LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati në Lundër/ Lala: Janë ngritur dyshime për fajde, por për fajde nuk shkohet në masakra të tilla!

Lala tha gjithashtu se ka gjasa që ata të kenë qenë shënjestër e gabuar, ndërkohë që shtoi se ky atentat mund të ketë lidhje me atentatin në Pllan të Lezhës po atë pasdite, ku mbeti i vrarë babai i Rian Brahimit.

21 Prill 2025, 21:34 Nga E. D
Atentati në Lundër/ Lala: Janë ngritur dyshime për fajde,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për atentatin në Lundër ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se personat që kanë qenë në automjet, ishin duke festuar me djemtë e biznesmenëve të njohur dhe kur kanë mbaruar festën kanë marrë automjetin dhe kanë rënë pre e atentatit. Lala tha gjithashtu se ka gjasa që ata të kenë qenë shënjestër e gabuar, ndërkohë që shtoi se ky atentat mund të ketë lidhje me atentatin në Pllan të Lezhës po atë pasdite, ku mbeti i vrarë babai i Rian Brahimit. Lala tha gjithashtu se janë ngritur dyshime për fajde, por sipas rasteve të mëparshme, për fajde nuk shkohet në masakra të tilla.

"Mendoj se asnjë nga personat në automjet nuk janë shënjestër. Kanë qenë dy të mitur, djali dhe nipi i pronarit të Pelikan Security, një mik i tyre, nëna e të cilit punon në një bankë të nivelit të dytë dhe Arenc Tafa. Pasi kanë përfunduar festën, ku kanë qenë djem të biznesmenëve të njohur, kur kanë ardhur te dogana, aty ku degëzohen rrugët, automjetet janë ndarë. GL e Arenc Tafës me këta të tre persona janë nisur në drejtim të Shkozës dhe do të dilnin në Lundër. Në atë moment, aty një motor, që ka mbërritur në pak minuta para se të mbërrinte automjeti i personave që janë qëlluar, ka hapur zjarr dhe shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe ka ecur deri te tregu. Ka hyrë në degëzim dhe për shkak të plagosjes ka humbur ndjenjat dhe janë përplasur.

Të katër personat kanë mbetur të plagosur. Nuk janë shënjestër. Janë ngritur dyshime për fajde, por sipas rasteve të mëparshme, për fajde nuk shkohet në masakra të tilla. Ato kryhen kur kanë ndodhur ngjarje të rënda dhe ka urrejtje të madhe ndaj shënjestrës. Ajo rrugë frekuentohet nga njerëz të botës së krimit.  I shoh dy atentatet si të lidhura edhe pse policia po përpiqet ta devijojë.

Njeriu i parë i pyetur është gruaja e parë e Roan Brahimit. Ka rezultuar se 20 automjete GL që i kanë njerëz të biznesit dhe krimit, që jetojnë në Rolling Hills dhe zonën tjetër rezidenciale. Indrit Dokle nuk përjashtohet të ketë hyrë në Shqipëri, biznesmenë të njohur e me rradhë. Aty ka kaluar tjetër GL. Policia po përpiqet ta shfokusojë vëmendjen. Motori e ka njohur mirë zonën, mendoj se lidhet me këtë sagë të përplasjeve. Unë besoj se shënjestra është e gabuar", tha Lala. 

klodjana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj