LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e kolegjit turk, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vendim i nxituar! S'janë respektuar standardet e procesit të rregullt

Në një deklaratë për shtyp Komuniteti thekson se ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre. Sipas KShH masa e mbylljes së shkollës nuk është në përputhej me kërkesat e parashikuara në dispozitat ligjore të renditura nga Komiteti.

30 Shtator 2022, 16:09 Nga e.k
Mbyllja e kolegjit turk, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vendim i nxituar!
Pamja nga protesta para Kryeministrisë

TIRANË- Komuniteti shqiptar i Helsinkit i ka cilësur si të nxituar, jo proporcional dhe me pasoja të dëshme mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’.

Në një deklaratë për shtyp Komuniteti thekson se ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre. Sipas KShH masa e mbylljes së shkollës nuk është në përputhej me kërkesat e parashikuara në dispozitat ligjore të renditura nga Komiteti.

‘Duke u njohur me këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, tërheq vëmendjen fakti që në të përmenden vetëm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit që kushtëzuan miratimin për mbylljen e kësaj shkolle. Ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre që i kanë besuar Fondacionit edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas standarteve të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, përveç elementeve formale, akti administrativ duhet të jetë i qartë dhe të përmbajë, krahas shpjegimit të situatës faktike mbi të cilën është marrë, edhe shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, bazën ligjore të aktit, një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast (shih vendimet nr. 25, datë 10 05.2021; nr. 29, datë 27.06.2013 të Gjykatës Kushtetuese).’- thuhet në një pjesë të reagimit.

DEKLARATA E PLOTË PËR SHTYP:
Procedurat e autoriteteve për mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif Ersoy” nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, duke rezultuar me dhënien e një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

Në vijim të ankesës së pedagogëve dhe nxënëseve të Institucionit Arsimor Privat Parauniversitar  “Mehmet Akif Ersoy” lidhur me mbylljen e kësaj shkolle në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 614, datë 22.09.2022 dhe të sqarimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për opinionin publik me anë të rrjetit social Facebook, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) verifikoi ankesën e mësipërme dhe dokumentacionin që ka lidhje me këtë çështje dhe arriti në përfundimet e mëposhtme:Në vitin 1996 Bashkia Tiranë dhe Fondacioni Gulistan kanë nënshkruar një kontratë uzufrukti (të drejtën e përdorimit dhe gëzimit) që i jepte fondacionit të drejtën e përdorimit të pronës ku ishte vendosur më herët institucioni arsimor privat Mehmet Akif Ersoy, për një afat 30 vjeçar.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Gulistan, më datë 10.06.2022 i ka kërkuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sportit miratimin e transferimit të shkollës nga godina ekzistente në një godinë në Kashar. Ministria e Arsimit dhe Sportit, me shkresën nr. 4030/3, datë 01.07.2022 i përgjigjet se sipas relacionit mbi gjendjen ndërtimore të objektit të Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) Tiranë, godina ku mendohej transferimi i shkollës nuk plotësonte standardet përkatëse. Kjo përgjigje e parakohshme ka ardhur në një kohë kur përfaqësuesit e Fondacionit i kanë komunikuar në rrugë elektronike Ministrisë se gjatë muajit korrik do të zhvilloheshin punimet për të përmirësuar aspektet e rekomanduara më herët nga inxhinierja e ZVA që ka inspektuar godinën e re në dt.28 Qershor.

Bashkia e Tiranës, me vendimin nr. 69, datë 12.07.2022, ka miratuar kalimin e së drejtës së uzufruktit që gëzonte Shkolla Mehmet Akif Ersoy tek të tretët e përzgjedhur prej tij. Pas këtij vendimi, shkolla është zhvendosur përfundimisht nga godina ku ndodhej, në drejtim të  godinës në Kashar.
Më 27.07.2022 shkolla i drejtohet edhe njëherë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e më specifikisht Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave duke e njoftuar se kanë përfunduar punimet për përgatitjen e godinës dhe kanë kërkuar kryerjen e një inspektimi për të kontrolluar në vend kushtet e godinës.
Në 14.09.2022 Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ngre një grup pune për vlerësimin e kushteve të licencimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së shkollës. Në të njëjtën ditë, është bërë vlerësimi, duke përcaktuar kriteret e parashikuara dhe kriteret që vlerësoheshin të papërmbushura por pa caktuar ndonjë afat për plotësimin e tyre.

Pas përfundimit të këtij inspektimi, një kopje e tij i është dhënë dorazi administratorit të shkollës. Ky dokument ka qenë i vetmi që është vendosur në dispozicion dhe nënshkruar nga përfaqësues të shkollës, ndërkohë që një praktikë e tillë nuk është ndjekur në dy vizitat e mëparshme inspektuese të ZVA-së. Shkolla, në godinën e re, krahas plotësimit të mungesave të përcaktuara në “Platformën e Vlerësimit” të inxhinierëve (grupit të punës), ka vazhduar gjithashtu edhe procesin mësimor për vitin e ri shkollor, në pritje të miratimit të licencës së re. Ministria e Arsimit dhe Sportit apo Drejtoria e Derregullimit, Lejeve dhe Licencave nuk i ka kthyer asnjë përgjigje shkollës si për procesverbalet e ekipit të vlerësimit edhe për kërkesën për licencë. Kjo është mbyllja e korrespondencës midis shkollës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve në varësi të saj.
Vlen të theksohet gjithashtu se përfaqësuesit ligjorë të Fondacionit deklarojnë se kanë vepruar në kushtet e mirëbesimit dhe nuk kanë vlerësuar në asnjë moment se zhvendosja në një godinë tjetër do të krijonte rrezikun për mbylljen e aktivitetit të tyre 30 vjeçar në vend. Për më tepër, ata kanë vlerësuar se duke qenë një Fondacion, nuk mund të ishte e përballueshme ekonomikisht të vazhdohej mbajtja e dy godinave, deri sa të miratohej kërkesa nga MAS për godinën e re, për të cilën, kërkesa e tyre është bërë 3 muaj para se të fillonte viti i ri shkollor.
Më vonë, me Vendimin nr. 614, datë 22.09.2022 Këshilli i Ministrave në mbështetje të neneve 42 dhe 70 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.
Duke u njohur me këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, tërheq vëmendjen fakti që në të përmenden vetëm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit që kushtëzuan miratimin për mbylljen e kësaj shkolle. Ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre që i kanë besuar Fondacionit edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas standarteve të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, përveç elementeve formale, akti administrativ duhet të jetë i qartë dhe të përmbajë, krahas shpjegimit të situatës faktike mbi të cilën është marrë, edhe shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, bazën ligjore të aktit, një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast (shih vendimet nr. 25, datë 10.05.2021; nr. 29, datë 27.06.2013 të Gjykatës Kushtetuese).

Duke iu referuar nenit 42 të Ligjit 69/2012, licencimi i këtyre institucioneve bëhet sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Në nenin 12/3 të ligjit të mësipërm parashikohet se: përpara marrjes së vendimit të revokimit, organi kompetent, si rregull, urdhëron ripërmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve të detyrimeve, brenda një afati të arsyeshëm, pa pezullim të titullit dhe/ose pezullimin e titullit, për një afat të arsyeshëm, deri në zbatimin e urdhrit për ripërmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve të detyrimeve.

Nga përmbajtja e dispozitës që përmendëm më lart dhe korrespondenca midis shkollës dhe Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave, nuk rezulton të jetë caktuar ndonjë afat për kushtet që duheshin plotësuar dhe as është marrë ndonjë vendim për pezullimin e licencës deri në plotësimin e tyre.

Sipas nenit 70, pika 2 e ligjit 69/2012, Inspektorati që ka kontrolluar gjendjen e godinës, kur është e nevojshme vendos veç dënimit kryesor (paralajmërim ose gjobë) edhe “urdhërimin e subjektit të inspektimit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim.”

Në Udhëzimin nr. 15, datë 12.07.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencave,  në pikën 7.1 të kreut parashikohet se  në rastet kur kërkesa e subjektit nuk miratohet, vendimi refuzues duhet të përcaktojë qartë shkaqet e refuzimit, të shprehura në mënyrë të tillë që kërkuesi të kuptojë se ç ‘masa duhet të marrë që, me një aplikim të dytë, të mund të pajiset me licencën e kërkuar.

Zbatimi i udhëzimit të mësipërm nuk rezulton të jetë zbatuar, përkundrazi është kaluar në masën më të ashpër dhe të pamotivuar, siç është edhe mbyllja e shkollës dhe mosdhënia e licencës së re.

KSHH, duke patur parasysh ato që u thanë më lart, si dhe interesin që ka vazhdimi normal i shkollës (për 159 nxënëse), vlerëson se masa e mbylljes së shkollës është jo në përputhje me kërkesat e parashikuara në dispozitat e mësipërme ligjore, si dhe përbën një masë të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

KSHH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ. Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në praktikën e Gjykatës Evropianë të të Drejtave të Njeriut, problemit të arsimit i është kushtuar vëmendje e veçantë. Kështu, p.sh. në një nga rastet e saj (Timishev kundër Rusisë) thuhet se në një shoqëri demokratike e drejta për arsim luan një rol themelor saqë një interpretim kufizues nuk do të ishte në përputhje me qëllimin e fjalisë së parë të nenit 2 të Protokollit Nr. 1 të Konventës.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

mbyllet shkolla “mehmet akif” komiteti shqiptar i helsinkit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen