1 Nëntor 2022, 15:08
Nga a.l

ITALI- Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha, disa orë pas ndalimit të një organizimi të tillë në veri të Italisë.
Krimi i ri i “tubimeve të rrezikshme” prej më shumë se 50 personave, mund të ndëshkohet me deri në gjashtë vjet burgim dhe hap rrugën për përgjim të organizatorëve.
Të hënën, më shumë se 1.000 personave u është thënë që të largohen nga një festë e madhe në Modena. “Festës i ka ardhur fundi!” ka deklaruar ministri i të djathtës ekstreme, Matteo Salvini.
Banorët janë ankuar për 48 orë të muzikës me zë të lartë në një festë për Natën e Shtrigave (Halloween), e cila ka tërhequr shumë të rinj nga qytetet italiane, por edhe nga Belgjika dhe Franca. Pjesëmarrësit kanë planifikuar që të festojnë deri të martën, mirëpo pas urdhrit të autoriteteve ata janë larguar.
Kryeministrja Meloni ka argumentuar se ligji i ri synon të mbrojë njerëzit nga dëmet eventuale dhe nuk përbën ndryshim nga pjesa tjetër e Evropës. Sipas saj, një vendim i tillë tregon se shteti i Italisë nuk është më i dobët në respektim të rregullave.
Qeveria e kaluar veçse pati nisur punën për ndryshim të ligjit, pas organizimit të një feste të madhe më 2021, e cila ka përfunduar me dy persona të vdekur. Kritikët kanë pyetur se pse Qeveria ka shënjestruar festat e organizuara nga të rinjtë, dhe ka injoruar një marsh fashist në fundjavë të mbi 2.000 mbështetësve të ish-diktatorit italian, Benito Mussolini.
Në këtë organizim janë kënduar himne fashiste, është kujtuar marshi i Mussolinit në Romë dhe nisja e regjimit fashist 100 vjet më parë.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka argumentuar se dy ngjarjet kanë qenë “krejtësisht të ndryshme” dhe që marshi i Mussolinit nuk ka prishur rendin publik dhe është mbajtur me vite. Në anën tjetër, sipas tij, festimet me zë të lartë të muzikës, kanë shkaktuar shqetësim në Modena./REL
giorgia meloni itali
Bota
1 Nëntor 2022, 15:00
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Një person u vra dhe dy u plagosën mbrëmë në Bakhmut, një qytet i rrethuar për vendndodhj...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:45
e.k
Mevlut Cavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu është shprehur se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bise...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:48
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Irani planifikon të dërgojë një grup prej më shumë se 200 dronësh luftarakë në ...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:41
Joe Biden
UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u bëri thirrje të hënën kompanive të karburantit dh...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:37
d.a.
Krissterson, Marin, Store
FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, i kishte kërkuar Hungarisë dhe Turqisë q&eum...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:24
d.a.
Radojevic
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, tha se nuk mund ta imagjinonte një situatë...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:13
d.a.
Lugina e Presheves
SERBI- Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka përfunduar dje. Këtij procesi iu kanë përgjig...
Bota
1 Nëntor 2022, 14:02
d.a.
JAPONI- Tokio ka filluar të hapë një skemë të certifikatës së partneritetit për çiftet e të njëjtit s...
Bota
1 Nëntor 2022, 13:50
d.a.
Rosangela Lula da Silva
BRAZIL- Pas zgjedhjeve të diskutueshme të së dielës, në të cilat të dy kandidatët ishin n&...
Bota
1 Nëntor 2022, 13:40
d.a.
Oleksiy Goncharenko
UKRAINË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka folur rreth deklaratës së ministrit serb të mbrojtjes Millo...