LIVE UPDATES
Aktualitet

Masat për zgjedhjet e 14 Majit/ 452 punonjës policie për ruajtjen e rendit në Korçë

Në qarkun Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është vendosur nga një përgjegjës grupi.

13 Maj 2023, 13:27 Nga m.s
Masat për zgjedhjet e 14 Majit/ 452 punonjës policie për ruajtjen
foto ilustruese

KORÇË-452 punonjës policie do të angazhohen për ruajtjen e rendit në qarkun e Korçës, për zgjedhjet e 14 Majit. Në njoftimin për media thuhet se secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Sakaq, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Në qarkun Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është vendosur nga një përgjegjës grupi.

Njoftimi DVP Korçë:

Në zbatim të Planit të Masave “Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zgjedhjet e datës 14 maj 2023”, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka marrë të gjitha masat e duhura dhe po i zbaton ato sipas procedurave standarte.

Në DVP Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj, në orën 11:00, u bë instruktazhi për punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit, të KZAZ-ve dhe VNV-ve.

Instruktazhi u drejtua nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, i cili porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, me paanshmëri politike, vetëm në bazë dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore  të njeriut.

Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në çdo situatë.

Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe në Komisariatet në varësi të saj janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Grupi i drejtimit ka krijuar hartën dixhitale, me numrat e kontaktit te punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, si dhe numrat e përgjegjësve të tyre me qëllim, monitorimin e situatës për realizimin e detyrave funksionale si dhe për të siguruar një komunikim të shpejtë dhe në kohë reale, për çdo rast kur punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë këtyre ditëve do të kenë nevojë për orientime që do të garantojnë zgjidhje efektive.

Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit “Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit”, i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore gjatë procesit të votimit.

Në territorin e qarkut Korçë janë 7 KZAZ dhe VNV, si dhe 425 Qendra Votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është i vendosur nga një përgjegjës grupi.

Për ruajtjen e këtyre objekteve janë angazhuar 452 punonjës policie.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë është e vendosur dhe ka marrë të gjitha masat e duhura për të mbajtur në kontroll të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin e vetëm sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë detyrimet ligjore që i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Korçës garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre  kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacënuar dhe pa intimiduar prej askujt. /Dosja.al

korce zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet