LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja Turqi-Libi për kërkimet e naftës dhe gazit acaron tensionet turko-greke

Analistët thonë se marrëveshja për kërkimin e naftës dhe gazit mes Turqisë dhe qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, të cilën Turqia e mbështet ushtarakisht, është një fitore e madhe për Ankaranë, jo vetëm nga pikëpamja financiare.

1 Nëntor 2022, 18:46 Nga DOSJA
Marrëveshja Turqi-Libi për kërkimet e naftës dhe gazit
Foto ilustruese

TURQI- Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Libisë, për kërkim në det të naftës dhe gazit, ka çuar në një acarim të mëtejshëm të tensioneve në rritje mes Ankarasë dhe Athinës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, efektet e rivalitetit po përhapen në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Analistët thonë se marrëveshja për kërkimin e naftës dhe gazit mes Turqisë dhe qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, të cilën Turqia e mbështet ushtarakisht, është një fitore e madhe për Ankaranë, jo vetëm nga pikëpamja financiare.

Libia po ndihmon Turqinë të sigurojë përfitime financiare të konsiderueshme dhe në këtë proces po poshtëron Greqinë. Pra, ky është aspekti politik i çështjes”, thotë Jalel Harchaoui, përfaqësues i organizatës Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Marrëveshja me Libinë i mundëson Turqisë eksplorimin në ujërat e Mesdheut të pretenduara nga Greqia. Analistët thonë se forcat turke dhe greke përballen rregullisht tashmë në ujërat e diskutueshme në detin mes dy vendeve, atë Egje. Marrëveshja me Libinë kërcënon tashmë ta zgjerojë rivalitetin.

Kemi parë në të kaluarën përballje në Egje, provokime nga ana e Turqisë në ujërat territoriale të Qipros. Siç e keni vënë re, qeveria greke është tepër e zemëruar”, thotë Aya Burweila, përfaqësuese e Kolegjit Helenik për Mbrojtjes Kombëtare.

Së fundmi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry dhe të dy vendet dënuan marrëveshjen mbi energjinë të arritur mes Turqisë dhe Libisë. Kajro njoftoi gjithashtu se do të pezullonte bisedimet me Ankaranë që kishin për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara. Analistët thonë se disa vende të rajonit po shkojnë drejt mosmarrëveshjeve.

Duke filluar nga Greqia, Qipro në Egjipt. Unë insistoj tek Egjipti, sepse egjiptianët, e shohin gjysmën lindore të Libisë, si “oborrin e shtëpisë së tyre” (si pjesë të tyren) dhe nuk e konsiderojnë aspak të pranueshme që Turqia të bëjë biznes aty, në tokë apo qoftë nën det”, thotë Jalel Harchaoui, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Franca, një aleate e fortë e Greqisë dhe Egjiptit, dënoi gjithashtu marrëveshjen e fundit turko-libiane mbi energjinë, duke e quajtur një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Franca dhe Greqia kanë një marrëveshje dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Parisi po ndihmon Athinën të modernizojë forcat e saj ushtarake.

Të dyja palët janë gjithashtu të ndërgjegjshme se kjo mund të rezultojë në një luftë në shkallë të gjerë. Sepse nuk është vetëm Turqia dhe Greqia në Mesdheun Lindor, ka edhe vende të tjera. Janë francezët, Izraeli, Egjipti. Mesdheu Lindor aktualisht është një zonë e madhe gjeopolitike. Pra, në atë rajon nuk ka vetëm dy aktorë e të tjerët që rrinë duke bërë thjesht spektatorin”, thotë Senem Aydin-Düzgit, e universitetit Sabanci.

Ajo çka mund ta ndizte tensionet edhe më tej do të ishte një vendim i Ankarasë për të dërguar anijet e saj kërkimore në ujërat e pretenduara nga Greqia, bazuar në marrëveshjen me Libinë. Por për shkak se rreziku është shumë i madh për rajonin, analistët parashikojnë se të gjitha palët do të punojnë për të shmangur çdo përplasje.

Marrë nga VOA

turqi libi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj