25 Shtator 2024, 13:30
Nga r.ll
sokol mëngjesi
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për heqjen e akuzave ndaj Dritan Nanos, personit që porositi dhunimin e tij më 29 maj të këtij viti.
Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën e avokatit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos. Sipas raportimeve përmes një deklarate noteriale ka vënë në dijeni gjykatën se i ka rregulluar marrëdhëniet me Nanon.
Mësohet se Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.
Si ndodhi dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (i arrestuar); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.
sokol mengjesi dritan nano
Aktualitet
25 Shtator 2024, 13:10
r.ll
kanali
SHKODËR- Është publikuar fotoja e efektivit që ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksi...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:38
r.ll
foto ilustruese
BERAT- Shoferi i automjetit që përplasi mjetin bujqqësor ku ndodhenin tre persona, dy prej të cilëve vdiqën &...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:03
r.ll
roland pula dhe dy vellezerit
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg të perjetshëm për Roland Pulën si autor i dys...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:03
Elton Qyno
Behar Bajri dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës, ishte një sp...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:53
Nevila Dervishi
Bizhga dhe Rrumbullaku
TIRANË- Një urdhër i dytë i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:49
N.F
Protesta
TIRANË- Aktori, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të regjistruar para bashki...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:41
Vivian Mançellari dhe Heldis Ismailaj
Sistemi i drejtësisë për të miturit në Shqipëri mbetet i thyer, me shkelje të të drejtave gjatë marrjes në p...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:32
I.A
Valter Fierza
SHKODËR- Një nga autorët e vrasjes së Valter Fjerzës në Shkodër është vënë në...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:25
N.F
Pamje nga tryeza e diskutimit mbi raportin vjetor krahasues
TIRANË- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot rap...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 11:09
N.F
Restoranti Meloni
SHËNGJIN- Një restorant kushtuar Giorgia Melonit është hapur në Shëngjin në afërsi t&eu...