15 Qershor 2025, 09:11
Nga r.ll
foto e parceles
SHKODËR- Mbi 12 mijë bimë narkotike të llojit kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar "Koordinata".
Konkretisht në njësinë administrative Pult janë gjetur dhe asgjësuar 455 bimë narkotike, ndërsa gjithashtu nisi procedimi penal ndaj inxhinierit të pyjeve për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Në njësinë administrative Temal në Vaun e Dejës, u gjetën dhe asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Lidhur me këtë rast u proceduan kryeplaku i fshatit Kllogjen për shpërdorim detyre, dy vrojtues pyjesh për të njëjtën vepër penale. Gjithashtu bëhet me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.
Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa. Konkretisht:
Njësia administrative Pult, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre; dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.
policia e shkodres
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:55
r.ll
balena
TIRANË- Arkitekti Artan Shkreli ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një balenë në ujërat pran&e...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më te...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përj...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:28
r.ll
karl begner
TIRANË- Shqipëria ka çelur katër nga gjashtë klasterat ku janë grupuar 35 kapitujt e negociatave për an&eu...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ndërsa importi i qumështit të freskët ka rënë, importi i qumështit pluhur është r...
Aktualitet
15 Qershor 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësira...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 22:54
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Itali. Mësoh...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 22:45
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një ngjarje e rëndë e cila rezultoi fatale për Gentiana Hudhrën ka shokuar qytetin e Tolent...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 22:32
N.F
Viktima
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tolentino, në provincën e Macerat&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 12:01
Valbona Treska
TIRANË- Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht. Përmes nj&e...