LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakër mjedisore në Detin Adriatik/ Lumi Ishëm çon në det tonelata me mbetje plastike dhe mbetje spitalore, 2 milionë euro në “kosh”

Tonelata me mbetje plastike dhe spitalore kanë pushtuar një vijë të gjatë bregdetare, nga të dyja anët e Deltës së Ishmit. Gjendja ishte alarmante, teksa asnjë autoritet shtetëror, qoftë lokal apo qendror, nuk kishte ndërhyrë për të minimizuar këtë masakër.

28 Maj 2025, 21:14 Nga N.F
Masakër mjedisore në Detin Adriatik/ Lumi Ishëm çon
Pamje nga vendi i ngjarjes

ISHËM- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një masakër mjedisore në Detin Adriatik, në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Tonelata me mbetje plastike dhe spitalore kanë pushtuar një vijë të gjatë bregdetare, nga të dyja anët e Deltës së Ishmit. Gjendja ishte alarmante, teksa asnjë autoritet shtetëror, qoftë lokal apo qendror, nuk kishte ndërhyrë për të minimizuar këtë masakër.

Përkundrazi, këto institucione janë përgjegjëse edhe për mos funksionimin e një impianti të pastrimit të lumit Ishëm, i cili duhet të mblidhte mbetjet që të mos përfundonin në det. Në vitin 2017 u bë një investim me vlerë 2 milionë euro për të pastruar lumin nga mbetjet e plastikës, por nuk ka funksionuar asnjë ditë. I gjithë investimi është çuar në kosh, teksa grykëderdhja është kthyer në një landfill të mirëfilltë, ku mund të gjesh çfarëdolloj mbetjesh. Ato spitalore ishin me shumicë, në breg të detit Adriatik.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Plehrat dhe mbetjet ishin shpërndarë në një sipërfaqe tejet të madhe, me një ndotje kolosale. Mbetjet plastike kanë pushtuar të gjithë bregun e detit. Por, nga vijnë ato mbetje?

Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore dhe është 74 km i gjatë; sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 357 m. Ai formohet nga bashkimi i Lumit të Tiranës, ku derdhen edhe ujërat e Lanës. Ndërkohë, Lumit Ishëm i bashkohen edhe dy përrenj, Tërkuza dhe Zeza. Delta e tij ndodhet në afërsi të Kepit të Rodonit, ku ujerat derdhen në Detin Adriatik.

Mosfunksionimi i impiantit, i cili duhet të merrte mbetjet plastike pak kilometra larg grykëderdhjes së Ishmit, ka sjellë të gjithë këtë masakër mjedisore. Ndërkohë, në të gjithë atë sipërfaqe ranore dhe detare, përveç mbetjeve plastike dhe mbetjeve të tjera, ka edhe mbetje spitalore.

E gjithë zona ishte shndërruar në një landfill të stërmadh, ku mund të gjesh çfarëdolloj mbetjesh. Kamera e Fiksit filmoi Deltën e Ishmit, plot me bidonë plastikë, mbetje plastike. Por, më skandalozja ishte se në breg të detit, apo edhe në ujërat e Adriatikut, mund të gjesh me dhjetëra mbetje spitalore.

Situata ishte alarmante, aq sa asnjë institucion, qoftë lokal apo qendror nuk kishte vënë dorë prej vitesh. Të dyja anët e Deltës, njëra që i përket Bashkisë së Kurbinit dhe tjetra nga ana e Kepit të Rodonit (Zonë e Mbrojtur) që i përket Bashkisë së Durrësit, nuk ishte pastruar dhe mirëmbajtur. Mbetjet ishin përhapur në një vije të stërmadhe detare, në të dy krahët e Deltës.

Ndërkohë, Fiksi udhëtoi edhe në fshatin Gotull të Kurbinit, rreth 2 kilometra para se Lumi Ishëm të derdhet në det. Atje u bë një impiant që mbetjet e lumit të mos përfundonin në det.

Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, në janar të vitit 2017 u bë një studim për objektin “impianti i pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe rikualifikimi i vijës bregdetare, Kurbin”. Në dokument sqarohet se qëllimi është mbajtja dhe grumbullimi i mbetjeve të ngurta dhe ato plastike. “Sistemi është i përbërë nga dy stacione rikuperimi, të vendosura rreth 10 metra nga njëra tjetra” thuhej në dokumente.

Sipas tyre, përcaktohej se në pikën ku bashkohen dy majat e barrierës do të vendosej sistemi i grumbullimit me shirit lëvizës. Stacioni i dytë përbëhet nga dy diga galexhante të vendosura dhe këto rreth 10 metra njëra nga tjetra.

Dokumentet e tenderit kanë edhe foto si duhet të ishte i gjithë ky impianti. Gjithashtu, u bë edhe një vlerësim voluminoz i ndikimit në mjedis dhe më pas u shpall edhe tenderi.

Tenderi u hap në muajin shkurt të vitit 2017 nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e impiantit. Vlera e akorduar ishte 204 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro. Kohëzgjatja e punimet ishte vetëm 6 muaj, por zvarritjet sollën që impianti të përurohej vetëm në vjeshtën e vitit 2019. Fiksi ka ndjekur në vijimësi këtë problematikë, ku nëse do të bëjmë një krahasim të projektit, si u bë dhe si është tani, duket se të gjitha paratë janë hedhur në kosh.

Impianti u përurua nga ministrat e atëhershëm të mjedisit, ku deklaruan se “projekti synonte pastrimin e lumit dhe të detit Adriatik”. Por rreth 8 vjet më pas gjendja është e njëjtë, pasi mbetjet plastike vijojnë që të shkojnë në det, ku lumi Ishëm është një nga më të ndoturit.

Aktualisht, në vitin 2025, dera kryesore e impiantit është e kyçur. Asnjë makineri s’është, apo edhe mekanizmat. Aktualisht janë vetëm disa pajisje metalike të ndryshkura. Natyra ka bërë të vetën!/TCH

deti adriatik lumi ishem mbetje plastike

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen