LIVE UPDATES
Aktualitet

I mori 3 mijë euro për certifikatën e pronësisë, lihet në burg ish-shoferi i Krimeve të rënda

Tola, i mori një qytetari shumën prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë ku pas 3 javësh ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

17 Korrik 2022, 11:36 Nga d.a.
I mori 3 mijë euro për certifikatën e pronësisë, lihet
GjKKO

TIRANË- GjKKO ka lënë në burg Hamza Tolen, ish shoferin e ish-prokurorisë për Krime të Rënda si dhe e ish-shoferin e Ministrisë së Drejtësisë.

Tola, i mori një qytetari shumën prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë ku pas 3 javësh ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës. Ai i kërkoi Kastriot Krekut shumën 3 mijë euro për të legalizuar një hotel. AbcNeës ka publikuar dhe dëshminë e Kastriot Krekut në polici për ngjarjen.

"Nga fundi i muajit korrik 2021 takova një shtetas dhe më thotë që donte një dhomë me qira te hoteli im dhe i thashë që nuk kam dhe e çova përballë te një hotel dhe i thashë që pas tri ditësh mund të vish te hoteli im. Më bëri përshtypje sepse ky shtetas interesohej shumë dhe unë nuk i kisha shpjeguar asgjë, por ai interesohej për tokat, për dokumentet në përgjithësi. Që ditën e parë që erdhi në Borsh, darkën e hëngri te hoteli im dhe aty filluam të diskutonim dhe unë i shpjegova problemin që kisha. Ky shtetas m’u prezantua si Hamza Haxhi Tola, i datëlindjes 13. 12. 1968 dhe më tha që punonte te Ministria e Drejtësisë dhe nuk ma tha pozicionin se ku ishte, por kur u interesova e mësova që punonte si shofer në Drejtorinë e Burgjeve, në Tiranë. Pasi vajtëm tek toka dhe e pamë të dy së bashku, Hamza Tola më siguroi që për këto toka do më nxirrte lejet që unë interesohesha dhe të dy ne ose fëmijët tanë mund të hapnin një biznes së bashku. Hamza Tola më tha që problemin e tokës e kisha të mbaruar dhe realisht kështu ndodhi, ky shtetas më kërkoi disa shpenzime për të legalizuar shtëpinë dhe më kërkoi 3 mijë euro dhe unë i dhashë 2 mijë euro, në fund të shtatorit 2021 e përfundoi lejen e legalizimit. Unë mendova se pagesa prej 2 mijë euro ishte që unë s’kisha për të kryer më pagesa dhe Hamza Tola më tha që ik te legalizimet se e ke gati dhe merr faturat për të bërë pagesën. Kur vajta te legalizimet, mora faturat dhe vajta te banka të paguaja rreth 400 000 lekë dhe u pajisa me lejen e legalizimit, të cilën, pas 30 ditësh bëra kërkesë për t’u pajisur me certifikatë pronësie dhe Hamza Tola më tha që e njihte drejtoreshën e ASHK-së Sarandë dhe më tha që kam folur me drejtoreshën. Problemi qëndronte se Hamza Tola fillloi të më kërkonte lekë të tjerë dhe më tha më duhen një mijë euro dhe m’i kërkoi urgjentisht dhe unë ia dërgova ato lekë me Moneygram dhe këto euro ia nisa shtetasit Ervis Gjuzi, i cili ishte shoku i ngushtë i shtetasit Hamza Tola. Këto lekë mua m’u kthyen nga Moneygram sepse ishte mbi limitin që kishte kompania, por pas tre ditësh me ëestern Union i dërgova 500 euro shtetasit Ervis Gjuzi, për t’ia dhënë Hamza Tolës dhe shtetasi Hamza Tola më konfirmoi që i mori këto lekë. Kur u ktheva në Shqipëri, në fund të nëntorit të vitit 2021 unë takova Hamza Tolën dhe vajta te shtëpia e tij në Tiranë dhe më bëri përshtypje se më tha që kishte një problem dhe do të bëhet kontroll te ASHK Sarandë, pra kjo ishte si një presion nga ana e tij për të treguar fuqinë që kishte. Unë fillova të debatoja dhe i prishëm marrëdhëniet dhe më tha nuk do ta marrësh certifikatën e pronësisë sepse ai kishte lidhje me drejtoreshën e ASHK-së Sarandë. Që në momentin që marrëdhënia jonë u prish, e vërteta është se unë nuk u pajisa me certifikatën e pronësisë dhe ky problem është edhe sot dhe unë nuk po pajisem dot," mësohet të ketë thënë ai.

Arrestimi i Tolës është kryer mbrëmjen e 15 korrikut nga prokuroria e Posaçme SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

lihet ne burg hamza tola

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet