25 Shtator 2024, 16:15
Nga M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi është arrestuar ndërsa një 24-vjeçar ne inicialet L. D., është shpallur në kërkim pasi akuzohen se mashtronin biznese në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror dhe duke u marrë para. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 20000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
Njoftimi:
Finalizohet një tjetër operacion me objektiv goditjen e përfitimit nëpërmjet mashtrimit, të shumave të konsiderueshme të parave. Operacioni policor i koduar “Apps” arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.
Punohet për kapjen e organizatorit të këtij rasti, të identifikuar tashmë nga Policia. Sekuestrohen 20000 euro, 3 celularë dhe 1 automjet. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe në drejtimin e Prokurorinë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Apps”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.
26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç. Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
tirana
Aktualitet
25 Shtator 2024, 15:50
I.A
Baba Mondi
TIRANË- Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, Kryegjyshata Bektas...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 15:47
E. D
TIRANË- Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi rezulton se...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 15:21
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një operacion antidrogë ndërkombëtar është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre d...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 13:30
r.ll
sokol mëngjesi
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për heqjen...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 13:10
r.ll
kanali
SHKODËR- Është publikuar fotoja e efektivit që ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksi...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:38
r.ll
foto ilustruese
BERAT- Shoferi i automjetit që përplasi mjetin bujqqësor ku ndodhenin tre persona, dy prej të cilëve vdiqën &...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:03
r.ll
roland pula dhe dy vellezerit
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg të perjetshëm për Roland Pulën si autor i dys...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:03
Elton Qyno
Behar Bajri dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës, ishte një sp...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:53
Nevila Dervishi
Bizhga dhe Rrumbullaku
TIRANË- Një urdhër i dytë i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:49
N.F
Protesta
TIRANË- Aktori, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të regjistruar para bashki...