LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi 1 mln euro fatura jo tatimore dhe fshehje e të ardhurave! Prokuroria sekuestron pasuritë e “International Medicare shpk” e “Sante Plus”

Mësohet se spitali fshehu të ardhurat nga fitimet, duke mos paguar taksat. Sakaq në një njoftim zyrtat Prokuroria njofton se ka gjetur mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore dhe medikamente të skaduara, përfshirë edhe barna të ndaluara për shitje jashtë ambienteve spitalore. 

28 Tetor 2025, 10:41 Nga M.L
Mbi 1 mln euro fatura jo tatimore dhe fshehje e të ardhurave! Prokuroria
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se është vendosur të sekuestrohen të gjitha pasuritë e paluajtshme të subjekteve "International Medicare shpk" dhe "Sante Plus Group". Mësohet se spitali fshehu të ardhurat nga fitimet, duke mos paguar taksat.

Sakaq në një njoftim zyrtar, Prokuroria njofton se ka gjetur mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore dhe medikamente të skaduara, përfshirë edhe barna të ndaluara për shitje jashtë ambienteve spitalore. Prokuroria sqaron se hetimi ka nisur fill pas denoncimit të një shtetasi portugez ndaj subjektit International Medicare.

Mësohet se ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por portugezi u mashtrua nga ky spital duke përdorur justifikime të ndryshme.

NJOFTIMI:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.

Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).

Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.

Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë.

Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë 112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanë lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim të padeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.

Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.

Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare, janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.

Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.

Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.

Spitali privat me vendndodhje në Zog të Zi është bllokuar që me datën 4 shator të këtij viti për disa vepra të ndryshme penale. Nga operacioni 'Bilanci' është vënë në pranga administratori i spitalit, Edmond Zaja si dhe u shpallën në kërkim bashkëaksionerët Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Gjatë operacionit, u sekuestruan 100 blloqe mandatesh të pafiskalizuar dhe 27 lloje medikamentesh të dyshuara të kontrabanduara si dhe të ndaluara për përdorim nga autoritetet kompetente. Në këtë spital ishin të punësuar gjithashtu dhe 5 shtetas të pa siguruar./ Dosja.al

sante plus group international medicare shpk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet