottinghamshire përdori një patentë të rreme për të aplikua...
RTSH TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar sot për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë p...
Tirana TIRANË - Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjo...
Foto ilustruese KOSOVA- Distancim nga deklaratat apo qëndrimet e individëve në njërën anë; mbështetje për student&e...