LIVE UPDATES
Bota

Satelitët hedhin dritë mbi gënjeshtrat e diktatorëve për rritjen ekonomike

Hulumtimi fillon nga një premisë qendrore, që të gjithë udhëheqësit, si ata të vendeve demokratike apo diktaturave, duan të krenohen për një ekonomi në lulëzim, thotë për Zërin e Amerikës autori i raportit Luis Martinez.

1 Nëntor 2022, 15:27 Nga DOSJA
Satelitët hedhin dritë mbi gënjeshtrat e diktatorëve
Foto ilustruese

SHBA- Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomike, sipas një studimi që bazohet tek imazhet satelitore të disa vendeve gjatë natës. Siç na njeh materiali në vazhdim nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ekonomistët kanë vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave nga regjimet autokratike, përfshirë mes tyre edhe Kinën.
Hulumtimi fillon nga një premisë qendrore, që të gjithë udhëheqësit, si ata të vendeve demokratike apo diktaturave, duan të krenohen për një ekonomi në lulëzim, thotë për Zërin e Amerikës autori i raportit Luis Martinez.

“Të gjithë do të dëshironin të ofronin një tablo më të shëndetshme. Dallimi thelbësor është se në demokraci kemi një rrjet të tërë kontrollesh dhe balancash që e frenojnë disi këtë sjellje. Hipoteza themelore është se kur shikojmë regjimet jodemokratike, këto kontrolle dhe ekuilibra mungojnë tërësisht”.

Por si mund të matet rritja ekonomike kur nuk mund të bazohesh tek shifrat qeveritare? Hulumtimet tregojnë se imazhet satelitore që masin intensitetin e dritave elektrike gjatë natës janë një tregues i përafërt i aktivitetit ekonomik.
Një shembull i thjeshtë janë pamjet gjatë natës të Gadishullit Korean. Koreja e Jugut shkëlqen nga dritat, por përtej kryeqytetit Seul, ku shtrihet kufiri me Korenë e Veriut, panorama e natës është kryesisht e errët.

"Kur një ekonomi rritet dhe zhvillohet, kuptohet që ka ndërtime si infrastruktura, dritat e rrugëve, shtëpi banimi dhe industria”, thotë Luis Martinez me Universitetin e Çikagos.

Zoti Martinez përdori të dhëna nga organizata “Freedom House” me seli në Uashington si masë të demokracisë së një vendi. Më pas ai i krahasoi shifrat zyrtare të prodhimit të brendshëm bruto, me rritjen ekonomike bazuar tek imazhet satelitore të marra gjatë natës.

“Po të shqyrtosh dy vende dhe në këto dy vende ndriçimi natën rritet me të njëjtin ritëm dhe njëri prej vendeve është më demokratik, niveli i njëjtë i rritjes përkon një rritje më të ulët prodhimi të vendit më demokratik për atë periudhë”, thotë zoti Martinez.

Ai studioi shifrat e prodhimit të brendshëm bruto dhe të dhënat satelitore për 184 vendeve për një periudhe 20 vjeçare. Modeli ishte i qartë, thotë ai, diktaturat e mbivlerësojnë rritjen ekonomike.

“Kur krahasojmë demokracitë më të qëndrueshme dhe më të besueshme me regjimet më autoritare, po flasim për diçka në rangun prej 30 deri në 35 për qind. Kjo do të thotë se nëse norma e vërtetë e rritjes është 1 për qind, regjimi autoritar do të raportojë normën e rritjes me 1.3 për qind”.

Javën e kaluar, udhëheqësi autoritar i Kinës Xi Jinping bëri betimin për një tjetër mandat pesëvjeçar. Modeli i krijuar nga zoti Martinez sugjeron se Pekini mund të ketë mbivlerësuar rritjen ekonomike me një të tretën gjatë dy dekadave të fundit, çfarë do të thotë se ekonomia e atij vendi është shumë më e vogël nga sa pretendohet. Kina mohon të ketë manipuluar shifrat ekonomike. Partia Komuniste raportoi një rritje ekonomike prej 3.9% gjatë tremujorit të tretë. Por publikimi i shifrave u shty me disa ditë pa shpjegime, çka përkoi me kongresin e Partisë Komuniste.

Marrë nga VOA

henry ridgwell

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen