21 Prill 2025, 21:11
Nga E. D
Majlinda Doda Frangaj
TIRANË- Ambasadorja shqiptare në Vatikan, Majlinda Doda Frangaj, ka folur nga Roma për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në një lidhje live për emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, Frangaj, tregoi se ishte pjesë e Meshës së Pashkës, ku Papa Françesku mbajti liturgjinë në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa vetëm një ditë më pas, ai ndërroi jetë. Ambasadorja shprehet se gjendja e tij dje dukej e rënduar, sepse dhe përshëndetja e tij ishte me dorën që mezi e ngrinte, por mnduam se do të rimerrte veten, pasi kur doli nga spitali thanë se do të kishte nevojë dy muaj që të merrte veten.
“Papa ka qenë i sëmurë që nga 14 shkurti, por ndarja nga jeta sot ishte papritur. Ne e pamë dje kur ai bëri urimet për Pashkë dhe xhiron që bëri në Sheshin Shën Pjetër për t’u përshëndetur me besimtarët. Gjendja e tij dje dukej e rënduar, sepse dhe përshëndetja e tij ishte me dorën që mezi e ngrinte. Menduam se do të rimerrte veten, pasi kur doli nga spitali thanë se do të kishte nevojë dy muaj që të merrte veten, dhe të gjithë shpresonim se e keqja kishte kaluar”, tha ambasadorja.
Gjithashtu ambasadorja ndau përjetimet e saj personale dhe kujtimet e takimeve me Papën, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Vatikanin. Ajo shprehet se kur mori vesh lajmin nuk e besoi dhe fillo të pyes nëse ishte e vërtetë. Gjithashtu Frangaj tha se Papa ka treguar respekt dhe dashuri gjithmonë ndaj Shqipërisë dhe ndaj saj. Po ashtu ajo thotë se bashkëpunimi i fundit me Papën ishte më 15 shkurt, ku dërgoi 100 studentë shqiptarë tek Papa Françesku dhe dy delegacione nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit.
“Unë kur mora lajmin sot në mëngjes, nuk e besova dhe fillova të pyes nëse ishte e vërtetë. Papa ka treguar respekt dhe dashuri gjithmonë ndaj Shqipërisë dhe ndaj meje. Kam shumë kujtime, pasi dhe kemi bashkëpunuar shumë. Bashkëpunimi i fundit ishte më 15 shkurt, ku dërgova 100 studentë shqiptarë tek Papa Françesku dhe dy delegacione nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Arsimit.
Ai ka folur shumë herë për vizitën e tij në Shqipëri, ku është impresionuar shumë nga mikpritja e shqiptarëve. Çdo kërkesë që unë i kam paraqitur, ai e ka pranuar me kënaqësi dhe ka pasur një respekt të madh për shqiptarët”, tha ambasadorja Doda Frangaj.
Sa i përket ceremonisë mortore dhe varrimit të Papa Françeskut, ambasadorja zbuloi disa detaje. Ajo tha Papa nuk do të varroset si papët e tjerë në Bazilikën e Shën Pjetrit, por në Bazilikën Santa Maria Maggiore. Sipas saj varrimi do të bëhet aty, ndërsa homazhet do të jenë për tre ditë në Bazilikën Shën Pjetri në Vatikan.
“Ai nuk do të varroset si papët e tjerë në Bazilikën e Shën Pjetrit, por në Bazilikën Santa Maria Maggiore. Varrimi do të bëhet aty, ndërsa homazhet do të jenë për tre ditë në Bazilikën Shën Pjetri në Vatikan. Të martën do të bëhet publike data e ceremonisë së varrimit, e cila mund të jetë e shtunë, por po pritet përfundimi i negociatave. Konklava për pasuesin e ri do të mbahet pas 15 ditësh nga ceremonia e varrimit, që do të japë kohë për mbledhjen e kardinalëve nga e gjithë bota. Ceremonia do të jetë e fshehtë, ku kandidatëve nuk do t’u lejohen kontakte apo telefonat për të shmangur ndikimet nga jashtë”, përfundoi ambasadorja Doda Frangaj.
majlinda doda frangaj
Aktualitet
21 Prill 2025, 21:07
E. D
TIRANË- Rasti që emisioni “Stop” në Tv Klan trajton shtrihet në tre shtete: Shqipëri, Suedi e Slloveni.
Genci Hodo denon...
Aktualitet
21 Prill 2025, 20:53
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një shqiptar i Gucisë u ankua me anët të një video në Fiks Fare për urën e G&eu...
Aktualitet
21 Prill 2025, 13:00
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e babait të Sidorel Prendit në Pllanë të Lezhës dhe plagosja e 4 pers...
Aktualitet
21 Prill 2025, 19:15
M.B
Mesha
SHQIPËRI- Këmbanat në të gjitha kishat katolike në vend kanë rënë në mesditë për të lajm&...
Aktualitet
21 Prill 2025, 18:07
M.B
Papa Françesku dhe Kardinali shqiptar Ernest Simon (Troshani)
VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas&nbs...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TUNELI I MURRIZIT- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Murrizit. Sipas informacionev...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:12
M.B
Sokol Navaku dhe Roven Zeka
TIRANA- Pjesë nga dosja e SPAK për arrestimin e 3 oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore Tiran...
Aktualitet
21 Prill 2025, 17:18
N.F
Foto
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit ...
Aktualitet
21 Prill 2025, 16:51
N.F
Aksidenti
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor "Pogradec-Korçë". Aksidenti...
Aktualitet
21 Prill 2025, 16:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit është bllokuar ndërsa bëhet me dije se lëvizja &e...