1 Nëntor 2022, 16:40
Nga I.A
Foto nga dogana Kosove-Serbi
KOSOVË- Ka filluar nga sot zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës të Kosovës për targat ilegale, sipas të cilit serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor, si fazë e parë e konvertimit të targave në RKS, ndërkohë që situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë. Gjatë magjistrales Mitrovicë–Leposaviç–Jarinje, janë vërejtur automjete me pjesëtarë të KFOR-it në disa lokacione, ndërsa krejt pranë kufirit të Jarinjes po qëndrojnë pjesëtarë të EULEX-it.
Qytetarët serbë të cilët në automjetet e tyre bartin targa nga e kaluara me akronimet KM dhe të qyteteve tjera të Kosovës, gjatë qarkullimit të tyre nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas përmes kufirit të Jarinjes, janë pajisur me dokumente qortimi nga Policia e Kosovës. Shumica prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, teksa prapa saj kanë thënë se nuk do t’i regjistrojnë automjetet me targa RKS, por pranuan se kanë marr qortimin për targat ilegale. Ata theksuan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duhet të gjejnë një zgjidhje.
Në mesnatë ka hyrë në fuqi masa qortuese për të gjithë pronarët e automjeteve që qarkullojnë me targat ilegal, vendim ky i cili ka nxitur reagime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që vendimin për targat ta shtyjë për 10 muaj. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për zgjatjen e afatit për implementimin e vendimit për targat.
“Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht, se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Price.
ned price reciprociteti i targave kosove-serbi
Bota
1 Nëntor 2022, 16:09
I.A
Albin Kurti dhe Labinot Tahiri
TIRANË- Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për armatosje t&eu...
Bota
1 Nëntor 2022, 16:08
Foto ilustruese
IZRAEL- Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga viti 2019, kandidojnë në një gar&...
Bota
1 Nëntor 2022, 15:27
Foto ilustruese
SHBA- Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomike, sipas një studimi që bazohet tek ima...
Bota
1 Nëntor 2022, 15:08
a.l
ITALI- Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha, dis...
Bota
1 Nëntor 2022, 15:00
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Një person u vra dhe dy u plagosën mbrëmë në Bakhmut, një qytet i rrethuar për vendndodhj...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:45
e.k
Mevlut Cavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu është shprehur se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bise...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:48
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Irani planifikon të dërgojë një grup prej më shumë se 200 dronësh luftarakë në ...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:41
Joe Biden
UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u bëri thirrje të hënën kompanive të karburantit dh...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:37
d.a.
Krissterson, Marin, Store
FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, i kishte kërkuar Hungarisë dhe Turqisë q&eum...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:24
d.a.
Radojevic
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, tha se nuk mund ta imagjinonte një situatë...