1 Qershor 2023, 07:27
Nga A.B
Matura
TIRANË- Ditën e sotme maturantët do t'i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimi do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.
Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.
Nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar. Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor./Dosja.al
matura 2023
Aktualitet
1 Qershor 2023, 07:17
A.B
Foto ilustruese
BURREL- Plagosje me armë zjarri në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ende n...
Aktualitet
1 Qershor 2023, 07:14
A.B
Moti
TIRANË- Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditë kur pr...
Aktualitet
31 Maj 2023, 22:02
k.m.
Foto ilustruese
Në dëshminë e vetë, adoleshenti me emrin Qetsor ka thënë se konfliktin e kanë pasur dy vjet më par&...
Aktualitet
31 Maj 2023, 21:57
k.m.
Foto ilustruese
Kjo që shihni në pamjet më poshtë është klasa e 9 A, klasa në të cilën Fatjon Bici ishte nx&eu...
Aktualitet
31 Maj 2023, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
E gjithë kjo tragjedi, mund të ishte parandaluar nëse fëmijët do kishin treguar për demonstrimet e forcë...
Aktualitet
31 Maj 2023, 21:53
k.m.
Detaje nga dosja
Një prej adoleshentëve në grupin e Ergit, jep një dinamikë më të detajuar mbi atë që ndodhi g...
Aktualitet
31 Maj 2023, 21:50
k.m.
Sot minorenët po vrasin njëri-tjetrin, ngrenë dorën mbi mësuesit e mbi prindërit e tyre, një situatë që zbulon d&...
Aktualitet
31 Maj 2023, 21:49
k.m.
Foto ilustruese
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie të Maliqit, drejtori i së cilës bën ekskursion pa m...
Aktualitet
31 Maj 2023, 21:16
k.m.
Foto ilustruese
Të shtunën, më 3 qershor, qielli do të ndriçohet nga një Hënë e plotë rozë në shen...
Aktualitet
31 Maj 2023, 20:52
k.m.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpronësojë me vlerë të plotë banorët që preken nga ndërti...