LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakroi partneren derisa i vrau fëmijën në bark, skandal në polici dhe prokurori

Sipas mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën për të shpëtuar të renë.

4 Shkurt 2025, 21:36 Nga N.F
Masakroi partneren derisa i vrau fëmijën në bark, skandal në
Klejvis Metalla

TIRANË- 23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkon me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftojnë policinë, që merr dhe denoncimin. Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjeç u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Bllatës.

Sipas mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën për të shpëtuar të renë.

Vajza: Dua arsyen e vdekjes së fëmijës!

Gjinekologu: Këtë gjë ta jep Mjekësia Ligjore…

Vajza: Po po, por ti do e shkruash arsyen, se pse vdiq. Ti e di më mirë. Aborti pse u bë?

Gjinekologu: Aborti, nga dhuna…

Vajza: Nga dhuna.

Gjinekologu: Po nga trauma, që ke kaluar, ajo ka shkaktuar hematomën, ka filluar hemorragjia…

Vajza: S’po e kuptoj…

Gjinekologu: Nga trauma, që të është shkaktuar ty.

Vajza: Nga dhuna, që më është bërë?

Gjinekologu: Po pra, trauma quhet në gjuhën mjekësore.

Skandali thellohet kur mësohet se Prokuroria e Dibrës ka regjistruar vetëm procedimin penal për dhunë në familje, pa përmendur shkakun e humbjes së jetës së fëmijës 5 muajsh në barkun e vajzës së re.

Vajza: Klejvisi po hetohet për pjesën e vrasjes, apo po hetohet për pjesën e dhunës në familje?

Sekretaria, prokurori: Për pjesën e dhunës në familje.

Vajza: Po për pjesën e vrasjes?

Sekretaria, prokurori: Vrasjes së kujt?

Vajza: Bebit…

Sekretaria, prokurori: Abortit, d.m.th, ne po shqyrtojmë çështjen e dhunës në familje.

Vajza: Po pjesën e vdekjes së bebit, kush e shqyrton? Çfarë po bëhet me atë pjesë?

Sekretaria, prokurori: E ke marrë ti raportin? I more të gjithë dokumentet?

Vajza: Jo, po pres atë fletë-daljen e Spitalit nga doktori.

Sekretaria, prokurori: Duhet të mbledhësh aktet njëherë…!

Vajza: Po aktet janë të gjitha…?

Sekretaria, prokurori: Mblidhi aktet tek spitali edhe…datën, kur kemi gjyqin, në datën 5 Shkurt 2025?

Vajza: Po, në datë 5.

Sekretaria, prokurori: Në datë 5 paraqiti përpara gjykatës..!

“Stop” ka mundur të marrë edhe versionin e 24-vjeçarit, Klejvis Metalla, i cili fillimisht shmanget e më pas akuzon vajzën si përdoruese droge. Por ai detyrohet të pranojë se atë pasdite ka marrë me makinën e tij vajzën dhe të vëllain dhe i ka çuar deri te “Gurët e Skënderbeut”. Veç kësaj ekzistojnë edhe mesazhet, kur Klejvisi u kërkon familjarëve të vajzës që ajo të heqë fëmijën.

Gazetari: Jam gazetari i “Stop”, po ndjek rastin e Bulqizës, të Nazmies bashkëjetueses tënde.

Klejvis Metalla: Po, çfarë rasti?

Gazetari: Ju ndodheni në Shqipëri apo jashtë? Sepse dhuna që ju i keni bërë 23-vjeçares ka sjellë vdekjen e fëmijës.

Klejvis Metalla: Po ik o shoku, ç’i ke këto muhabete?! Shif mos ke ngatërruar numër! Mos merr më për këto! Çfarë janë këto muhabete…?!

Gazetari: Nuk je Klejvis Metalla ti?

Klejvis Metalla: Po jo, mo vëlla! Ç’lidhje ka, kush jam unë?! Po lëri këto budalliqe! Ç’janë këto fjalë, që po thu…?!

Gazetari: E kam Nazmien këtu, mund t’i flasësh.

Nazmia: Ti je Klevi pse thua jo.

Klejvis Metalla: Po ça Klejvi jam unë, e ça ka, e ça të ka gjet ty?

Nazmia: Ti i ke bërë të gjitha.

Klejvis Metalla: Ça ke bo ti tani?

Nazmia: Mos harro se do kapesh.

Klejvis Metalla: A ke qenë shtatzënë me mu? Ore, a ke qenë shtatzënë me mu?

Nazmia: Po!

Klejvis Metalla: Edhe ke humb fëmijën tim?

Nazmia: Po ti më rrahe.

Klejvis Metalla: Të rrafa unëëë…, o ça je tu thon, oj ti budalle… Nuk e di, çfarë flet, as nuk e di, se çfarë bën. Tani unë e pres atë fëmijë me të, ajo më thotë mu, më ke humb fëmijën… O vëlla, pale, ça ka bërë ajo, se ajo është femër kështu,, rrugësh. Bojini analizat, jo do e faktojmë, po n.q.s dalin të vërtetat, ke për ta parë, sesi do të shkojë puna ty, se je tu bo gjithë këtë mashtrim. Më ke shkruar edhe disa mesazhe, që s’i kuptoj fare. Po se ti je tu bo mashtrim, pi drogë kushedi, kush ia ka dhënë andej…

Gazetari: Kush e ka dhunuar?

Klejvis Metalla: Ore s’di gjë vëlla! Unë e kam takuar atë ditë, unë kam ik. Unë kam ik në punën time, se kam qenë me orar, për të kaluar doganën. Kam pas punët e mia, kam dalë jashtë.


Gazetari: Namzia ka qenë me vëllain kur i ke marrë ti?

Klejvis Metalla: Po ka qenë me vëllain e vogël dhe i kam lënë aty. (Vendi i njohur si gurët e Skënderbeut) Më tha më lër aty! Ok, i thashë, se dhe unë kam punë, po iki…/ TvKlan

klejvis metalla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet