LIVE UPDATES
Bota

Izraeli mban zgjedhjet e 5-ta brenda 3-vitesh, kush janë pretendentët kryesorë për kreun e ekzekutivit

. Ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, tani udhëheqës i opozitës, shpreson të kthehet në pushtet dhe të zëvendësojë rivalin e tij kryesor, kryeministrin e përkohshëm Yair Lapid. Zgjedhjet shihen sërish si një referendum mbi aftësinë e zotit Netanyahu për të qenë në pushtet ndërkohë që ai përballet me akuza për korrupsion. Në këto zgjedhje po kandidon një figurë e re në skenën politike të Izraelit.

1 Nëntor 2022, 16:08 Nga DOSJA
Izraeli mban zgjedhjet e 5-ta brenda 3-vitesh, kush janë pretendentët
Foto ilustruese

IZRAEL- Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga viti 2019, kandidojnë në një garë të ngushtë kryesisht figura të njohura të politikës. Ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, tani udhëheqës i opozitës, shpreson të kthehet në pushtet dhe të zëvendësojë rivalin e tij kryesor, kryeministrin e përkohshëm Yair Lapid. Zgjedhjet shihen sërish si një referendum mbi aftësinë e zotit Netanyahu për të qenë në pushtet ndërkohë që ai përballet me akuza për korrupsion. Në këto zgjedhje po kandidon një figurë e re në skenën politike të Izraelit. Popullariteti i politikanit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, është rritur në sondazhet e fundit dhe ai mund të luajë një rol kyç në përpjekjet e zotit Netanyahut për të fituar zgjedhjet.

Kandidatët kryesorë në zgjedhjet parlamentare në Izrael janë:

Pas më shumë se një viti në opozitë, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit kërkon kthimin në pushtet ndërsa është në gjyq nën akuzat për korrupsion. Partia e tij Likud pritet të mbetet më e madhja në parlamentin izraelit me 120 deputetë dhe ai synon të marrë shumicën me ndihmën e aleatëve ultra-ortodoksë dhe ultra-nacionalistë.

Fushata e zotit Netanyahu është përqendruar në kritikat ndaj mangësive të perceptuara të qeverisë që e rrëzoi atë vitin e kaluar, dhe përfshirjes në koalicion nga ana e saj të një partie arabe. Sondazhet tregojnë se partia e tij Likud dhe aleatët e saj janë afër fitimit të shumicës parlamentare prej 61 vendesh, të nevojshme për formimin e një koalicioni qeverisës.

Kryeministri i përkohshëm i Izraelit mori detyrën në qershor pasi koalicioni qeverisës që ai krijoi u shpërbë. Ai ka bërë fushatë duke theksuar arritjet e qeverisë së tij në kohën e saj të kufizuar në detyrë, përfshirë marrëveshjen e fundit me Libanin mbi kufirin detar. Sondazhet parashikojnë se partia Yesh Atid e zotit Lapid do të jetë partia e dytë më e madhe në parlamentin izraelit, pas partisë Likud. Mbetet e paqartë nëse ai do të jetë sërish në gjendje të bashkojë partitë e ndryshme dhe të formojë një koalicion qeverisës.

Bashkëdrejtuesi i partisë “Zionizmi Fetar”, Itamar Ben-Gvir ka një histori të gjatë të retorikës anti-arabe, duke përfshirë dënimet që ai ka marrë për nxitje dhe mbështetje të një grupi terrorist. Si avokat, ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke mbrojtur ekstremistët hebrenj në gjykatë. Partia e tij mbështet zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, mban një qëndrim të ashpër ndaj palestinezëve që jetojnë atje dhe ka hedhur dyshime mbi besnikërinë e pakicës palestineze ndaj Izraelit. Shumë nga drejtuesit e saj kanë shprehur hapur pikëpamjet e tyre homofobike.

Zoti Ben-Gvir, trashëgimtari i partisë raciste të jashtëligjshme “Kach”, ka premtuar mbështetje për Netanyahun, dhe madje ka thënë se do të përpiqet të heqë akuzat për korrupsion ndaj ish-kryeministrit dhe dëshiron të vihet në krye të forcës policore të vendit.

“Zionizmi Fetar” pritet të bëhet partia e tretë më të madhe në parlamentin izraelit, duke kaluar dyfishin e mbështetjes që mori në zgjedhjet e fundit dhe mund t’i japë atij një zë të fuqishëm në një koalicion qeverisës të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu. Pjesërisht ajo është rritur për shkak të mbështetjes nga votuesit e rinj ultra-ortodoksë.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Benny Gantz bashkoi forcat me ish-aleatët e tjerë të zotit Netanyahu, përfshirë ministrin e drejtësisë Gideon Saar, pas shpërbërjes së qeverisë së fundit. Ai ka bërë fushatë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe pengimin e kthimit të zotit Netanyahu në pushtet. Në një video fushate, të publikuar të dielën thuhet: “Duhet të ndalim turpin. Duhet të ndalim kërcënimin”, duke iu referuar mundësisë që Ben-Gvir të bëhej ministër i një qeverie izraelite. Partia e zotit Gantz, “Machane Mamlachti” pritet të fitojë rreth 10 vende në parlament, gjë që ka të ngjarë ta bëjë atë partinë e katërt më të madhe në parlamentin izraelit. Benny Gantz duket se pëlqehet nga një numër i madh i anëtarëve të bllokut anti-Netanyahu. Ai mund të bëhet një lojtar kyç në negociatat për formimin e një koalicioni paszgjedhor.

Marrë nga VOA

izrael zgjedhjet ne izrael

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen