LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e News 24/ Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës: Brenda 24 orëve gazetarëve t'u dorëzohen sendet dhe dokumentet që kanë lidhje me punën e tyre

Sipas gjykatës kthimi i sendeve dhe dokumenteve është thelbësore dhe garanton mbrojtjen e të drejtës së gazetarëve për ruajtjen e informacioneve dhe burimeve të tyre.

12 Gusht 2025, 17:17 Nga N.F

Mbyllja e News 24/ Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës:

Foto

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka zhilluar ditën e sotme seancë gjyqësore në lidhje me mbylljen e News 24. Në vendimin e marrë bëhet me dije se Shoqëria “Kayo” e pranoi që nuk i shtrin të drejtat e pretenduara në këtë godinë dhe Panorama Group është e lirë të aksesojë këtë ambient.

Gjykata më tej vëren se në thelb palët nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje, por thjesht masat kufizuese të ndërmarra nga Shoqëria “Kayo”  kanë ndikuar edhe në aksesimin e ambienteve të Shoqërisë “Panorama Group”. Sipas vendimit këto të fundit duhet të marrin masat për të mbrojtur interest e tyre në mënyrën e duhur e në përputhje me ligjin.

Më tej në vendim theksohet se zyra e Përmbarimit Shtetëror është e detyruar që brenda 24 orësh nga marrja e vendimit të marrë masat që të kryejë dorëzimin e sendeve personale të gazetarëve. Sipas gjykatës kthimi i sendeve dhe dokumenteve është thelbësore dhe garanton mbrojtjen e të drejtës së gazetarëve për ruajtjen e informacioneve dhe burimeve të tyre.

Gjithashtu theksohet se përmbarimi shtetëror duhet të marrë masat që të inventarizojë vetëm sendet që kanë të bëjnë me Shoqërinë “Fokus Media News” dhe punonjësit e medias të kësaj shoqërie t'i lejojë të tërheqin materialet e tyre personale dhe dokumentet që kanë lidhje me punën e tyre gazetareske.

Mbyllja e News 24/ Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Tiranës:

 Vendimi i zbardhur:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e përbërë nga: Alma KODRALIU – GJYQTARE, Asistuar nga Sekretare Gjyqësore Gencjana Dada, sot me datë 12.08.2025, mori në shqyrtim në seance gjyqësore, çështjen civile që i përket:

KËRKUES: Shoqëria "FOCUS MEDIA NEëS" SHPK, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS K21909002K, me seli në adresën: Ish *** Autotraktoreve Rruga "Ali Demi", përfaqësuar me autorizim nga av. Erjon Kanxheri dhe/ose Av. Ilian Qeleshi.Email: [email protected] / cel. 0692031000; [email protected]/ cel. 0694264998.

Shoqëria "PANORAMA GROUP" SHA, NUIS K22112005E, me seli në adresën: Tiranë, Rruga "Panorama", Nd. 2, Kulla e Biznesit 1016, Njësia Bashkiake Nr.9., përfaqësuar me autorizim nga av. Erjon Kanxheri dhe/ose Av. Ilian Qeleshi.Email: [email protected] / cel. 0692031000.

PERSON I TRETË: Shoqëria "KAYO" SHA, NUIS M42216020F, me seli në adresën: ***, Rruga e Dibres, Garnizoni Skenderbej, përfaqësuar nga Administratori Ardi Veliu.Email: [email protected] / [email protected] Cel. 0697843375.

*** Vendore e Policise Tiranë, Adresa: Rr. Sami Frasheri, ***.Email: [email protected] Cel. 069 411 0202.
***, Shoqëri kolektive, NUIS J61909021T, me seli në adresën: Tiranë, Ali Demi, me përfaqësues Krenar Dobi dhe Fatmir Cibaku, me adrese email-i [email protected].

***, Rr. Abdi Toptani, Nd. 5, Tiranë, email: [email protected]

OBJEKTI: Marrja e masës së përkohshme të sigurimit të padisë, duke vendosur pezullimin e efekteve dhe veprimeve të personave të tretë, në lidhje me uzurpimin e ambienteve të kërkuesit, pengimin e posedimit të ambienteve nga kërkuesi dhe pengimin e përdorimit të ambienteve nga kërkuesi.

BAZA LIGJORE: Nenet 27, 28, 29, 30, 202 e vijues të K.Pr.Civile.

V Ë R E N

Kërkuesit ushtrojnë veprimtarinë në ambientet godinë dhe truall të kontraktuar me kontratë qiraje Nr. 2805 Rep., Nr. 301 Kol., datë 25.07.2002, të lidhur ndërmjet Shoqëria Focus Media Neës me Ministrinë e Financave dhe Eknomisë si edhe kontratë qiraje Nr. 9029 Rep., Nr. 953 Kol., datë 03.05.2013 (me amendime) e lidhur midis shoqërise Panorama Group SHA dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Sipas kërkuesve, të dy këto kontrata dhe amendimet përkatëse janë lidhur për sipërfaqet e ndërtesave ashtu edhe të truallit.

Kërkuesit kanë parashtruar se në njërin prej këtyre sipërfaqeve, shoqëria Focus Media Neës Sh.p.k., ka filluar procedurën e privatizimit dhe është në ecuri e sipër të procedurës gjyqësore përkatëse (pa u identifikuar cila pjesë). Ndërkohë sipas kërkuesve, kontrata tjetër e lidhur me Panorama Group SH.A., është vijuese si kontratë qiraje. Në këto ambiente pala kërkuese ushtron veprimtarinë e saj mediatike të të dyja shoqërive në këto ambiente respektive.

Kërkuesit kanë parashtruar se, më datë 09.08.2025 në orët e para të mëngjesit përfaqësuesi i shoqërisë KAYO SHA, Ardi Veliu Administrator i kësaj shoqërie, i shoqëruar me forca policie, kanë hyrë me dhunë në ambientet e shoqërisë Focus Media Neës Sh.p.k. dhe Panorama Group SH.A., duke nxjerrë me force punonjësit e kërkuesve, kanë vendosur rrethimin dhe bllokimin e çdo veprimtarie brenda të dy shoqërive, kanë shkëputur lidhjen me energji elektrike, dhe lidhjen e gjeneratorit, kanë ndërprerë sinjalin dhe rrjedhimisht kanë ndaluar aktivitetin e këtyre shoqërive. Ky veprimsipas kërkuesve, është pretenduar të jetë kryer pasur parasysh VKM nr. 158 dt. 12.03.2025, e cila ka vendosur, citohet: “ Revokimin e të drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë dhe transferimin e pronësisë tek shoqëria shtetërore “KAYO” **, të pasurive, pjesë e pronës nr. 16, me emërtimin “Ish *** e Pjesëve të Ndërrimit të ****", me vendndodhje në zonën kadastrale 8170, Tiranë, sipas lidhjes nr. 1, kartelave të pasurive dhe planit të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me qëllim përdorimin sipas objektit të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore "KAYO" sh.a". Bashkëlidhur kësaj VKM është edhe plani i rilevimit i cili përcakton se cilat pasuri i kalojnë shoqërisë KAYO SH.A.

Sipas kërkuesve, as KAYO apo ndonjë nga palët e treta nuk kanë dërguar ndonjë njoftim apo akt për të njoftuar kryerjen e veprimeve të tilla. Ndodhur në kushtet e një situate të tillë palët kërkuese kanë parashtruar se do të hapin një proces gjyqësor për mbrojtjen e të drejtave reale që gëzojnë dhe dëmin përkatës.

Kërkuesit kanë parshtruar se:

× Kërkuesit ndodhen para një situate absurde dhe janë të ekspozuar ndaj kërcënimit për veprimeve arbitrare dhe të paligjshme që përbëjnë vepër penale. Lirimi dhe dorëzimi i sendit është një mjet ligjor që është i parashikuar dhe rregulluar nga legjislacioni dhe në këtë rast personi i tretë nuk ka asnjë tagër për ta kërkuar dhe ekzekutuar vetë. Fakti që personi i tretë ka kryer veprime të dhunshme dhe kërcënon me marrjen e ambientit me forcë (situatë vijuese) e bën situatën alarmante dhe shqetësuese dhe sjell domozdoshmërinë e marrjes së masës së sigurimit të padisë.

× Nga veprimet e personave të tretë krjohet mundësia potenciale për të dyshuar që vendimi gjyqësor të bëhet i pamundur. Nëse do të lejohet të vijohet kjo situatë, dëmi ndaj kërkuesit do të ishte tërësisht joproporcional dhe me pritjen e vendimit përkatës gjyqësor të marrë formë të prerë do të ishim përballë efektivisht pamundësisë të ekzekutimit të tij.

× Aktualisht janë të "pushtuara" edhe sendet personale të gazetarëve, sendet e punës të gjitha aktet dhe dokumentat që zotërojnë gazetarët dhe vetë subjekti tregtar, të cilat cënojnë median, si dhe punën e çdo gazetari në vijueshmëri.

× Nga provat e paraqitura në gjykim, rezulton se kërkuesi ka një të drejtë të cilën e kërkon ta realizojë gjyqësisht dhe se kjo e drejtë rrezikon tërësisht ekzekutimin e saj deri në marrjen formë të prerë të vendimit gjyqësor, përsa kohë aktiviteti vijon i mbyllur, pajisjet mund të dëmtohen, pasuritë lehtësisht mund të tjetërsohen dhe të bëhen të papërdorshme. Theksojmë se veprimet e personave të tretë janë tërësisht joproporcional dhe në zhdukje tërësore të së drejtës që kërkuesi kërkon të mbrojë në padi dhe nëpërmjet masës së sigurimit të padisë. Kjo kërkesë paraqitet jo së bashku me padinë, për shkak të natyrës së ngutshme të situatës dhe brenda një afati të caktuar nga gjykata, do të paraqesim edhe padinë përkatëse për te kerkuar te drejten qe duam te rivendosim dhe mbrojmë permes procesit gjyqësor. Në këto kushte, ju drejtohemi duke kërkuar shqyrtimin e kësaj kërkese në mënyrë shumë të ngutshme pasi ndodhemi në kushte urgjence dhe pasojat mund të jenë të mëdha, të rënda dhe të parikuperueshme nga çasti në çast.

× Vleresojmë se duhet te vendoset marrja e masës së përkohshme të sigurimit të padisë, duke vendosur pezullimin e efekteve dhe veprimeve të personave të tretë, në lidhje me uzurpimin e ambienteve të kërkuesit, pengimin e posedimit të ambienteve nga kërkuesi dhe pengimin e përdorimit të ambienteve nga kërkuesi. Këto veprime te personave të tretë duhet të pezullohen dhe gjendja ekzistuese e veprimtarisë së kërkuesit nuk duhet të cenohet deri në zgjidhjen e çështjes në themel. Kjo masë sigurimi apo çdo masë tjetër e përshtatshme që do të vlerësohet nga gjykata është e domosdoshme pasi nga veprimet e personave të tretë, veprimtaria e kërkuesit është ndaluar dhe janë ndërprerë të gjitha aktivitetet mediatike, transmetimi TV, transmetimi radio si edhe publikimi i gazetave të shtypit të përditshëm, ky është një dëm jashtëzakonisht i madh i cili vijon nëse masa nuk merret. Në këtë situatë veprimet e personave të tretë po sjellin dëme të mëdha, të pariparueshme dhe të menjëhershme të cilat duhet të pezullohen në çdo efekt dhe të ruhet situata ekzistuese para cenimit.

× Gjykata duhet të vlerësojë veprimet e njëanshme dhe arbitrare të personave të tretë, fakti që këto veprime janë kryer pa një vendim gjykate, pa ekzekutim të një përmbaruesi, pa minimalisht një njoftim paraprak, pa asnjë procedurë ligjore apo normale të verifikueshme dhe të paktën në referim të një kuadri ligjor. Personat e tretë nuk i referohen asnjë dispozite ligjore mbi të cilat të veprojnë. Gjykata duhet të mbajë parasysh faktin që kërkuesit kanë investuar në këto ambiente një vlerë investimi gati 700,000,000 lekë, vlerë kjo e pranuar nga organi publik përkatës nga raportet e vlerësimit, faktin se kërkuesi ka të punësuar më shumë se 200 punëmarrës dhe dëmet që po shkaktohen dhe vijojnë, janë të jashtëzakonshme dhe të pariparueshme. Theksojmë se kërkuesi ka detyrim të paguajë pagat por nuk ju jep dot mundësinë punonjësve të punojnë. Kërkuesi ka detyrim të paguajë të gjitha detyrimet shtetërore në vijim ndërkohë që nuk ushtron dot veprimtarinë. Kërkuesi ka kontrata reklamash me palë të treta dhe tashmë nuk po i përmbush duke qenë se nuk lejohet të transmetojë. Dëmet nga vijimi i veprimeve të palëve të treta janë shumë të mëdha dhe duhet të ndalohen pasi dëmet janë të rënda, të atëçastshme, janë duke ndodhur, dhe të pakthyeshme. Dëmet janë të pakthyeshme pasi pozita, shikueshmëria dhe reputacioni publik i një grupi mediatik, pra i disa mediave, cenohet dhe kjo është e paktheshme. Besimi i publikut, shikueshmëria dhe roli i medias nuk mund të rikthehet më.

× Formulimi i nenit 10 të Konventës se objekti i saj përfshin të drejtën për të marrë dhe për të dhënë informacion. Përveç përmbajtjes së informacionit, neni 10 zbatohet edhe për format dhe mjetet e ndryshme me të cilat ai transmetohet dhe merret, pasi çdo kufizim i vendosur mbi mjetin domosdoshmërisht ndërhyn në të drejtën për të marrë dhe për të dhënë informacion. (Autronic AG v. Zvicer; De Haes dhe Gijsels v. Belgjike; Neës Verlags GmbH & Co.KG v. Austri). GJEDNJ-ja ka analizuar edhe aspektin pozitiv të lirisë së shprehjes dhe ka theksuar: "Ushtrimi i vërtetë dhe efektiv i lirisë së shprehjes nuk varet thjesht nga detyrimi i shtetit për të mos ndërhyrë, por mund të kërkojë të merren masa pozitive të mbrojtjes nëpërmjet ligjeve dhe praktikave të tij. Duke marrë parasysh rëndësinë e asaj çfarë garanton neni 10 i Konventës, shtetet duhet të jenë garantuesit e fundit të pluralizmit. ë...] Gjykata konsideron se në fushën e transmetimeve audiovizuale, parimet e parashtruara më sipër i vendosin shtetit detyrimin për të garantuar, së pari, që publiku të ketë akses nëpërmjet TV-së dhe radio-s për një informacion të drejtë dhe të paanshëm dhe për një gamë opinionesh dhe komentesh, të cilat reflektojnë përmbajtjet e shumëllojshme politike brenda vendit dhe, së dyti, që gazetarët dhe profesionistët që punojnë në mediat audiovizuale të mos ndalohen për dhënien, shpërndarjen dhe përmbajtjen e këtij informacioni. Gjykata vëren se në një sektor të tillë sensitiv si ai i mediave audiovizuale, përveç detyrimit negativ për të mos ndërhyrë, shteti ka detyrimin pozitiv për të krijuar një kuadër legjislativ dhe administrativ për të garantuar pluralizmin efektiv." (shih çështjen Manole dhe të tjerët kundër Moldavisë, vendim i datës 17 dhjetor 2009, §.99-100; çështjen Europa Qendrore 7.S.R.L dhe Di Stefano kundër Italisë, vendim i datës 7 qershor 2012, § 134). Në rastin objekt gjykimi veprimet e njënashme, arbitrare, pa një vendim gjyqësor, pa procedurë përmbarimore, pa minimalisht njoftim paraprak, me synim mbylljen e aktivitetit mediatik, janë të një natyre censuruese dhe pezullimi i tyre nuk cenon interesin publik. Kjo masë sigurimi mbron interesin publik dhe ky duhet të ishte detyrimi pozitiv i organeve shtetërore dhe jo e kundërta.

× Gjykata duhet të mbajë në konsideratë se një masë provizore e përkohshme do të vlerësohet për tu dhënë nga gjykata, në ato raste kur ajo bindet se pa dhënien e një vendimi të tillë, ekziston një rrezik i drejtëpërdrejtë që procesi i çështjes thelbësore, në konsideratë të fakteve, do të bëhet i pakuptimtë. Në rast se nuk merret kjo masë personat e tretë do të vijojnë pengimin e posedimit, përdorimit dhe punës së kërkuesit duke mbajtur të ndaluar edhe transmetimin e mediave. Si pasojë proceset gjyqësore vijuese nuk do të kishin kuptim pasi media do të mbyllej dhe shqyrtimi i ligjshmërisë së veprimeve administrative nuk do të kishte më kuptim. Kjo kuptohet dhe ipso jure sipas kuptimit ligjit për mediat audiovizive, ku mostransmetimi për një periudhë të caktuar passjell dhe humbjen e licencës përkatëse.

× Konkretisht në Vendimin Nr. 479, datë 27.10.2011, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë është shprehur se: "Ligjvënësi ka parashikuar sigurimin e padisë jo vetëm për të siguruar të drejtën, e cila përbën dhe tërësinë e kërkimeve të paditësit, por në të njëjtën kohë këtë parashikim e ka bërë dhe me qëllimin që të sigurojë efektivitetin dhe dobishmërinë e procesit gjyqësor që është duke u realizuar mes palëve. E drejta e paditësit për të kërkuar sigurimin e padisë është parashikuar shprehimisht në nenin 203 të K.Pr.Civile, në të cilin thuhet: "Sigurimi i Padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë lejohet nga gjykata e apelit, kur padia është duke u shqyrtuar prej saj".
× Në gjykime të këtij lloji, gjykata vetëm heton nëse plotësohen këto kushte: (a) ekzistenca e mundshme e një të drejte për të cilën kërkohet mbrojtje në proçesin e gjykimit të padisë, dhe (b) ekzistenca e frikës, që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet do të bëhet i pamundur ose i vështirë Qëllimi i marrjes së masës për sigurimin e padisë referuar si legjislacionit shqiptar, por dhe legjislacionit ndërkombëtar është sigurimi i së drejtës, e cila përbën dhe tërësinë e kërkimeve që do të parashtrojë paditësi në padinë e tij, si dhe efektiviteti i procesit gjyqësor.

× Masat e sigurimit të padisë janë të lidhura integralisht dhe funksionalisht me padinë dhe se i shërbejnë gjithnjë ruajtjes së efektivitetit të padisë si mjet juridik. Në rastin konkret, kërkuesi kërkon që situata të "qëndrojë në gjendjen që është" derisa të shqyrtohen gjyqësisht pretendimet e palëve ndërgjyqëse në një padi themeli. Gjendja ekzistuese në këtë rast i referohet situatës që kërkuesi ushtron të drejtat e tij, kryen veprimtarinë e tij pa ndërprejen dhe ndërhyrjen dhe censurën e personave të tretë. Në këtë rast theksojmë se personat e tretë verbalisht pretendojnë se janë duke vepruar në kuadër të VKM 158/2025 ndërkohë që në zaptim dhe veprime janë shtrirë edhe përtej kufizimeve të kësaj VKM. Përtej faktit që personat e tretë nuk zbatojnë dot këtë VKM dhe nuk mund të ekzekutojnë pa një vendim gjyqësor dhe pa procedurë përmbarimore, nga njënashmëria dhe arbitrariteti dhe në mënyrë të theksuar nga mungesa e akteve dhe procedurave, personat e tretë kanë uzurpuar edhe ambiente të tjera që skanë asnjë lidhje me VKM.

× Janë të "pushtuara" edhe sendet personale të gazetarëve, sendet e punës të gjitha aktet dhe dokumentat që zotërojnë gazetarët dhe vetë subjekti tregtar, të cilat cënojnë median, si dhe punën e çdo gazetari në vijueshmëri.

Shoqëria “Kayo” *** ka parashtruar se:

× Kërkimet janë abuzive. Kjo shoqëri është pronare e atyre pasurive dhe kërkuesit duke përdorur sistemin gjyqësor, në kundërshtim me vullnetin e pronarit vijojnë të qendrojnë në ambientet pronë e palës tonë. Nga ana e Shoqërisë është ushtruar e drejta e pronarit për të rimarrë sendin, në kushtet kur edhe kërkimi për të pezulluar lirimin e ambienteve kishte rënë përmes vendimit të Gjykatës Asminsitrative të Apelit të Korrikut 2025. Pra, që nga mesi i Korrikut 2025, kërkuesit ishin në dijeni që duhet të lironin ambientet, të kërkuara tashmë në mënyrë të vazhdueshme fillimisht nga Ministria e Financave e Bashkia Tiranë, por të mbajtura në posedim në mënyrë abusive nga kërkuesit, duke përdorur sistemin gjyqësor. Kërkesat e pronarëve për lirimin e ambienteve janë kundërshtuar në gjykata dhe me vendime gjykatash për pezullimin e lirimeve të ambienteve kanë vijuar të mbajnë sendet. Me vendimarrjen e Korrikut 2025 të Gjykatës Administrative të Apelit ata nuk kanë më asnjë arsye ligjore për të vijaur të posedojnë sendet dhe janë të detyruar të marrin masat për t`i liruar ato.

*** e *** ka parashtruar se:

× Palet kerkuese, jane ne procese gjyqesore per keto pasuri, duke pretenduar lloj-lloj kerkimesh, por nuk ka asnje vendim gjykate perfundimtar qe ti kete pranuar keto kerkime, ndaj nuk ka asnje prove, argument shkak ligjor qe ajo te mund te pretendoje pranimin e kesaj kerkese nga gjykata. Palet kerkuese, pretendojne se, krijohet mundesia potenciale per te dyshuar se vendimi gjyqesor do te behet i pamundur, se nese do te vazhdoje kjo situate, demi do te jete joproporcional, duke vijuar me tej se ndodhet ne situate alarmante, absurde dhe i ekspozuar perpara veprimeve arbitrare, nga te cilat krijohet mundesia potenciale per te dyshuar qe vendimi gjyqesor te behet i pamundur. Pretendohet se jane pushtuar sendet personale te gazetareve, sendet e punes, te gjitha aktet dhe dokumentet qe zoteron subjekti qe cenojne median dhe punen e qdo gazetari. Ky pretendim, nuk qendron pasi jemi para faktit qe nga ana e personave te trete, eshte marre ne dorezim sendi i paluajtshem dhe pala kerkuese nuk ka çfare te vendose me sigurim padie. Nuk mund te pretendohet marrja e mases, pasi palet nuk ndodhen me ne nje situate te perkohshme mbi te cilen mund te merret nje mase pezullimi. Ndonese palet kerkojme marrje mase sigurim padie, duke vijuar me tej se do kete dhe kerkese padi, nuk e kuptojme se çfare kerkimi mund te kete kjo kerkese padi, per sa kohe qe pronen qe ato pretendojne se ju eshte uzurpuar, nuk e kane as ne pronesi dhe as ne posedim te ligjshem.

× Referuar praktikes se zhvilluar nga ana e Gjykates se Larte, ne sigurimin e padise gjykatat me te ulta duhet te mbajne parasysh faktin qe masa e sigurimit te mos jete e njejta qe kerkohet ne themelin e gjykimit, pasi ne te kundert procesi gjyqesor i themelit do te konsiderohej i paragjykuar dhe i paracaktuar. Kjo gje do te cenonte rende pozitat e paleve ndergjyqesore perpara nje procesi te rregullt ligjor e barazise se armeve. Siç vihet re nga historiku i zhvilluar deri me tani i proceseve gjyqesore, del qartazi se kerkuesi ka poseduar objektet pasuri shteterore ne menyre te paligjshme. Nga momenti qe i ka perfunduar afati i kontrates se shoqerise Focus Media Nees qe eshte korrik 2022, dhe ne kushtet e zgjidhjes se kontrates se shoqerine Panorama Group sh.a,. palet kerkuese nuk kane asnje te drejte mbi keto prona, pasi ato jane pasuri shteterore dhe ata nuk legjitimohen ne kerkimet e tyre lidhur me keto pasuri.

× Të njëjtin kërkim kërkuesit e kanë parashtruar në gjykatën administrative dhe Gjykata Adminsitrative e Apelit me Vendimin nr. 65 dt. 14.07.2025 nuk e ka pranuar kërkesën për marrjen e masës së sigurimit të padisë, në të cilin është shprehur se: “ "Kontrata e qerase" Nr. 2805 rep, Nr. 301 kol., date 25.07.2002 e lidhur me Ministrine e Financave dhe Ekonomise ka perfunduar ne rrugen normale, me mbarimin e afatit 20 vjegar te parashikuar nga palet. Nderkohe rezulton gjithashtu se me VKM nr.347, date 29.04.2020 prona e dheneme qira eshte transferuar nepronesi te Bashkise ***, e cila nepermjet Uzines Pjese Nderrimi Automjete, shoqeri kolektive dhe Njesi Administruese e prones, ka kerkuar me shkresen nr 121 Prot, date 01.11.2024 lirimin e ambienteve, brenda nje afati 5 ditor...Ne knader te pretendimeve lidhur me mundesine e shkaktimit te nje demi te rende, pala kerkuese ka depozituar prova shkresore... Gjykata Administrative e Apelit vlereson se ne rastin konkret me shkresen nr.121 Prot., date 01.11.2024 nuk eshte kerkuar pezullimi/nderprerja e aktivitetit tregtar te shoqerise, por lirimi i ambienteve ku shoqeria ushtron aktivitetin e saj per shkak te mbarimit te afatit te kontrates se qerase dhe eshte e drejte e shoqerise qe me mbarimin e kontrates se qerase, te vijoje ushtrimin e te njejtit aktivitet dhe me te njejtet punonjes te punesuar prej saj ne nje ambient tjeter. ”

× Gjate gjithe kesaj periudhe, sic del nga procese gjyqesore te cituara me lart, ka patur korrespondence te gjate te institucioneve qendrore, vendore me palet kerkuese, ku me e fundit kerkesat e Bashkise **, *** e Pjeseve te Nderrimit te *** me shkresen e fundit nr. 121 Prot., date 01.11.2024, me te cilen i eshte kerkuar lirimi dhe dorezimi i ambientit te cilin e posedonte tej afateve te kontrates se qirase. Kjo shkrese eshte kundershtuar nga kerkuesi ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare **** e cila me vendimin e dates 8.11.2024 vendosi pranimin e marrjes se mases se sigurimit te padise dhe pezulluar efektet e zbatimit te kesaj shkrese. Ky vendim eshte ndryshuar nga ana e Gjykates Administrative te Apelit me vendimin nr.65 date 14.07.2025 e vendosur perfundimisht refuzimi i kerkeses se sigurimit te padise. Pra, jemi ne kushtet kur pala kerkuese me refuzimin e mases dhe per efektet e kesaj shkrese, e posedon pronen/ pasuri shteterore ne kundershtim me ligjin dhe vendimet gjyqesore.

× Pala kerkuese ne vazhdimesi eshte njoftuar per lirimin dhe dorezimin e ambienteve, per te cilat eshte shprehur edhe gjykata me refuzim/rrezim kerkese per mase sigurim padie. Nuk mund te pretendohet se nuk ka njoftim paraprak per sa kohe qe te gjitha masat e sigurimit te kerkuara nga kerkuesi, jane refuzuar/rrezuar nga gjykatat e me rrezimin e tyre, automatikisht pala kerkuese ka patur detyrimin e zbatimit te tyre dhe lirimit te ambienteve. Keto procese vijojne nga viti 2022 e deri me tani, viti 2025. Nuk mund te pretendohet per veprime arbitrare, fakti qe lirimi dhe dorezimi i ambienteve eshte bere pa permbarues. Personi i trete, shoqeria KAYO sh.a eshte nje shoqeri aksionere me aksioner te vetem Ministrine e Mbrojtjes, e cila gezon status te veqante ne fushen e sigurise kombetare. Duke qene nje institucion i rendesise se vegante ne geshtjet e sigurise kombetare me aksioner te vetem Ministrine e Mbrojtjes, shoqeria shteterore KAYO sh.a. ka vijuar me marrjen ne dorezim te ambienteve me ane te Policise se *** dhe Policise Ushtarake. Sipas nenit 9/ b te Ligjit nr. 82/2024 “Per policine e shtetit”, kjo e fundit ka per detyre: ub) garanton paprekshmerine e prones publike dhe private”, ndersa sipas ligjit “Per policine ushtarake” neni 2 parashikohet qe “Misioni i Policise Ushtarake eshte ruajtja e rendit ushtarak, garantimi i zbatimit te ligjit nga veprimtarite e hinderligjshme ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise, mbrojtja e jetes se personelit, mbeshtetja per mbrojtjen e prones dhe te pasurise shteterore ne administrim dhe perdorim te Ministrise se Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura, angazhimi ne luften hinder terrorizmit dhe pjesemarrja ne operacionet paqeruajtese e humanitare.” Ndersa ne nenin 33 parashikohet se: “Policia Ushtarake, ne permbushje te misionit te saj, ka keto detyra: f) mbeshtet mbrojtjen e prones dhe te pasurise shteterore ne administrim e ne perdorim te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise nga veprimtari te hinder ligjshme',... gj) realizon lirimin e pronave ne administrim ose perdorim te Ministrise se Mbrojtjes, te zena forcerisht. Pra, pretendimi per mungese procedurash ligjore apo veprime arbitrare nga palet e treta, nuk qendron dhe nuk provohet.

× Lidhur me kete pretendim, pala kerkuese eshte kontradiktore pasi ne kerkese pretendon uzurpim te ambienteve dhe pushtim sendeve personale te gazetareve, ndersa me tej vijon me nje investim 700 milion leke te kryer prej saj, por pa referuar se per cilen kontrate ka kryer kete investim. Pretendimi eshte per Kontraten e Qirase Nr. 2805 Rep., dhe Nr. 301 Kol., date 25.07.2002 dhe anekseve te saj, te lidhur me shoqerine Focus Media Nees ne te cilin eshte eshte parashikuar dhenia me qira pasurise per nje afat 20 vjeqar i cili ka perfunduar me date 25.07.2022, apo per kontraten e qirase nr. 9029 rep., 953 kol., dt.3.5.2013 te lidhur midis ish-METE dhe shoqerise “Panorama Group” sh.a., kontrate te cilen vete shoqeria Panorama Group ka shkelur kushtet e saj duke mos shlyer qirate mujore dhe konsideruar te zgjidhur ate, madje duke investuar dhe gjykaten per zgjidhjen e saj. Konkretisht ne nenin 7 pika 3 e kontrates nr. 9029 rep., 953 kol., dt.3.5.2013 parashikohet se “Kontrata pushon automatikisht se vepruari kur qiramarresi per tre muaj nuk kryen pagesen e qirase. Qiramarresi detyrohet te dorezoje objektin brenda 15 diteve pas marrjes se njoftimit per zgjidhjen e kontrates se qirase.” Pra, ndodhemi perpara faktit se kemi dy kontrata te perfunduara/zgjidhura dhe nuk ka çfare mase sigurimi t’i kerkohet gjykates ne lidhje me kete investim. Investimi ka qene kushte thelbesor per lidhjen e kontrates per marrjen me qira te prones publike. Madje, pala kerkuese pa patur detyrimin qe perveç investimit, te bente edhe punesimin e nje numri te konsiderueshem punonjesish jo me pak se 150 gjate te gjithe vazhdimesise se kontrates. Kusht i tille ka qene edhe lirimi i ambienteve ne rast mos shlyerjes se qirave.

× I pabazuar eshte dhe pretendimi i paleve kerkuese per cenim reputacioni. besimin e publik dhe shikueshmerine. Pala kerkuese nuk mund te ngarkoje me pergjegjesi apo pretendoje nga palet e treta, pasi ajo ka dhe ka patur gjithe kohen e mundshme, qe te siguroje ambiente te tjera per vijimin e veprimtarise se tyre, dhe eshte ajo qe ka detyrim qe te kujdeset per te ruajtur reputacionin dhe shikueshmerine dhe jo organet shteterore. Krahas sa kemi parashtruar me siper, ashtu siq argumenton dhe Gjykata Administrative e Apelit ne vendimin nr.65 te date 14.7.2024, lidhur me shkaqet e mases, pala kerkuese Focus Media Neës **. duhet te kishte siguruar ambiente tjeter per te ushtruar aktivitetin e saj, ne kushtet kur kontrata me Focus Media Neës ****. kishte perfunduar ne Korrik 2022, ndersa rasti pales kerkuese Panorama Group eshte zgjidhur me veprime konkludente. Gjykata, nuk mund te riktheje palet kerkuese qe te posedojne ambientet prone shteterore ne menyre te paligjshme, pasi perveq faktit qe keto nuk kane asnje te drejte mbi keto pasuri, pranimi i kesaj do cenonte interesin publik qe eshte interes madhore dhe do cenonte veprimtarine e shoqerise shteterore KAYO sh.a. e cila ka nje objekt aktiviteti dhe funksion te rendesishem ne fushen e ushtrise dhe mbrojtjes kombetare, ndaj kerkon nje angazhim nga te gjithe strukturat per permbushjen e qellimit te saj, te dhena nga vete ligji. Nisur nga natyra specifike e funksionit te shoqerise shteterore “KAYO” sh.a., çdo pengese apo mase qe bllokon asetet dhe pronat e paluajtshme shteterore te cilat, kane kaluar ne pronesi te saj pikerisht per te permbushur dhe qellimin per te cilin kjo shoqeri eshte krijuar, mund te perbeje rrezik dhe pengese per politikat kombetare e sigurise se mbrojtjes dhe rritjes se kapaciteteve ushtarake. Ne keto kushte, Gjykata duhet te vleresoje me objektivitet dhe te mos pengoje shoqerine KAYO sh.a. ne permbushjen e qellimit te saj, parashikuar ne ligj.

× Se fundmi, bejme dije gjykaten se pala kerkuese, ka depozituar dhe prane Gjykates Administrative te Shkalles se Pare *** 2 kerkesa per marrje mase sigurimi per lirimin e ketyre objekteve. E themi kete, pasi ne vleresimin tone, kjo sjellje e ketyre paleve nuk eshte asgje tjeter perverse ne veprim abuziv i tyre, ndaj kerkojme qe gjykata ta vleresoje kete fakt duke e pare ne raport dhe me kete kerkese.

Vlerësimi i gjykatës

Pala kërkuese kërkon marrjen e masës së përkohshme të sigurimit të padisë, duke vendosur pezullimin e efekteve dhe veprimeve të personave të tretë, në lidhje me moslejimin e aksesit të ambienteve të përdorura nga ana e kërkuesve, duke kërkuar që të lejohen ta posedojnë dhe të përdorin ambientet. Gjithashtu kërkuesit kanë kërkuar që gjykata mund të vendosi do masë apo urdhërim tjetër gjyqësor, që ajo e konsideron të nevojshëm me qëllim pezullimin e efekteve dhe veprimeve të personave të tretë dhe gjithashtu mbajtjen pezull të gjendjes njësoj siç ishte para ndërhyrjes.

Referuar nenit 202 të K.Pr.Civile, që përbën edhe bazën ligjore të kërkesës, parashikohet se: “Me kërkesën e paditësit, gjykata lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Sigurimi i padisë lejohet kur: - padia mbështetet në prova me shkresë; - paditësi jep garanci, në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata, për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë. ...”.

Nga analiza sistematike e dispozitave të K.Pr.C rezulton se kriteret për të përcaktuar nëse duhet të lejohet ose jo vendosja e masës së sigurimit të objektit të padisë janë si më poshtë: ekzistenca e mundshme e një të drejte për të cilën kërkohet mbrojtja, gjatë procesit të gjykimit të padisë së ngritur apo që do të ngrihet në të ardhmen; ekzistenca e frikës që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Këto kushte janë të evidentuara edhe nga praktika e konsoliduar gjyqësore.[1]

Padia mund të sigurohet në rastin kur paditësi që pretendon se është kreditor i një të drejte, ka arsye të bazuara të mbështetura në prova per të dyshuar se do të jetë në vështirësi apo pamundësi për të rivendosur të drejtat në eventualitetin e pranimit të padisë sipas një vendimi të ardhshëm gjyqësor. Për këtë arsye, vleresimi i kërkesës për sigurimin e objektit të padise duhet të mbështetet në prova shkresore nëpërmjet të cilave: i) provohen fakte lidhur me marrëdhënien juridike objekt konflikti dhe të drejtën që kërkohet ose që do të kërkohet të mbrohet në gjykimin e themelit. Gjithsesi në këtë moment gjykata nuk vlerëson faktet në drejtim të themelit të pretendimeve në mënyrë që të mos paragjykojë zgjidhjen e konfliktit; ii) bëjnë të mundur vlerësimin e ekzistences së rrezikut lidhur me pamundësinë ose vështirësinë e ekzekutimit të ardhshëm të të drejtë të njohur nëpërmjet vendimit gjyqësor. Theksohet se, Vendimi Unifikues Civil Nr. 10, datë 24.03.2004 ka përcaktuar qartë duke unifikuar praktikën gjyqësore se, masa e sigurimit nuk mund të merret për t`u rivendosur gjendja e mëparshme e marrëdhënies kontraktore midis palëve, ashtu si ka ekzistuar para lindjes së mosmarrëveshjes.

Në rastet e paraqitjes së kërkesës për sigurimin e padisë përpara ngritjes së padisë, është themelore që pala kërkuese të përmendë qartë padinë që do të ngrejë dhe shkakun ligjor të saj. Arsyeja e një domosdoshmërie të tillë lidhet me faktin se, masa e sigurimit lidhet në mënyrë integrale dhe të pandashme me kërkimin në padi, dhe ka si qëllim që të bëjë të zbatueshëm vendimin gjyqësor për të drejtat e palës paditëse, nëse padia pranohet. Në këtë drejtim është e rëndësishme që masa e sigurimit e kërkuar të ketë lidhje me kërkimin në padi, në mënyrë që, efektivisht të garantojë ekzekutimin e të drejtës së kërkuar apo që do të kërkohet me anë të padisë.

Nisur nga fakti që në kërkesën e parashtruar nuk është identifikuar padia që do të ngrihet[2] dhe gjykata, nga shpjegimet në kërkesë nuk e kishte të qartë natyrën e padisë që do të ngrihej; nisur nga fakti që kishte paqartësi në lidhje me situatën juridike të marrëdhënies së palëve (nëse ka pasur gjykime të mëparshme lidhur me mosmarrëveshjen); paqartësi në lidhje me faktin nëse objektet në të cilat ishte penguar posedimi i kërkuesve kishin kontratë qiraje (pasi është pretenduar se pengimi është kryer edhe në objektet me kontratë qiraje të cilës nuk i ka përfunduar afati); etj, gjykata ka vlerësuar se duhen dëgjuar palët ndërgjyqëse dhe për këtë arsye i ka njoftuar për t`i dëgjuar në seancë gjyqësore.

Paraprakisht gjykata vlerëson të marrë në kosideratë natyrën e padive që do të paraqiten nga palët kërkuese, si dhe kompetencën e gjykatës për t`i marrë në shqyrtim paditë dhe kërkesat për sigurimin e tyre. Nga ana e gjykatës u pyet pala kërkuese se cila ishte padia që do të ngrihej, në kushtet kur nuk janë identifikuar në kërkesë (detyrim i palës kërkuese në paraqitjen e kërkimeve të tilla). Pavarësisht se nuk është përmendur në mënyrë konkrete se cila padi do ngrihet, në brendësi të pjesës arsyetuese është parashtruar që një ndër paditë që do të ngrihet është shpërblimi i dëmit dhe paditë për mbrojtjen e të drejtave reale të kërkuesve. I njëjti shpjegim është paraqitur nga përfaqësuesit e kërkuesve edhe në seancë gjyqësore, duke parashtruar se do të ngrenë padinë posedimore mbi bazë të së drejtës që ata pretendojnë se kanë për shkak të fillimit të procedurave për privatizimin e objektit dhe ata konsiderojnë se kanë një të drejtë të ligjshme për të mbrojtur. Po kështu, ai parashtroi se si kërkuesit ashtu edhe gazetarët do të ngrenë paditë e shpërblimit të dëmeve, si në lidhje me ekzekutimin e kontratave ashtu edhe jashtëkontraktore.

Në lidhje me padinë posedimore (që mund të ngrihet për mbrojtjen e të drejtave reale të pretenduara), gjykata vëren se palët nuk mund të krijojnë as të pretendojnë krijimin e një marrëdhënie civile, për shkak të veprimit të administratës shtetërore, apo për shkak të ekzistencës së një veprimi administrativ. Ligjshmërinë e këtyre veprimeve e verifikon vetëm gjykata administrative, e cila merr në shqyrtim edhe çështjen e posedimit të krijuar për shkak të akteve apo kontratave të natyrës administrative. Kështu, edhe çështja e posedimit, si një e drejtë e krijuar për shkak të një kontrate administrative e gjen mbrojtjen e vet në gjykimin në gjykatën administrative, ku kjo e fundit është kompetente për marrjen në shqyrtim të pretendimeve në lidhje me lidhjen, ekzekutimin apo përfundimin e kontratave të tilla dhe të drejtave e detyrimeve që lidhen me to.

Megjithatë, nisur nga fakti se bëhet fjalë për një masë urgjente, me qëllim garantimin e aksesit të palëve në sistemin gjyqësor, edhe në kushtet e mospassjes së qartësisë në lidhje me ekzistencën e kompetencës për marrjen në shqyrtim të kërkesave, thirri palët për t`i dëgjuar në seancë, me qëllim shqyrtimin e pretendimeve të tyre. Në seancë gjyqësore, përfaqësuesja e Avokaturës së *** paraqiti provat se kërkuesit kanë paraqitur të njëjtin kërkim edhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, e cila po ashtu ka thirrur palët për t`i dëgjuar.

Pasur parasysh sa më lart, gjykata i tërheq vëmendjen palëve kërkuese që nuk mund të ngrenë të njëjtat kërkime në gjykata të ndryshme, duke shkaktuar konfuzion në sistemin gjyqësor përmes përdorimit të mjeteve ligjore. Megjithatë, edhe në kushtet kur kërkuesi ka abuzuar me të drejtën për të paraqitur kërkesë, gjykata konstaton se palët kërkuese po mundohen të shfrytëzojnë çdo mjet për mbrojtjen e interesave të tyre dhe pasur parasysh faktin që diskutohet kufizimi i lirisë së shprehjes përmes veprimeve të personave të tretë dhe rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte, kjo gjykatë nuk vlerëson të marrë masën ndëshkuese që parashikon ligji në këtë drejtim.

Kërkuesit kanë parashtruar se, marrja e masës së sigurimit të padisë për rivendosjen në posedim të ambienteve është në funksion të padisë për mbrojtjen e posedimit që ata do e kërkojnë me padi themeli, ndërkohë që po sipas kërkuesve, në themel të kësaj padie do të jenë mbrojtja e të drejtave të tyre si posedues të ligjshëm për shkak të procedurës së privatizimit të filluar prej tyre. Kjo do të thotë që, në shqyrtimin e padisë posedimore do të duhet të merren në shqyrtim tituj, akte apo procecdura që kanë të bëjnë me të drejtën publike, kompetente për të cilat është vetëm gjyjkata administrative. Rrjedhimisht, në kushtet kur kërkuesit të njëjtin kërkim e kanë ngritur edhe në gjykatën administrative, dhe në kushtet kur është kjo e fundit kompetente për të gjykuar një kërkim të tillë ( i marrë në fakt në shqyrtim edhe më parë nga gjykata administrative[3]), e rrjedhimisht për këtë kërkim gjykimi nuk duhet të vijojë në drejtim të marrjes së një vendimi, duke u pushuar gjykimi si një kërkim që nuk mund të vijojë të gjykohet në kushtet e litispendencës, për shkak të parashtrimit të tij edhe në gjykatën kompetente, atë administrative.

Në këtë drejtim, gjykata vlerëson se duhet të marrë në shqyrtim (sa kohë që vetë kërkuesit në padi e kanë lënë në diskrecion të gjykatës marrjen e çdo mase që garanton ruajtjen e të drejtës së tyre), masat garantuese në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së gazetarëve, si dhe garantimit me sa është e mundur të detyrimeve pozitive të shtetit për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Kështu përvec kërkimit në lidhje me rivendosjen në posedim të ambienteve, në seancë kërkuesit kanë parashtruar edhe kërkimin që të lejohen të hyjnë dhe të përdorin godinën e marrë me qira nga Shoqëria “Panorama Group” **, për të cilën vijon marrëdhënia e qirasëme qiradhënësin dhe nuk ka pretendime nga qiradhënësit. Po kështu është kërkuar edhe lejimi i gazetarëve të marrin sendet e tyre personale dhe vetë shoqërive të tërheqin sendet e luajtshme që janë transferuar në ruajtje në Thesarin e ****. [4]

Në kërkesë parashtrohet se, personat e tretë kanë ndërhyrë në mënyrë arbitrare në ambientet në posedim të palëve kërkuese, duke bërë të pamundur posedimin dhe aksesin e ambienteve, mjeteve të punës dhe sendeve personale të stafit në tërësinë e objekteve të kontraktuara me qira nga kërkuesit. Kështu parashtrohet se ky pengim është kryer si për sipërfaqet për të cilat ka përfunduar marrëveshja e qirasë ashtu edhe për sipërfaqet e tjera, për të cilat kontrata e qirasë nuk ka përfunduar ende. Në lidhje me posedimin e ambienteve që Shoqëria “Panorama Group: *** posedon me kontratë qiraje, përfaqësuesi i Shoqërisë “Kayo” *** ka pretenduar se në atë godinë nuk është ndërhyrë dhe askush nuk i ka penguar punonjësit të aksesojnë ambientet e punës dhe për këtë i është kërkuar drejtuesve të Shoqërisë Panorama që të njoftojë listën e punonjësve që mund të hynin në atë godinë, sa kohë që për të hyrë në godinën që posedohet nga Shoqëria “Panorama Group” **, duhet të kalohet nëpër sipërfaqen e truallit në pronësi të Shoqërisë “Kayo” ****.

Sa i takon kërkimit në lidhje me mospengimin e posedimit të ambienteve të marra me qira nga Shoqëria “Panorama Group”**, Shoqëria “Kayo” *** e pranoi që nuk i shtrin të drejtat e pretenduara në këtë godinë dhe palët kërkuese janë të lira të aksesojnë këtë ambient, ndërkohë që përfaqësuesit e kërkuesve parashtruan se policia ushtarake e cila ruan perimetrin e jashtëm nuk i lejon të hyjnë në oborrin e brendshëm me qëllim që të vijojë posedimi i ligjshëm i godinës së marrë me qira nga Shoqëria “Panorama Group” ***. Gjykata vëren se në thelb palët nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje, por thjesht masat kufizuese të ndërmarra nga Shoqëria “Kayo” *** kanë ndikuar edhe në aksesimin e ambienteve të Shoqërisë “Panorama Group” ***. Në këtë drejtim, kërkimin në lidhje me posedimin e një pasurie me titull një kontratë administrative, moslejimin e të tretëve në këtë gjykim të pengojnë punëmarrësit e kërkuesit “Panorama Group “** të hyjnë në godinë, është një kërkim që përfshihet brenda shqyrtimit adminsitrativ të ekzekutimit të kontratës së qirasë që ky subjekt ka lidhur me shtetin. Shoqëria “Panorama Group” *** ka disa gjykime në lidhje me këtë pronë ku vetë ajo ka kërkuar pavlefshmërinë e kontratës së qirasë, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka kërkuar kthimin e sendit për shkak të mospagimit të cmimit të qirasë që nga viti 2015. Rrjedhmisht edhe kërkimet urgjente që mund të kenë në lidhje me problemet në zbatimin e kësaj kontrate apo veprimet e organeve që pengojnë zbatimin e saj, do të shqyrtohen në gjykatën administrative. Ligji ka garantuar mjetet ligjore për mbrtojtjen e interesave të palëve, dhe këto të fundit duhet të marrin masat për të mbrojtur interest e tyre në mënyrën e duhur e në përputhje me ligjin.

Sa i takon kërkesës për dorëzimin e sendeve personale e paisjeve të gazetarëve, gjykata sjell në vëmendje nenin 22 të Kushteutës, i cili parashikon se: "1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet", e drejtë e njohur edhe nga neni 10 I KEDNJ. Sipas GJEDNJ dhe praktikës së konsoliduar të saj, liria e shprehjes përfshin edhe lirinë për të ndarë informacione dhe shteti ka detyrimin pozitiv për të marrë të gjitha masat ligjore për të garantuar lirinë e ndarjes së informacioneve. Kuptohet që kjo e drejtë është e derogueshme dhe mund t`unënshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve apo sanksioneve, por ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se këto kufizime apo cenime duhet të jenë qartësisht të parashikuara në ligj, e po kështu kufizimi apo ndërhyrja në lirinë për të ndarë informacione duhet të jetë në proporcion me gjendjen që e ka krijuar (të jetë e nevojshme në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor). Për gjykatën është e rëndësishme marrja e masave të përshtatshme për të mos lejuar cenimin e integritetit të gazetarëve, mbrojtjen e tyre, të burimeve të tyre nga shfaqja, bërja publike, rrjedhja e informacionit apo dhe e informatorëve, përdorimi i paautorizuar i materialeve që ata disponojnë, por që aksesimin e tyre e kanë të pamundur për shkak të veprimeve të personave të tretë.

Është shumë e rëndësishme të ndahet interesi privat i shoqërive palë kërkuese për posedimin e ambienteve në kundërshtim me vullnetin e pronarit dhe mosmarrja e masave nga ana e tyre për të liruar ambientet dhe është tjetër çështje cenimi i gazetarëve dhe kufizimi i punës së tyre, për shkak të mosmarrëveshjes që kërkuesit kanë me shtetin për lirimin e ambienteve që posedojnë. Palet kerkuese, jane pale ne te gjithe proceset gjyqesore dhe kane dijeni per te gjithe vendimmarrjet, çka do te thote qe ato vete duhet te kishin ndermarre te gjithe hapat per lirimin e prones shteterore dhe te merrnin masa per transferimin e ambienteve te medias dhe gazetarise, por fakti që ata nuk kanë marrë masat për të kryejnë një veprim të tillë, nuk do të thotë që gazetarët të kufizohen në aksesin në dokumentet dhe sendet e tyre personale.
Në këtë drejtim, gjykata e konsideron ndërhyrjen dhe kufizimin e gazetarëve dhe të drejtave të tyre jo në proporcion me gjendjen që passolli këtë kufizim dhe me nevojën për të ndërhyrë. Mosmarrëveshjet në lidhje me zbatimin e kontratave të subjektit që ushtron veprimtarinë në fushën e medias duhet të zgjidhen në mënyrën që cenojnë sa më pak të jetë e mundur lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve për të dhënë informacione. Shteti ka të drejtë të mbrojë interesat e tij, por edhe mbrojtja e lirisë së shprehjes është gjithashtu një detyrim ndërkombëtar, i shtrirë si në drejtimin vertikal ashtu edhe horizontal. Në mbështetje të nenit 122 të Kushtetutës së Shqipërisë, çdo marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare përbën një pjesë të sistemit të brendshëm ligjor (pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare), në parim është e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ka prioritet kundrejt ligjeve të vendit, që nuk përputhen me të. Sipas nenit 17§2 të Kushtetutës, çdo kufizim i të drejtave dhe i lirive kushtetuese: “në asnjë rast nuk duhet të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes ndërmjet kërkuesve dhe organeve shtetërore për cështjen e ekzekutimit të kontratave ndërmjet tyre apo dëmeve të ardhura si pasojë e ekzekutimit apo përfundimit të tyre, është çështje themeli. Për këtë arsye, gjykata duhet të marrë çdo masë që të mos ndërhyjë dhe të paragjykojë çështjen e themelit, por nga ana tjetër të marrë çdo masë për të garantuar sa të jetë e mundur moslejimin e kufizimeve për lirinë e shprehjes.

Nga provat e paraqitura rezulton qartë interesi i shoqërive kërkuese për të vijuar posedimin e objektit për të cilin ka përfunduar kontrata e qirasë edhe kundër vullnetit të pronarit, ndërkohë që ky i fundit ka marrë masat që ka vlerësuar për të vënë në posedim sendin. Nëse veprimet e personave të tretë janë apo jo të ligjshme, kjo nuk është një cështje që merret në shqyrtim në këtë gjykim. Ajo që ka rëndësi është që gazetarët do të duhej të lejoheshin të merrnin sendet e tyre personale dhe të punës, e po kështu të lihej një afat i përshtatshëm për tërheqjen e paisjeve nga ana e shoqërive palë kërkuese.

Në këtë drejtim gjykata vlerëson se duhet të marrë një masë të përshtatshme që gazetarët, punonjësit e medias të palëve kërkuese të mund të aksesojnë dhe të tërheqin sendet e tyre personale, informacionet dhe dokumentet që u përkasin atyre në kompjuterat personal apo të punës. Marrja e një mase të tillë diktohet përvecse nga sa u tha më sipër edhe nga fakti se, në mungesë të marrjes së saj, ekziston mundësia që në të ardhmen kjo e drejtë mund të cenohet në mënyrë të pandreqshme. Urgjenca në rivendosjen në posedim të dokumenteve dhe sendeve të gazetarëve (e në këtë drejtim edhe informacioneve konfidenciale të mundshme) është thelbësore dhe garanton mbrojtjen e të drejtës së gazetarëve për ruajtjen e informacioneve dhe burimeve të tyre dhe gjykata e merr në kuadër të mbrojtjes së një të drejte kushtetuese, duke vendosur në balancë nga njëra anë mbrojtjen e interesit të shtetit për të rivenedosur në posedim pronën e saj, e nga ana tjetër detyrimin e shtetit për marrjen e masave për garantimin e kufizimit proporcional dhe sa më të vogël të jetë e mundur ndaj aktorëve të medias në ushtrimin e lirisë së tyre për të shpërndarë informacione dhe për të aksesuar burimet e tyre të informacionet, e po ashtu edhe për t`i ruajtur ato.

Me qëllim që të garantohet rregullshmëria dhe transparenca e kryerjes së një veprimi të tillë, duhet të caktohet një përmbarues gjyqësor shtetëror (ose grup përmbaruesish), i cili në mënyrë urgjente duhet të marrë masat për inventarizimin fillimisht të sendeve që u përkasin gazetarëve dhe të marrë masat që ata të marrin në dorëzim dokumentet dhe paisjet e tyre personale (dhe dokumentacionin që ka lidhje me punën e tyre, qoftë edhe nëpër kompjuterët e punës) dhe më pas të kryejë inventarizimin e paisjeve dhe sendeve që ndodhen në ambientet ku kërkuesit kanë ushtruar aktivitetin e tyre (në të cilat nuk lejohet të hyjnë), me qëllim që të ruhet gjendja e tyre, e po kështu në të ardhmen të mos ketë pretendime për ekzistencën ose jo të paisjeve të ndryshme, në paditë që do të mund të ngrihen për dëmin që mund të pretendohet. i njëjti veprim duhet të kryhet edhe me paisjet që janë tranferuar në Rezervat e **. Më tej, kërkuesit do të duhet të jenë të lirë që të vendosin nëse do të lënë në ruajtje sendet dhe paisjet apo t`i tërheqin ato. Sa i takon punonjësve të Shoqërisë “Panorama Group” ***, në gjykim u pranua nga personat e tretë se nuk kanë ndërhyrë në ambientet e godinës së marrë me qira nga kjo shoqëri dhe nuk është prekur asgje. Rrjedhimisht, përmbarimi shtetëror duhet të marrë masat që të inventarizojë vetëm sendet që kanë të bëjnë me Shoqërinë “Fokus Media Neës” **** dhe punonjësit e medias të kësaj shoqërie t`i lejojë të tërheqin materialet e tyre personale dhe dokumentet që kanë lidhje me punën e tyre gazetareske.

Në lidhje me kërkimet e tjera, në kushtet kur palët kërkuese i janë drejtuar edhe gjykatës kompetente do të shprehet ajo gjykatë dhe kësisoj për kërkimin lidhur me rivendosjen në posedim të ambienteve, gjykata duhet të pushojë gjykimin, pa hyrë në shqyrtimin e tyre, si kërkim të cilat nuk duhet të vijojnë në gjykohen në kushtet e litispendencës.
Për këto arsye

Gjykata, bazuar në nenet 202, 206 të K. Pr. Civile,

VENDOSI:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Zyra e Përmbarimit Shtetëror është e detyruar që brenda 24 orësh nga marrja e vendimit të marrë masat që të kryejë identifikimin dhe inventarizimin e sendeve personale të gazetarëve të Shoqërisë “Fokus Media Neës” *** dhe t`i lejojë ata brenda këtij afati të marrin në dorëzim sendet, dokumentacionin, akte dhe dokumente elektronike qe ndodhen në kompjuterët e punës apo në ambientet e punës apo që ndodhen në ruajtje në Rezervat e ***.
3. Zyra e Përmbarimit Shtetëror është e detyruar që brenda 48 orësh të kryejë identifikimin dhe inventarizimin e sendeve të luajtshme dhe paisjeve të kërkuesit Shoqërisë “Fokus Media Neës” *** dhe sipas rastit t`i vendosë në ruajtje apo të lejojë kërkuesit t`i tërheqin.
4. Pushimin e gjykimit për kërkesat e tjera.
5. Kërkuesit, ose punonjësit e tyre, brenda 15 ditëve janë të detyruar të ngrenë padinë e themelit në lidhje me shpërblimin e dëmit.
6. Kundër këtij vendimi mund të paraqitet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më 12.08.2025

[1] Vendimi nr. 479, datë 27.10.2011 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, etj.
[2] Në brendië e kërkesës, pjesën hyrëse apo konkluzionet e saj nuk është identifikuar e drejta që do të kërkohet në gjykatë dhe as padia që do të ngrihet. Pala kërkuese, në kërkesën e saj, vetëm shprehur lidhur me këtë cështje në fq. 5, pg 1, citohet:” ..pala kërkuese do të hapë një proces gjyqësor për mbrojtjen e të drejtave reale që gëzojnë palët kërkuese dhe dëmin përkatës”, si dhe në fq. 8 pg. 4, ku citohet: “ ..brenda një afati përkatës të caktuar nga gjykata do të paraqesim edhe padinë përkatëse për të kërkuar të drejtën që duam të rivendosim dhe mbrojme përmes procesit gjyqësor”.

[3] Vendimi I fundit ishte ai i marrë nga Gjykata Administrative e Apelit datë 14.07.2025, i cili nuk ka pranuar kërkesën e kërkuesve për pezullimin e efekteve të shkresave për lirimin e ambienteve prej tyre. Në këtë vendim kjo gjykatë është shprehur ndër të tjera se, citohet fq. 33, pg. 2: “ me shkresën … nuk është kërkaur pezullimi/ndërprerja e aktivitetit tregtar të shoqërisë, por lirimi i ambienteve ku shoqëria ushtron aktivitetin e saj për shkak të mbarimit të afatit të kontratës së qirasë dhe është e drejtë e shoqërisë që me mbarimin e kontratës së qirasë të vijojë ushtrimin e aktivitetit me të njëjtët punonjës të punësuar prej saj në një ambient tjetër.”
[4] Në seancë u pranua nga Shoqëria “Kayo” *** që në Rezervat e **, janë transferuar dhe lënë në ruajtje paisje që ndodheshin në godinën e poseduar nga Shoqëria “Focus Media Neës” **** dhe mund të tërhiqeshin në çdo moment nga pronari i tyre.

gjykata e tiranes news 24

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Gusht 2025, 16:16 Esmeralda Topi

Ngecin hetimet për fondet IPARD

Foto TIRANË- Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje